Përleshjet në fund të ndeshjes, UFC pezullon përkohësisht McGregor dhe Khabib Nurmagomedov

12 Tetor 2018, 19:32Sport TEMA

Conor McGregor dhe Khabib Nurmagomedov janë pezulluar përkohësisht nga Komisioni i Sportve të Nevadas (NSAC), deri në përfundimin e plotë të hetimeve mbi skenat e rënda në fundin e ndeshjes së tyre në UFC të zhvilluar të dielën në Las Vegas.

Pas fitores së tij, Nurmagomedov kërceu mbi kafaz dhe filloi të përleshej me ekipin e rivalit të tij.

McGregor më pas u përlesh me rivalët e Khabib Nurmagomedov, duke degraduar në një sherr masiv.

Vendimi do të hy në fuqi ditën e hënë me 15 tetor deri në 24 tetor, kur do të zhvillohet një seancë ku do të merret vendimi për Conor McGregor dhe Khabib Nurmagomedov.

Ndërkohë, duke qenë se e ardhmja e luftëtarit rus Khabib Nurmagomedov në UFC është në dyshim, ai ka zbuluar se ai ka marrë një ofertë për t’u bashkuar me WWE.

Khabib la të kuptohet se në rast një kalimi të mundshëm në WWE, ka mësuar dhe emrin e kundërshtarit që do të ndeshet – i cili është ish-kampioni i mundjes Brock Lesnar.

Gjithsesi, Nurmagomedov kërkoi ndjesë pas incidentit, por përmendi komentet fyse të cilat McGregor i tha para ndeshjes.

“Ai ofendoi fenë time, vendin dhe babain tim. “, tha luftëtari rus. (TemA)

2 komente në “Përleshjet në fund të ndeshjes, UFC pezullon përkohësisht McGregor dhe Khabib Nurmagomedov”

  1. SOLAR1 says:

    HALLALL

    JA DHJEU ARROGANCEN

  2. alpin maloku says:

    ja ke shkedhy rracen e flliqun te pedofilave qe vec lehin si qen rrugash.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje