Akuzat e Salianjit për Ballën, reagon Albcontrol: S’kemi të dhënat e pasagjerëve, deputeti të gjejë tjetër burim për deklaratën e tij

14 Tetor 2018, 11:25Politika TEMA

Drejtoresha e Albcontrol ka reaguar pas akuzave të deputetit demokrat Ervin Salianji, drejtuar kryetarit të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, se ky i fundit ka udhëtuar disa herë me Charter me biznesmenin Edmond Bego.

Në një status në Twitter Belinda Balluku, sqaron se Albcontrol nuk ka disponuar dhe nuk disponon të dhënat e pasagjerëve.

Më tej Balluku shkruan se Salianji duhet të gjejë një tjetër burim për të vërtetuar deklaratën e tij për Ballën.

“#Albcontrol ofron navigimin ajror ne RSH.

Albcontrol nuk ka disponuar ndonjehere e as nuk disponon te dhenat e pasagjereve, sepse ky informacion nuk eshte ne tagrin dhe interesin e operimeve qe kryejme.

Deputeti Salianji te gjej burim tjeter per vertetesine e deklarates se tij.”- shkruan drejtoresha e Albcontrol. (TemA)

4 komente në “Akuzat e Salianjit për Ballën, reagon Albcontrol: S’kemi të dhënat e pasagjerëve, deputeti të gjejë tjetër burim për deklaratën e tij”

  1. Berti says:

    Ky katunari Salianji qenka nje rrenacak i paskrupull dhe kur i dalin genjeshtrat ne shesh jo vetem nuk skuqet e zverdhet por vazhdon pa pushim me genjeshtra te tjera.Ai i lodhi njerezit çdo dite dhe e ka mbushur kupen.Nuk e kuptojme se çfare pret prokuroria per ta arrestuar ? Njerezit nuk ja kane fare borxh atij!

  2. Zigur Qarri says:

    Taulant Balla merret me riedukimin trafikantit te droges Emdond Bego,Ervin Salianji e sulmon!Edhe Edvin Rama e kishte shok
    per koke Edvin Rroshin,dhe Salianji nuk tha asnje nje fjale.Apo pse Edvini Ramajve eshte numri 1 i PS-s,kurse Taulanti Ballajve
    eshte numri 2!Edmond Bego vertete ka perfituar 14 milion Euro prej mikut te tij Palla,por ka kthyer rruge,nuk merret me me
    pislleqe. Edhe pse ligji ndalon perfitimin e fondeve publike nga personat e denuar per pjesemarrje ne krim te organizuar,kjo
    nuk e penalizon Zotin Palla,per ndihmen qe i ka dhene Mondit te Begajve.Ku eshte e keqja qe Zoti Palla ka udhetuar jasht
    vendit mbi 25 here me trafikantin e droges Edmond Bega?Nderi shperblehet me nder.Zoti Bega,ka bere shume mire qe e ka
    shetit pak Pallen neper Bote,qe te kete nje ide per qytetrimin Perendimore.600 mije Euro udhetime me CHARTER, vetem per
    18 dalje jasht vendit te numrit 2 te PS-s?Dale pak,kush i ka paguar keto?-se jan me dhjetra udhetime jasht vendit te dyshes
    edhe me makinen e Landit te Pallajve!Apo kalova Lumin te dhjefsha Kalin!

  3. undefined says:

    shpifj, kush e ka

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje