Zyrtari i BKA gjermane vlerësime për strategjinë kundër krimit të organizuar: Ju tregoj rrugën e duhur për të arrirë drejt suksesit

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Këto ditë vizitoi Shqipërinë një delegacion i lartë i BKA gjermane, (Zyra federale kundër krimit) i cili kryesohej nga zv.presidenti i saj P.Hezler.

Ata u pritën në takim nga Ministri i Brendshëm Xhafaj e zyrtarë të Policisë, dhe në axhendën 3-ditore ishte parashikuar një vizitë në ambjentet e Taks Forcës Qendrore në Tiranë që merret ekskluzivisht me luftën kundër grupeve kriminale.

Ajo që bie në sy nga kjo vizitë është niveli i lartë i delegacionit dhe projektet e përbashkëta të bashkëpunimit me policinë shqiptare, përfshirë këtu dhe projektet e ndihmës së vazhdueshme.

Në një prononcim për mediat, Zv.Presidenti i BKA gjermane Peter Henzler i cilësoi si të “shkëlqyera” bisedat e zhvilluara, ndërsa vlerësoi me superlativa strategjinë e Ministrisë së Brendshme për luftën kundër krimit të organizuar që mishërohet në planin e veprimit Operacioni “Forca e Ligjit”.

“Për këtë qëllim Shqipëria, Ministri konkretisht, ka hartuar një strategji, e cila është mbresëlënëse. Elementet shumë profesionale të kësaj strategjie japin gjithashtu edhe një shans dhe mundësi të mirë për ta luftuar krimin në mënyrë efikase,” tha z.Henzler.

A e komentoi këtë plan veprimi si një strategji moderne dhe gjithëpërfshirësëe, ku marrin pjesë disa agjenci ligjzbatuese shqiptare. Më tej ai nënvizoi se edhe në Gjermani është ngritur një task force e cila do të punojë shumë ngushtë me task forcën shqiptare.

Duke vlerësuar punën e bërë deri më sot, Henzler u shpreh se: “Gjatë bisedimeve që pata në Shqipëri unë krijova sigurinë që Shqipëria, që Ministri dhe të gjitha autoritetet e përfshira, janë në rrugën e duhur dhe do të arrijnë drejt suksesit.”

Në takimin që pati me Ministrin Xhafaj ai është shprehur se një plan veprimi të tillë për luftën kundër krimit të organizuar e kanë pak vende, në rajon apo më gjerë.
Gjatë kësaj vizite, numri dy i BKA gjermane e cilësoi bashkëpunimin mes 2 policive, gjatë operacionit “Anti-skifter”, si një model që duhet të ndiqet dhe shtrihet më tej.

Gjatë kësaj vizite, delegacioni gjerman nënshkruan me Policinë shqiptare një projekt konkret, projektin “Orka”, për luftën kundër krimit në përgjithësi dhe kundër krimit të organizuar në veçanti.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

2 komente në “Zyrtari i BKA gjermane vlerësime për strategjinë kundër krimit të organizuar: Ju tregoj rrugën e duhur për të arrirë drejt suksesit”

  1. 🎩 says:

    Gabimet e dikurshme s’përseriten.

  2. Dardan says:

    Dielli nuk mbulohet me shoshen e shqyer te monstres Sali Berisha!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *