Riktheu në Kuvend "Teatrin", Balla i përgjigjet "flakë për flakë" Metës: Do ta shqyrtojmë me qetësi dhe dashuri

11 Tetor 2018, 13:53Politika TEMA

Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla tha se ligjin për teatrin, të cilin Presidenti Meta e ka rikthyer për rishqyrtim për të dytën herë, Kuvendi do ta shqyrtojë me qetesi dhe dashuri.

Në përfundim të seancës plenare, Balla tha se pas shqyrtimit do të kalojë në seancë plenare.

Presidenti e ka njoftuar pa na i sjellë ne, që do ta thotë ne do ta lexojmë menjëherë dhe sic përcakton procedura e sanksionuar qartë në kushtetutë dhe më pas për rolin që luan Kuvendi për shqyrtimin e dekretit. 

Do të shqyrtohet dhe do të kalojë në seancë plenare. 

Nuk ka ndodhur ndonjë gjë e madhe. 

Ne jemi seriozë në marrëdhënnie me institucionin e Presidentit të Republikës dhe do ta shqyrtojmë me po aq seriozitet qetësi dhe dashuri propozimin që vjen nga Presidenti”, deklaroi Balla

1 komente në “Riktheu në Kuvend “Teatrin”, Balla i përgjigjet “flakë për flakë” Metës: Do ta shqyrtojmë me qetësi dhe dashuri”

  1. dashamires says:

    U be dhe ky president me keq se Bujar Nishani qe me ne fund ka humbe dhe adresen, ky humbi dhe gruan.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje