Beteja është me lajmet e rreme

13 Tetor 2018, 18:00Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Kryeministri Edi Rama ka provokuar një debat të madh lidhur me përdorimin e Kodit Penal për atë që ai e quan shpifje ndaj funksionarëve publikë. Dhe duket se e ka kap qejfi që ka arritur të provokojë. Është fjala për premtimin e tij, se do të detyrojë me ligj zyrtarët të çojnë në gjykatë çdo akuzë të rreme ndaj tyre. Pastaj e ka zbukuruar fantazinë me Fondin e Solidaritetit për Arsimin, ku duhet të shkojnë gjobat.

Në të vërtetë, koha në të cilën jetojmë ka një shqetësim global lidhur me lajmet e rreme, “fake news”. Është një shqetësim që në vitin 2016 tronditi zgjedhjet amerikane, me 15 adoleshentë nga Veleshi i Maqedonisë, që shkruanin broçkulla për Hillary Clintonin dhe botoheshin deri në “New York Times”. Më pas është kthyer në fenomen global. Shqipëria është pjesë e kësaj historie.

Shumë vende kanë nisur t’i japin një përgjigje kësaj situate. Gjermania, vend i cili çmon më shumë përgjegjësinë se lirinë e të shprehurit për gjithçka, natyrisht që ka vendosur rregulla drastike ndaj gjigandëve si Facebook apo Googel, për detyrimin për të hequr shpifjet dhe lajmet e rrema brenda 48 orësh, pasi i denoncon, duke futur si ndëshkim gjoba marramendëse.

Vende të tjera si SHBA, kanë zgjedhur metoda verifikuese, sic është check-imi i fakteve dhe publikimi i rezultateve.

Edi Rama ka vendosur të hedhë në betejë administratën kundër shpifjeve, duke përdorur gjykatën. Nuk është se bën ndonjë gabim që padit shpifjen, por kjo nuk e zgjidh problemin.

Problemi real i përhapjes së lajmeve të rreme, ka të bëjë me humbjen e autoritetit të shtypit dhe përafrimin e tij me rrjetet sociale.

Në rrjetet sociale ti mund të botosh gjithçka, çdo marrëzi, dhe këtu ende nuk ka ligj. Shtypi serioz bën dallim se nuk boton gjithçka, por boton gjëra të verifikuara. Kjo është arsyeja fjala vjen, që Gjermania e ka fokusuar betejën kundër Facebook apo Googel, pasi shtypin e ka serioz.

Shtypi gjerman, fjala vjen, nuk bën kurrë idiotësinë e shtypit shqiptar, që të botojë çdo broçkull të thënë nga një politikan si të vërtetë, pa e verifikuar. Çdo lajm që përfundon në faqet e shtypit apo në ekran serioz, përfundon aty pasi ka dy burime dhe pasi redaksia bindet që kemi të bëjmë me një të vërtetë.

Në Shqipëri lajmet e rreme përhapen në të qindën e sekondës nga shtypi, pa pasur nevojë për rrjete sociale, dhe kjo është një histori që po e vret shtypin shqiptar.

Ndaj dhe operacioni anti-shpifje nuk ka për të pasur sukses si operacion i njëanshëm, mbrojtës i administratës kundër shpifjeve.

Shqipëria ka nevojë realisht për një betejë kundër lajmeve të rreme, jo vetëm ato që prekin administratën apo politikën, por dhe qytetarin. Dhe për këtë, ndoshta duhet një debat më i gjerë, një përfshirje më serioze e aktorëve të rëndësishëm të shtypit dhe ekspertëve të rrjeteve sociale, dhe mbi të gjitha, trajtimi i këtij problemi si problem i shoqërisë, dhe jo si problem apo hall i qeverisë.

Për këtë duhet doemos një legjislacion i ri për medien e mediet online, një kod etike i shtypit, një detyrim i qeverisë për të qenë transparente me shtypin dhe mbi të gjitha, një rregjistrim dhe standartizim i portaleve për të ndarë ato që duan të quhen media, dhe ato që janë komerciale dhe duan të shesin të brendshme grash, por që bëjnë dhe lajme.

Ligji për shpifjen ekziston dhe aplikohet. Çdo redaksi serioze përballet rregullisht me të. Neni 120 i Kodit Penal e përcakton qartë se çfarë është shpifje dhe si ndëshkohet ajo.

Padinë e fundit për shembull gazeta TemA e ka pasur nga Grida Duma, e cila ankohej për sms-të perverse të Salianjit, që shtypi e identifikoi me të, por Gjykata ja ktheu mbrapsht padinë.

Nuk ka nevojë për ndonjë ligj të ri. Në vitin 2012, ajo u dekriminalizua dhe ndëshkohet vetëm me gjobë financiare, dhe nuk besoj se është nevoja të ndryshohet.

Beteja për lajmet e rreme është morale dhe këtë betejë mund ta fitojë shtypi serioz, dhe jo beteja kundër shtypit.

Detyrimi i shtypit që kur Salianji thotë një broçkull, të marrësh dhe burimin tjetër, është në ABC-në e shtypit.

Fjala vjen, sot ai thotë që Taulant Balla ka udhëtuar 18 herë me charter dhe paraqet një listë udhëtimesh të politikanit që nuk ka asnjë udhëtim me charter, por të gjitha udhëtime me linjat normale. Biles në një nga ato udhëtimet që pashë më 2014, në atë avion kam qenë dhe unë me një koleg gazetarë drejt Athinës, në punën tonë.

Taulant Balla ka qenë me ish- kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta. Është avioni i linjës Tiranë Athinë. Tani do të ishte paksa e pranushme që nga 18 herë, 17 të ishin charter,  por kur nuk është asnjë, është tepër ta fusësh në faqe serioze lajmin pa konfirmuar me burimet e tua, ose burimin kundërshtar, pasi bëhesh pjesë e një propagande politike, duke zhvlerësuar besueshmërinë e shtypit.

Ndaj beteja kundër lajmeve të rreme duhet marrë me seriozitet, por dhe me gjithëpërfshirje, duke përfshirë në radhë të pare në këtë histori aktorët e shtypit, ekspertët juridikë, dhe politikën.

Mbi të gjitha për këtë betejë është i interesuar shtypi, pasi ai del humbësi më i madh nga i të bërit të gjithëve gazetarë, duke postuar broçkulla që lëshohen lartë e poshtë për trafik politik. Dhe kjo është një betejë që ka kuptim kur e fiton shoqëria, e jo kur e fiton qeveria. Se qeveritë në këtë vend do ndryshohen, por beteja për informimin do të vazhdojë.

Ndaj është mire të ketë sa më pak tifozllëk në këtë betejë dhe sa më shumë aktorë të përfshirë në të, për t’i ndarë të vërtetën nga gënjeshtrat.

Ndryshimet ligjore duhet të jenë serioze dhe duhet të kenë të bëjnë me rritjen e përgjegjësisë së aktorëve në shtyp, dhe nxitjen e mekanizmave të vetrrugullimit të shtypit.

Rregjistrimi i portaleve është një gjë që nuk do ligj, por do ndëshkim ligjor për ata që nuk e kanë bërë akoma.

Ndëshkimi i shpifjeve nukdo ligj, pasi ligji është.

Ndërhyrje ligjore duhet  për ndarjen e medies së re online, në medie apo blog personal, dhe  në një ligj serioz për shtypin që përcakton detyrimet e aktorëve të shtypit ndaj standarteve të informimit.

Beteja kundër lajmeve të rreme fitohet kur shtypi të bëjë diferencën mes shpifjeve e propagandës, dhe informacionit të vërtetë, dhe kur shoqëria të mësohet të injorojë broçkullat e tipit “Babale”.

Dhe kjo nuk arrihet me një ndryshim ligjor, por një sërë ndryshimesh, ku duhet të përfshihen shumë aktorë. Se e vërteta nuk është hall qeverie. Është standart i shoqërive të ndriçuara.

31 komente në “Beteja është me lajmet e rreme”

  1. kasem gahinji says:

    pd ka lindur dhe eshte forcuar mbi shpifjen dhe genjeshtren.nuk eshte vetem faji i saj,por kryesisht i atyre qe u vune ne krye te saj.ju kujtohen shkaterrimet e 90-92? dhe pas cdo aksioni tundej “ceku i berdhe.””enveri vodhi arin”cfare u vertetua?kishin konsumuar nje kg kafe me shume..2 prilli dhe vrasjet ne shkoder,nje mashtrim i madh.piramidat?vrasja e azem hajdarit? po mbyllja e gerdecit,21 janarit,nuk u bene mbi bazen e mashtrimit dhe shpifjes?ne korrik 1992 nje komunikate e qeverise meksi-“zbulohet ne ushtri grup pucist, kompltist anti parti demokratike,antireforme”sic e shihni po e ve ne thonjeza si citim.kush u arrestua?kush u denua? asnje.vecse u shpif kunder disa kuadrove te ndershem te ushtrise qe u cmobilizuan.u bene disa kontrolle te paligjeshme banesash ku nuk u gjet asgje,sepse u bene te qellimeshme per presion me akuzate rreme,re shpifje(me e lehta)kjo ka qene vazhdimisht taktika e pd,shpif,mashtro,shperdoro.ndaj dhe eshte katandisur ne ate shkalle sa nuk i beson njeri perrallat e saj,ose me drejt,janepak ata qe besojne.kryesisht i besojne vete ata qe i sajojne ,sepse jetojne ,punojne vetem per shpifje dhe mashtrim.aq sa edhe ne,sa dalinne ekran themi “dolen per babalizmen e rradhes.babalizmi ,simbol i mashtrimit.kur degjova sali anusin te fliste per fluturimet thashe”shyqyr qe nuk udhetoj me avjon,shyqyr qe ne traget marr dhome me vehte,shyqyr qe me makine per jashte shtetitudhetoj vetem,ose me gruan,se ndryshe sali anusi te ben bashkepuntor me krimin.

  2. niki says:

    Zoti Baze n.q.s Rama arriti deri ketu e shtyu vetem nje faktor ,shpifja kur vjen me kaseta,
    konferenca shtypi dhe ne televizion me emisione drejtepersedrejti nga te ashtequajturit politikane. Si mund te eleminohen keto shpifje? Mendoj vetem me ligje, qe te te vendosin para pergjegjesise.

    1. nexhat says:

      Ty Niki thuaje zotit Gel-Baze se Rama ka shpife per Trampin jo per partine Demokratike qe nuk ka lene gje pa thene e pa bere,sa qe coi fakiret me 21 janar te djegin kryeministrine, qe te shkojshe te djegish Shtepine e Bardhe ne Washingtone po te shihte Ramen ca e kishte gjete, atje te afrohesh te gardhi I Shtepise se Bardhe te likujdojne. Mos mbroni te keqen se nje dite e keqja do tu ha ju dhe shokun Mero. Keta qe jane ne qeveri jane bijte e atyre qe per 50 vite bene gjenocidin bme te madhe kunder popullit te vet, dhe keta e kane ne gjeneze krimin dhe gjenocidin nuk shikoni qe ju zbrase Shiperija a nuk u shohin syte, nje Shiperi qe I ka fale zoti gjithe ate pasuri sa per 10 fishin e kesaje popullsie dhe eshte absurd te jete vendi me fukara perfshi edhe Kosoven.

  3. Libri "shqipja per gazetaret" says:

    Meri, une nje shkronje te kem gabim tek karta e identitetit dhe quhet dokument fals
    jo me ti Meri qe ne cdo fjali ke te pakten nje gabim trashanik!!!

  4. Libri "shqipja per gazetaret" says:

    Meri, une nje shkronje te kem gabim tek karta e identitetit dhe quhet dokument fals
    jo me ti Meri qe ne cdo fjali ke te pakten nje gabim trashanik!!!!!!

  5. Libri "shqipja per gazetaret" says:

    Meri, une nje shkronje te kem gabim tek karta e identitetit dhe quhet dokument fals
    jo me ti Meri qe ne cdo fjali ke te pakten nje gabim trashanik!!!!!!
    ne pyetje Meri:
    1- beteja kunder lajmeve te rreme
    2- beteja me lajmet e rreme
    3- beteja rreth lajmeve te rreme
    4- beteja mbi lajmet e rreme
    5- te gjitha sa thame me lart

  6. Libri "shqipja per gazetaret" says:

    Meri, une nje shkronje te kem gabim tek karta e identitetit dhe quhet dokument fals
    jo me ti Meri qe ne cdo fjali ke te pakten nje gabim trashanik!!!!!!!!!!
    ne pyetje Meri:
    1- beteja kunder lajmeve te rreme
    2- beteja me lajmet e rreme
    3- beteja rreth lajmeve te rreme
    4- beteja mbi lajmet e rreme
    5- te gjitha sa thame me lart

  7. Libri "shqipja per gazetaret" says:

    Meri, une nje shkronje te kem gabim tek karta e identitetit dhe quhet dokument fals
    jo me ti Meri qe ne cdo fjali ke te pakten nje gabim trashanik!!!!!!!!!!!!!!!!!!
    ne pyetje Meri:
    1- beteja kunder lajmeve te rreme
    2- beteja me lajmet e rreme
    3- beteja rreth lajmeve te rreme
    4- beteja mbi lajmet e rreme
    5- te gjitha sa thame me lart

  8. Libri "shqipja per gazetaret" says:

    Meri, une nje shkronje te kem gabim tek karta e identitetit dhe quhet dokument fals
    jo me ti Meri qe ne cdo fjali ke te pakten nje gabim trashanik!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
    ne pyetje Meri:
    1- beteja kunder lajmeve te rreme
    2- beteja me lajmet e rreme
    3- beteja rreth lajmeve te rreme
    4- beteja mbi lajmet e rreme
    5- te gjitha sa thame me lart

  9. elida says:

    bravo mero dhe edi

  10. elida says:

    bravo mero dhe edi
    bravo bravo

  11. elida says:

    bravo mero dhe edi
    bravo bravo bravo

  12. taulant bylla says:

    ky vend ka ikur per lesh !!!!

  13. taulant bylla says:

    ky vend ka ikur per lesh !!!!
    shkruhet standard jo standart o gazetaruc

  14. taulant bylla says:

    ky vend ka ikur per lesh !!!!
    shkruhet standard jo standart !!!!!!!!!!!!!!!

  15. NjeQytetarOptimist says:

    Problemi eshte Mero qe pikerisht shoqeria shqiptare nuk injoron dot fenomenet Babale. Dhe nga injorimi ne politike, kalojn ne shoqeri me ceshtjen e Xhisieles. Duhen ligje te renda Mero. Nuk ja ka njeri per borxh tjetrit te dali me kaseta e cimka te montuara ti shkaterrosh emrin dhe karakterin. Nuk mund te injorohen, kaseta, e konferenca, e montime pjesesh intervistash te gjitha te montuara sepse tjetri perballet me ligjin ne rradhe te pare dhe pastaj me publikun. Shkaterrimi I karakterit te nje qytetari nuk mund te injorohet sikur ha buke me djath. Dilte Sali Gelbaza dhe e quante Taulant Ballen perdhunues femrash. A je ne terezi ti ?!?! Si e akuzon tjetrin live ne ekran ashtu. Po gruan e Erjon Veliajt qe sipas Gelbazes ja quajti Rama k..ve (qe une nuk e di si e ka permbajtur veten Erjoni, por do cohesha dhe do lija nam aty ne sy te gjithve)?!?! C’fare eshte ky degradim ?!?! Mero, gjenerata e re shqiptare nuk mund te ushqehet me INJORIM TE BROCKULLAVE. Brockullat gradualisht kthehen ne mite dhe te ngelin aty ndonjehere pergjithmone. Mjaft me me shpifjet, ka ardhur koha qe neqoftese politika vihet ne linje, po ashtu dhe shoqeria..

  16. DinPaku says:

    Është tamam ashtu siç shkruan Kasemi. Une do të shtoja vetëm kete: kjo parti demokratike, që, të paktën që nga v. 1994 është shndërruar në një parti mashtruesish dhe shpifarakesh, është në interes të shoqërisë tonë, që të çdukej me kohë nga skena politike. Rasti më i mirë erdhi vjet, kur ishin futur nën çadrën e tyre të famshme, dhe refuzonin të hynin në zgjedhje. Dhe nuk ngeli kombëtar dhe ndërkombëtar pa iu lutur e pa u bërë rixha me aman e më derman. Rast që nuk u shfrytëzua, që t’i kishin lënë atje në atë çadër e të na ishin hequr qafe. Kjo është një nga gafat e Edi Rames që nuk do t’i falet kurrë.

  17. katarakti says:

    Per mendimin tim Mero kesaj rradhe e ka 100 perqind gabim. Ai e ve theksin te mediat qe nuk duhet te botojne “fake news”, te dallojne lajmet propagandistike nga ato shpifese etj etj. Epo me çfare do te jetojne mediat e shtypura dhe ato on-line, apo televizionet, po nuk u moren me shpifjet dhe babalet e rradhes? Mediat jane njelloj si PD-ja. E kane ushqim dhe jetojne me shpifjen, baltosjen dhe sharjen. Dhe ato nuk mund t’i shmangin keto. Si thua ti Mero kur Tit idioti e quan kryeministrin bandit(!) kazani do te refuzoje ta publikoje?! A te kujtohet pak dite me pare kur Berishe uluriu, siç e ka zakon, se Top Chanel nuk i kishte shfaqur nje veprimtari te PD-se dhe kerkoi bojkotimin e kesaj medieje nga PD-ja?! Duhet nje ligj i qarte dhe i prere kunder shpifjeve dhe sharjeve te bera me vetedije. Deri ne burg. Qofte per politikanet, por po ashtu edhe per gazetaret apo redaktoret. Boll po shantazhohen çdo dite njerezit nga babalet e sajuara. Dhe duhet anulluar ligji qe mbron dhe perkedhel deputet lapangjoze dhe delenxhinj se “deputeti nuk mban pergjegjesi per çfare thote a ben”! Deputeti duhet te mbaje me shume pergjegjesi sesa qytetari i zakonshem per veprimet dhe deklaratat e tij, ne rast se ka nivelin e nje deputeti dhe jo te nje batakçiu.

  18. cjapi says:

    lajm te rreme japin gazetaret

  19. cjapi says:

    nuk eksziston lajmi i parreme

  20. ALBAN DEGA says:

    MIRESJELLJA ESHTE DETYRIM SHOQEROR DHE NJEREZOR !

    – A e di cfare do te thoshte thyerja e nje note ne sjellje kur ishim femije, Mero !? Ishte hataja vete !

    – Forca e mendimit, aresyes apo aresyeja e forces dhe veprimi i te fortit !

    – Nje shoqeri pa rregulla, pa miresjellje eshte nje shporte karavidhesh …

    -Nga Alban Dega, Nju Jork

    Por pervec lajmit rreme, mashtrimit, dizinformacionit duhet qe shtypi seriozisht perfshi edhe gazeten tuaj qe te behet pengese e pakepercyeshme per cdo sharje, ofendim, fyerje!
    Etika e gazetarit duhet te zbatohet rreptesisht ndaj kujtdo qe shkele rregullat e sjelljes ne familje, shoqerise dhe cdo lemi te jetes!
    Te shashe, te fyesh, te ofendosh, te shpifjesh, te poshterosh= te lopezosh ( bullish sic e shkruajne shume “erudite” ne Anglisht e mosnjohes te shqipes ) eshte krim qe denohet me ligj dhe me pasoja te renda shoqerise deri ne vetvrasje !
    Sharja, ofendimi, shpifjesh, poshterimi… nuk jane liri shprehjeje e as mendimi, jane vrasje me fjale, vrasje gojore !
    Nuk duhet te kene hapesire as vend ne asnje mjet shtypi as pamor, ku opinionet, mendimet e lira jane kthyer ne skena gladiatoresh, e arena duelesh, kush bertet me shume, kush shan e kercenon me shume, kush rren me shume, kush poshterimi me shume !
    Vendin e mendimit dhe zerit te aresyes, forces se saj e ka zene dhe po e pushton krejtesisht aresyeja e forces dhe veprimi i te fortit !
    Kam lexuar e denuar me shkrim disa here sharje teper te uleta edhe ndaj ndaj familjes edhe ndaj teje, edhe ndaj shume gazetareve e analisteve te shkelqyer ose askusha !
    Sharja, fyerja, poshterimi jane gjuha dhe mendja e rrugacit !
    Miresjellja eshte detyrim shoqeror dhe njerezor edhe ndaj kafsheve e jo me ndaj njerezve …
    – A e di, a e mban mend Z. Mero cfare do te thoshte thyerja e nje note ne sjellje kur ishim femije, Mero!?
    Ishte hataja vete !
    Pse te mos rífutet qysh nga kopeshti e deri edhe ne Shkollen e Mesme nje mase e tille, qe mesa jam ne dijeni nuk perdoret me ne aresimin shqiptar !?
    Cfare kushton !?
    Ajo nuk ka qene nje ndeshkim as mase komuniste e as fashiste!
    Eshte perdorur qe ne fillimet e shkollave te para ne Kinen, Indine, Greqine e Romen e Lashte e derisa sot !
    Liria e drejta ime, e jotja e kujtdo derisa nuk shkel te lirine, te drejten tende te tjetrit!
    Ne castin qe kjo ndodh hyjne ne veprim rregullat shoqerore, ligji, drejtesia !
    Askush nuk eshte mbi ligjin!
    Nje shoqeri pa rregulla, pa ligje, eshte si nje shporte karavidhesh !
    Ndaj etike- miresjellje !

  21. Mihali says:

    Babale+ Bashale +Salale+salianusizmi+.+,+ = me PD-n.Bir Selmani i nënës kë te qaj më par………….

  22. D says:

    Po per artukujt me “gjokset shperthyese”, me “ngritje temperaturash”, ose me tituj sensacional qe nuk kane lidhje fare me artikullin (psh “alarmimi” i grekve dhe serbve per bazen e NATOs ne Kuçove, ku ne artikull shprehesh thjeshte qe ishte dhene si lajm) …. si i behet ? Apo Tema nuk bie te gazetat qe u afrohen rrjeteve sociale ?

  23. edmond says:

    per mendimin tim, kjo fushate mbi “shpifjen”, po ben qe te harrohen “mekatet e medha” te politikaneve! Ai ka vjedhur, vrare, per 25vjet me rradhe dhe do denohet me gjobe per shpifje! Dhe populli, dhe gazetaret… vrapojne mbas “shpifjeve”! Kjo politike ma shpifi!

  24. Drejtesi says:

    O zoti Mero, po dakord kryeministri e coi deri ketu pse nuk I propozoni qeverise ju ta coje me tutje ligjin.
    Mos kini mendjen dhe te kundershtoni CDO gje qe thote Edi Rama, perkraheni ne inisiativat e tij, shyqyr qe erdhi koha qe te luftohet shpifja. Nuk jane fak news
    Jane thashetheme dhe shpifje te mirefillta vetem per the denigruar njerzit qe punojne.

  25. gazeta bubullima says:

    O Mero ti vete e di o burre qe reporteret e te gjitha gazetave/tv-ve kohen e kalojne te bari me i afert me radaksine tu pi xhin ose birra ene lajmet i marrin nga 24 news-i ose nha portalet e internetit.l ku ke pa ti gazetar te bredhe qutetin me gjujt lajmin.

  26. ptuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuu
    fare e ndyr e njerezimit
    qe ter jeten i ke sherbyer Krimit – Antishqiptareve – injorances
    qe vazhdon akoma sot ,
    me banden e orgjive (bushati-zheji-lubinja-nano-fevziu muti e kaka )
    te ndyni opinionin shqiptare .
    ju jeni me te rrezikshem per Shqiperine se vet bandat politike
    edhe fshatar i peshtire,edhe muzlllumut ,eshe putane bordelloje edhe pleht kazani
    e te shitesh per gazetare ?
    yyyyyyyyyyyt te shkrdhfsha turinjt kerma qe helmuat shqiptaret
    ju duhet te denoheni perjetesishte nqs do ju hetohet gjithe veprimtaria kriminale
    qe keni ushtru e ushtroni ne mdie

    saher shofin surratin tuaj na vjen me ju dhje m’sURRAT

  27. TIMONIERI PA PATENTE says:

    JA PER SHEMBULL:
    ME RILINDJEN E ARSIMIT SHQIPTAR,
    NOIZY E STRESI DO TE STUDJOHEN EDHE NE LIBRAT SHKOLLORE,
    ME PERKUJDESJEN DIREKTE TE MINISTRISE SE ARSIMIT TE RILINDJES,
    POR JU DUHET TE MBYLLNI GOJEN, SEPSE NDRYSHE UNE JU DENOJ PER SHPIFJE.

  28. Zogu i kuq says:

    E c’rendesi kane keto lajmet e rreme me Babale, Xhensi;a etj etj.
    Askush nuk merret perse ndryshojne politikat fiskale me ndryshime te medha pothuajse vjetore.
    Me sa kuptohet, qeveritaret tane te te gjitha kohrave “mesojne te qeverisin” gjate qeverisjes, pasi vijne nga rruga pa asnje profesion e esperience. KY ESHTE PROBLEMI E JO BABALE, PABOLE APO MEBOLE

  29. Grigor says:

    C’fare eshte lajm i rreme? Kush e percakton kete? Eshte dicka subjektive qe nuk mund te matet. Prsh ne Gjermanine qe ti Mero merr shembull te kritikosh Islamin hyn tek lajmet e rreme dhe gjuha e urrejtjes dhe mund te marresh nga gjobe deri te denohesh me burg. Pershembull te thuash qe Islami u perhap nepermjet dhunes, apo Muhameti kishte skllever, praktikoi pedofiline me minorene si Aisha, apo kishte skllave seksi bile nxiste muslimanet ti skllaveronin sekualisht jo muslimanet eshte eshte shkruar e zeza mbi te bardhe mbi Kuran. Per mua jane fakte te verteta, per dike jane shpifje qe synojne denigrimin e fese se ‘paqes’ dhe njeriut “shembull” per tu marre nga te gjithe Muhameti. Pra kam te drejte te shpreh opinionin tim pa frike se mund te hyj ne burg nga qeveria e rradhes qe mund te kete qendrim proislamist? Nje shembull tjeter. Dikush ka opinionin se hapja e dyerve nga Merkeli per miliona imigrante nga bota e trete dhe fluksi i panderpre i njerezve qe vijne nga kultura te tjera dhe nuk asimilohen dhe kane shtim 4-5 fishin e evropianeve do te ndryshoje Evropen dhe do ta zhduke Evropen qe njohim kulturalisht dhe genetikisht. Dikush mund te thote qe nuk ka Evrope pa evropiane. Qeveria mund te mos jete dakord me kete dhe mund ta quaje lajm te rreme apo gjuhe urrejtje. Duhet te kete sanksione ndaj ketyre personave? Nqs po, nje qeveri tjeter mund te vije dhe te thote duhet te pastrojme Evropen nga joevropianet. Kush del kunder perhap lajme te rreme dhe hyn ne burg. Nqs qeveria sot mund te denoje ata qe jane kunder politikave globaliste, perse neser qeveria nacionaliste nuk ka te drejte te rrase ne burg idhtaret e globalizmit dhe Xhorxh Sorrosit? Kjo bie era diktature Mero. Kur qeveria nderhyn ne ate qe ti mund te thuash kjo te sjell remenishencat e regjimit te kaluar vetem se termi lajme te rreme atehere kishte perkufizmin neni “Agjitacion dhe propagande”. S’ka buke ne dyqan thoshte ndonje fakir.Hopa ne burg. Ku e pe ti qe s’kishte buke te thoshte hetuesi? Kishte nen banak po nuk dukej. Makina me furnizim ishte rruges. Dmth ke shpifur. Ne burg maskarane. Keshtu ndodh kur e verteta eshte monopol qeveritar Mero! Qeveria eshte organ dhune jo lirie Mero! Pushteti te korrupton dhe te shtyn te shtypesh ata qe ke nen vete. Atehere si zgjidhet kjo pune? Lereni tregun te vendose. Nuk zgjidhet me gjykata. Lexuesi eshte gjykatesi me i mire. Kush nuk do lexohet dhe do shkruaje brockulla nuk do sheitet. Eshte me mire te kemi liri shrehje dhe te kemi dhe disa qe ja fusin si kau peles, sesa te kemi censure dhe kufizim lirie shprehje. E keqja nuk vjen nga liria e plote e shprehjes, vjen nga cungimi i saj. Kete vare vath ne vesh dhe mesoje ti dhe tellallet e tjere mediatike skllever te pushtetit dhe prostiuta mediatike, nqs do te jesh vertet gazetar dhe demokrat ne shpirt. Sa turp per ty Mero qe duhet te ishe ne krah te lirise se shprehjes si gazetar, qe rreshtohesh krah censures. Mos e quaj me veten gazetar se je vec nje shkruas i rendomte me koncepte autoritare. Nuk je me lart se Fahri Balliu. Nje kallep jeni. Si mund te kete demokraci ne ate palo vend ku njerez si ty qe hiqen si mbrojtesit me te flakte te demokracise jane qenie mendjefycka me shpirt skllavi. Skllavit mund ti heqesh zinxhiret nga gjymtyret por nuk i heq dot zinxhiret qe ka ne mendje. Kjo vlen 100% per ty Mero! Ky eshte shkrimi me pacavure qe ke bere ndonjehere!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje