PËRPLASJA/ Braçe kritika të ashpra Ahmetajt për FSHF: Shkoni për taksa në kafene e qebaptore, po këta të mëdhenjtë kur do paguajnë? Ja reagimi i Finos

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Deputeti Erjon Braçe, njëkohësisht kryetar i Komisionit të Ekonomisë është përplasur me ministrin e Financave Arben Ahmetaj.

I thirrur në interpelancë lidhur me ligjshmërinë fiskale të FSHF-së, Ahmetaj është përballur me faktet e paraqitura nga deputeti socialist, i cili nuk është kënaqur nga përgjigjiet e Ahmetajt.

“Unë nuk pyeta sesa paguajnë klubet e futbollit, ekipet e futbollit apo lojtarët që luajnë me top në këtë vend. Unë pyeta, prej muajit shkurt në mënyrën më të qartë të mundshme, sa është tatimi mbi të ardhurat personale që paguhet nga FSHF?

Dhe së dyti, sa është 10% që i takon buxhetit të shtetit nga e drejta televizive që ka tregtuar FSHF 10 vitet e fundit. Këto ishin dy pyetjet e mia për të cilat nuk mora përgjigje.

Ose më saktë për të parën mora një përgjigje që është pjesore dhe që sjell në vëmendje apo më jep të drejtë për arsyen pse e kam thirrur këtë interpelancë.

Në asnjë rast nuk do ta mbyll gojën para individëve dhe instiutcioneve që kanë fituar imunitet fiskal qofshin nderi apo llumi i kombit. Përpara ligjit fiskal janë të barabartë dhe kanë detyrime të paguajnë tatime e taksa.

Pse u dashka ti jepet imunitet fiskal?! Po bëni detyrën dhe shkoni e trokisni në çdo dyqan, kafene e qebaptore, e mirë bëni por këta të mëdhenjtë kur do të paguajnë.

Këta që administrojnë miliona lekë e që dalin e mburren nga mëngjesi në darkë. Duhet të jemi të parët” u shpreh Braçe.

Ndërkohë, pas fjalës së tij ka reaguar edhe deputeti Bashkim Fino.

Ai duartrokiti dhe nga salla, duke i thënë Ahmetajt: Bëj detyrën!

Nga ana tjetër opozita ka bojkotuar sërish seancën plenare. (TemA)

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

2 komente në “PËRPLASJA/ Braçe kritika të ashpra Ahmetajt për FSHF: Shkoni për taksa në kafene e qebaptore, po këta të mëdhenjtë kur do paguajnë? Ja reagimi i Finos”

  1. mirel says:

    Bej detyren apo largohu i korruptuar?

  2. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


    Opozita është zënë keq
    me të pëgërat e BabAleancës
    timonierët bëjnë opozitë
    brenda maxhorancës 😜

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *