FOTOT/ Restaurohet Ura e Golikut në Pogradec, Kumbaro: Në këtë monument me vlera të rralla nuk ishte vënë dorë kurrë më parë

13 Tetor 2018, 14:04Kulturë TEMA
FOTOT/ Restaurohet Ura e Golikut në Pogradec, Kumbaro: Në

Në të gjithë vendin aktualisht janë plot 33 kantiere restaurimi të Ministrisë së Kulturës, ku po punohet në monumente të ndryshme.

Mes tyre është edhe Ura e Golikut në Pogradec. Për të parë nga afër punimet e fazës së parë në këtë kantier ishte edhe ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro.

Ura e Golikut është një monument kulture i kategorisë së parë. Është një urë e shekullit të 18-të, e cila nuk ka njohur asnjëherë më parë restaurime. Ky konsolidim i parë që ne po bëjmë na jep garanci se ura do t’i rezistojë reshjeve dhe prurjeve të lumit. Restaurimi kryhet edhe me kontributin e sponsorave privatë”, u shpreh Kumbaro.

Punimet përfshijnë përforcimin e këmbëve të dëmtuara, devijimin e pjesshëm të rrjedhës së lumit për të larguar rrezikun, si dhe heqjen e bimësisë në pjesën e harkut.

Ndërkohë gjatë fazës së dytë do të vijohet me rindërtimin e parapetit të urës dhe restaurimin e kalldrëmit të saj.

Ura e Golikut mbi lumin Shkumbin, ndodhet 40 km larg qytetit të Pogradecit. Ajo është ndërtuar mbi gjurmët e rrugës së vjetër Egnatia.

Përveç vlerave monumentale, ajo ka edhe funksion praktik pasi është e vetmja nyje lidhëse e 4 fshatrave të zonës së Mokrës.

2 komente në “FOTOT/ Restaurohet Ura e Golikut në Pogradec, Kumbaro: Në këtë monument me vlera të rralla nuk ishte vënë dorë kurrë më parë”

  1. Nik says:

    Pèrgèzime pèr restaurimin e urès por mbas pes vitesh qè drejtoni dikasterin e kulturès ju si ministre kulture besoj se shikoni televizion pèrshmbèll programet humoristike si Portokalli dhe Al Pazar tè cilèt me fjalorin qè pèrdorin ofendojn nènat motrat tona dhe ofendojn gjithashtu inteligjencèn shqiptare.Besoj se ka njè organ kontrolli mbi kèto aktivitete si lejohen kur televizionin e shikojn tè mitur adoleshent etj.Me njè urdhères ose dekret tè ministrisè nuk mundet tè respektohet ne mediat gjuha shqipe.

  2. I sakte Niku! Shteti te marre masa energjike. Gjuha shqipe eshte pasuri, thesar i kultures boterore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje