V.I.P-at e Tiranës, maskarenjtë që e kanë bërë shqiptarin të urrejë vendin e tij

15 Tetor 2018, 10:00Politika TEMA

Nga Kristo Zharkalliu

Vitet e fundit dëndur dëgjojmë dhe lexojmë për të ashtuquajturit VIP-at e Tiranës dhe të shqiptarëve kudo në botë. Shumë herë pyesim veten dhe të tjerët se ç’përfaqësojnë këta persona të rëndësishëm (dyshoj në se shumë nga ata që përdorin termin VIP njohin përmbajtjen e këtyre tre shkronja të mëdha!)

Kam vënë re se ky titull u jipet disa tipave që qarkullojnë dhe kapardisen në kryeqytet me automjete të shtrenjta dhe shpenzojnë shuma të mëdha të mëdha pa e ditur as pyetur askush se nga burojnë këto para, ky luks dhe ky qëndrim provokues.

Ja sot lexova në një gazetë tiranëse ankimin e një… këngëtareje që «bërtet» në mikrofon (gjoja është këngëtare moderne si shumë të tjerë) duke ekspozuar pjesët e trupit të saj, në skenë ose në televizion ose në aktivitete të ndryshme, ku ajo ankohej “se sa vështirë na qënka të jesh…VIP!” Dhe nuk e ka fajin ajo se kaq ja pret por ata që e lavdërojnë dhe e financojnë (!) të kapardiset se njeri me rëndësi të veçantë.

Pak ditë më pare u bë një “masakrë” (kështu e përshkruajnë gazetarët tiranas) ku u vra dikush dhe u plagosën dy tre të tjerë. Gjëra të tilla ndodhin dhe në vende të tjera por këtu mësuam gjëra të pabesueshme: Një “këngëtare” na paska dashnor një “biznesmën” i cili për hir të syve të bukur (jo të zërit, të kuptohemi!) të këngëtares kishte shpenzuar dhjetra mijëra euro (jo lekë sigurisht!) dhe ajo si ishte e “natyrshme” ishte bërë dashnore e tij dhe…e “fejuara” e tij.

Ky “biznesmën” VIP ishte vetëm 31 (tridhjetë e një) vjeç dhe paraqitet kaq i pasur sa për një mbrëmje për hatër të këngëtares kishte paguar tridhjetë mijë euro dhe më tej njizet të tjera dhe kështu me radhe (që të mos flasim për makinën e bizhutë që kanë kushtuar kushedi sa mijra të tjjerë!) Asnjeri nuk pyet veten ose dhe të tjerët se si u pasurua ky 31`vjeçar në Shqipërinë e varfër?

Megjithatë edhe ky edhe këngëtarja na qënkeshin VIP-a ashtu si shumë të tjerë të këtij lloji. Me një fjalë është krijuar një “aristokraci” rrugaçësh, mafiozësh, hajdutësh e prostitutash që quhen VIP-a!

Kemi edhe rastin e disa “këngëtarëve”. “Stresi” quhet dikush i cili krekoset se jo vetëm është kapur nga policia duke shkelur rregullat, por i është gjetur drogë dhe armë pa leje dhe kur e çuan në komisariat ky bandill “u arratis” duke mos i hyrë gjëmb në këmbë madje- madje krenohet se ja ka hedhur poilicisë dhe qeverisë meqënëse ai dhe i ati janë të përkëdhelurit e opozitës.  Një tjetër quhet Noizy (Zhurmë, e saktë!) edhe ky është VIP!

Lexova në një gazetë shqiptare për fejesat e pafat të disa femrave të njohura si VIP-e se si të gjitha këto ishin lidhur me burra mafjozë të cilët ose i kanë vrarë ose janë të burgosur ose akoma të zhdukur. Të gjitha këto femra “artiste të njohura”(domethënë VIP-e) i kanë zgjedhur këta mafiozë sepse ata kishin para dhe shpenzonin pa kursim që t’u plotësonin këtyre tekat!

Deformimi i të gjitha parimeve -kapitalizmi nga vetë natyra është një deformim klasor- të të ashtuquajturit kapitalizëm demokratik në Shqipëri ka arritur kulmin e shëmtimit. Çdo gjë mund të bëhet për hir të parasë. Nuk ka nder, nuk ka moral që nuk shitet e blihet në emër të parasë.

Kjo më kujton fjalët e një vajze që kishte ardhur në Athinë në fillim të shëmbjes komuniste. Ishte shumë e bukur dhe plot freski. Dikush i kishte vënë në vesh se po të punonte në ndonjë klub të natës do të bënte shumë shpejt para. Kur më pyeti për një punë të tillë i tërhoqa vëmëndjen se atje nuk bëhen punë të pastra për moralin e një vajze. Ajo m’u përgjigj: “Dhe kush pyet për moralin e vajzave tek ne tani? Dalin para? Kjo ka rëndësi!”

E thashë dhe më sipër se kriminalitet, prostitucion dhe korrupsion ka dhe në vendet e tjera që mburren për demokracinë e tyre, si rrjedhojë nuk është vetëm dukuri shqiptare. Dukuri shqiptare ështe se si lejohet çdo kusar të qarkullojë lirë dhe të kapardiset me paratë që i ka bërë në mënyrë të ndyrë. Si mund të pranohet që një birbo “si derr” të sillet egërsisht ndaj një femre ose të qarkullojë nëpër hotelet më të shtrënjta-akoma dhe jashtë vendit – sepse ka babanë deputet ose minister apo ish minister? Si është e mundur të durohet kur paraqitet në media si “jetë VIP-ash” se si zbaviten në mënyrë të shthurur “fëmijët e të pasurve dhe politikanëve shqiptarë”?

Sa shumë të pasur ka Shqipëria dhe si u pasuruan brenda një kohe të shkurtër këta që paguajnë shuma të shfrenuara që të zbaviten fëmijët e tyre? Apo kur paraqiten mbesa e ish presidentit ose e fejuara e të birit të ish kryeministrit, gjysmë të zhveshura se gjoja na qënkan modele ose blogere? Nuk e kuptojnë të gjithë këta se po bëhen gazi i botës?

Shqipëria është vend i vogël dhe pothuajse të gjithë banorët njihen me njeri tjetrin. Nuk besoj se është e pamundur të kontrollohen njerëzit. Si mund të besojmë diçka të mirë kur të gjithë politikanët, pa përjashtim, janë pasuruar në kurriz të popullit fukara?

Shqiptari e do demokracinë, shqiptari e ka dashur atdheun, por “VIP-at” e kanë trullosur e kanë bërë të urrejë vendin e tij.

Këta “aristokratë-VIP-a” që deri dje qarkullonin me opinga, nuk mund të përfaqësojnë popullin e ndershëm që akoma rron me djersën e ballit. Këta VIP-a qesharakë duhet të demaskohen dhe të paraqiten ashtu si janë lakuriq nga çdo pikpamje: patriotizmin, moralin dhe humanizmin. Besojmë-duam të besojmë- se me VETINGUN në drejtësi edhe këta maskarenj do të gjejnë vendin e tyre në koshin e mbeturinave.

35 komente në “V.I.P-at e Tiranës, maskarenjtë që e kanë bërë shqiptarin të urrejë vendin e tij”

    1. ''....askush nuk urrehet me shume se ai qe thote perhere te verteten''[PLATO] says:

      VIP=KORRAK SUNIT,SHIIT or TOURKOTSAMIS ,te gjithe keta me miliona[te gjakosura] porse kokepalare e era veze a djath i prishur perzier me arome [sipas deshmise se arabes sexoskllave te ISIS vleresuar me NOBEL, mbi eren e nje arapi dhunues].
      keta jane VIP-at muslimon brothers………

    2. Gallate says:

      Shoku moderatopr!
      I censuron komentet kritike per Ramen se keni interesa personale e jo kombetare!
      Nuk keni probleme me sharjet nga nena e gruaja qe i bejne Rames,por me shume keni frike nga kritrikat konkrete qe i9 behen atij dhe qe jane bindese!
      Rama sot eshte me I FORTI se te gjithe,qe nuk pyet as per PARTINE E TIJ PRIVATE dhe as per qeverine e tij po PRIVATE!
      Ai eshte super DIKTATOR ,shume here me teper se Enver Hoxha!

  1. kanina says:

    Shkrim i persosur dhe per fat te keq realist qe shpreh sakte se si eshte kthyer Atdheu ne nevojtore morale….

    1. XheJ eN Bi says:

      Kolec Dega….
      E lexove po nuk kuptove gjë.Të ta shpegojë me një barcalet që qarkullonte nga fundi i vitit 1990 dhe fillimi i 1091.Dy gra po bisedonin te hyrja e pallatit.Njëra i thotë tjetrës ,djali im është afarist i madh. Po ,me se miret djali yt ? E pyet tjetra.
      Shet fara në stadjum.U përgjigj gruaja.
      Edhe ky shkrim këtë kuptim ka se VIP nuk mund të jenë kriminelët,hajdutët,prostitutat sado para të kenë.

  2. Kalec Dega says:

    Per aq pak sa lexova, ky thote qe “VIPAT” jane shkaktare te Shqiperize Albanistaneze? Apo me VIPA nenkupton Saliun, Edin, Tualetin,Meten,Bashen etj, qe “Vetingu” eshte e vetmja menyre qe Shqiperia do shpetoj?
    Shkrim vari tr…n…

    1. dondu says:

      Edhe ti je VIP Kalec, s’e dinje por ja qe je.

    2. mirel says:

      Edhe une ate mendova i nderuar Kalec.
      Thashe mos e kish fjalen per Ramen, Bashen, Meten, Berishen, Ahmeten, Xhafen, Gjiknurin, Pollon..nuk mbaron lista e vipave.
      Po keta paskan nisur lufte me pulat.
      Po e bejne si xha Sulua: Pulave u ka hije te kakarisin vetem ne kotec.
      Ne presim Vetting per politikanet, shtetin dhe gjyqesorin, por paska nisur Vettingu i femrave kengetare.
      Cudite shqiptare nuk kane fund.
      Korrupsioni dhe krimi kane kapur vendin per gryke, ndersa keta ne vend qe te mundohen te lirojne fytin dhe te marrin fryme, perpelisin duart per te vrare ndonje mize qe fluturon verdalle.

  3. petriti says:

    Shkrim mjaft i mire.Pervec te tjerave duhet cilesuar se domethenia e VIP( person shume i rendesishem),ne Shqiperi eshte zhvleresuar shume si pasoje e inflacionit ka shume vip-sa dhe shume pak VIP-a.

  4. Klea says:

    Deri diku i sakte je. Po te mos ishe i njeanshem socjalist do beheshe me i besueshem.

    1. Zigur Q(K)arri says:

      Ca socilalisti thua moj debile ky eshte arratisur ne kohe te diktatures dhe ka nje jete te tere qe jeton ne athine.

  5. Saimir says:

    Problemet e shqiptareve jane e do te jene se shum sim boleve ju eshte vendosur qellimisht parashtesa -ish. Ne gjuhen e histori do te thote qe eshte fallsifikuar/ ndryshuar historia dhe per pasoje edhe realiteti. Ndersa nje ngjarje historike/politike me e rendesishme se levizja studentore disa miljona here sic eshte marveshja e katovices eshte fshire/ shuar me keq se politikani/ dipllomati Baleta. Kaq mjafton per te pershkruar/ parashikuar realitetin e ketije kombi. Flm

  6. Moj shqipni e mjera shqipni says:

    Ke absolutisht te drejte. Por ne Shqiperi ne vend qe ti edukijne femijet dhe veten qe mos ti perfillin fare keta lloj speciesh, perkundrazi i lepjne bythen.
    Sigurisht se keto ndodhin ngaqe ministrat dhe e gjithe administrata e larte jane te implikuar ne keto lloj aferash. Prandaj dhe ajo pjese e popullit injorant qe nuk do te punoje i sheh si idhuj, vipsat(idiotet) e shqiperise.

  7. Prizren Vlora says:

    Bravo Kristo!!Artikull shume i goditur dhe i munguar ne mediat shqipetare.Ju inkurajoj qe te vazhdoni me demaskimin e ketij fenomeni qe eshte shumei i demshem per moralin dhe psikiologjine e rinis sone dhe per rrjedhim te te ardhmes se shoqerise shqiptare.Keta “mafioze,rrugac,hajdute dhe prostituta”sic me te drejt i quan,se ashtu jane,duhet te hiqen nga qarkullimi dhe te vihen aty ku u takon,ne birruc me shoket e tjere qe jane atje dhe pastaj le te vendosin me njeri tjetrin kush eshte “VIP” dmth ‘VERY IMORAL PERSON”.

  8. lala says:

    kta po na shkelin me kembe i nderuar krimineli hajduti prostituta..imagjino pas 10 vitesh cfar kulture do ket ky vend me keta vipa qe do jen aristokracia e vendit ,,vend kurvash..silikoni droge vrasjesh buz fryrash byth fryrash.tok e mallkuar njres te mallkuar,autokton qe pronat tokat ja pushtuan ata qe ne vendet e tyre bene krime dhe iken si qen tani jan vipa ..u shofte per 24 ore ky vend bashk edhe une qe sdal te protestoj,,popull legen,,,prandaj jan keta ripa ,,desh te thosha vipa

  9. laluci says:

    kta po na shkelin me kembe i nderuar krimineli hajduti prostituta..imagjino pas 10 vitesh cfar kulture do ket ky vend me keta vipa qe do jen aristokracia e vendit ,,vend kurvash..silikoni droge vrasjesh buz fryrash byth fryrash.tok e mallkuar njres te mallkuar,autokton qe pronat tokat ja pushtuan ata qe ne vendet e tyre bene krime dhe iken si qen tani jan vipa ..u shofte per 24 ore ky vend bashk edhe une qe sdal te protestoj,,popull legen,,,prandaj jan keta ripa ,,desh te thosha vipa

  10. Xhixhi says:

    O Ki¢o ke pasur ndonje kushuri opingar-kepucar ore’ .Un kam pasur , o sa te forta qe mi bente opingat. Oh sa me ka marr malli te vesh 1 pal ???

  11. Ilir says:

    Mjafton vetem titulli dhe jane thene te gjitha.Faleminderit per kete artikull

  12. asd says:

    Ne fakt ceshtja nuk duhet shtruar duke gjykuar midis te “moralshmit” apo te “pamoralshmit”, por midis cfare eshte ne “perputhje me ligjin” dhe cfare eshte ne “kundershtim me te”. Ndertimi i ligjit duhet te jete i moralshem. Zbatimi i ligjit duhet te jete i drejte. Ne rastin e fundit te vrasjeve ne bllok, e rendesishme eshte qe ligji ti dergoje pas hekurave ne menyre proporcionale sipas fajit gjithe pergjegjesit.
    Pas kesaj askujt nuk i plas b…tha se kush vetequhet VIP.

    1. Niku says:

      Mua me vjen gjynah per ate komandon se u detyrua
      Te perdorte armen
      Se per ata te tjeret do ishte mir te ishin vrar te gjith, sidomos ai martinaj

  13. Iliri nga Gjermania says:

    Bravo per Artikullin e persosur.
    Ky eshte Realiteti i VIP-ve tone Shqiptare.

  14. Plaku i mocem says:

    NJe shkrim qe duhet ta kete ne tavoline perdite,cdo zyrtar i Policia se shtetit qe nga Drejtori deri tek polici i thjeshte ,policia tatimore.shishi-i,ministri dhe zv ministrat e brendshem.Drejtori edhe kryeministri.Z.Kristo ka shkruar nje pamflet te vertet qe te ben te mendohesh:Ku ishin dhe nga na erdhen ky fare mileti?Te gjitha qeverite kane pergjegjesi,te gjitha ju kane bere sehir te forteve.perfshi dhe qeverine e sotme.Mendoj se ky fenomeni i te forteve dhe VIP-ave nuk eshte fenomen kapiatlist,une jetoj ne nje vend kapitalist, ky eshte fenomen shqiptar!Prandaj te gjithe ata qe paguhen nga taksat e shqiptareve duhet te mendohen e t’i japin zgjidhje.Keta fare tipash spekullojne me te ashtuquajturat “Liri dhe te drejta te njeriut” ne favor vetem te tyre.Por cdo ‘”forte” shkel mbi lirite dhe te drejtat e dikujt tjeter.Atehere natyrshem lind pyetja:Po Shteti?Cfare ben Shteti?Eshte Shteti dhe vetem Shteti,dhe une me Shtet per kete problem quaj Policine e Shtetit, qe i mbron lirite dhe te drejtat e qytetareve per te gjithe qytetaret e pambrojtur qe nuk e duan dhunen.Nga kush pritet te mbrohen keto te drejta?Nga Fronti Demokratik?Nga organizata e Rinse?nga ajo e Pionerit?Nga Bashkimet Profesionale?Nga organizata e Gruas?Komiteti Partise? Jo-Keto iken,ka mbetur vetem Policia e Shtetit.Dikush duhet te mendoje per kete fenomen thjesht shqiptar,per te zbuluar rrenjet e per te percaktuar masat per zhdukjen e ketij fenomeni.A mos ka ardhe koha qe keta te fortet t’u gjendet “ilaci”.Historia e zhvillimit botror njeh shume forma kunder dhunes se “te forteve”

  15. @ says:

    Mos e kerkoni shkakun tek VIP-at e rrugeve, por tek ata te zyrave me te larta te shtetit dhe te politikes …
    Ata qe permend autori i shkrimit jane si cironka perpara peshkaqeneve te medhej, po te medhej fare…

  16. Nik says:

    Shqipèria ka problemin mè urgjent nè europè sotè,duhet njè psikolog çdo 10 qytetar dhe psikiatèr sepse vendi u shkatèrrua moralmente dhe ekonomikisht me piramidat financiare tè Berishès nè 1997 èn , u shpèrfytyruan njerèzit nga çdo pikpamje.Besoj se kthimi i sistemit nè 1990 èn nè shqipèri u mbyllèn fabrika,institucione,akademi ushtarake,njerèz qè mbeteèn pa punè pa shkollè gotitja ishte tepèr e fortè dhe krijoj boshllèqe nè trurin e shqipove sepse shteti dhe politika i la nè harres dhe rezultatet i shikojm çdo ditè sepse armèt e 97 ès janè falas nè mbar vendin dhe depresioni kryen punèn e vetè.Ju pèrmendèni vipat,kètu kemi amerikèn e viteve 1920/30 tè me al kaponen ,besoj se me njè prokurori, polici , gjykat e politik tè ndèrgjegjèsuar dhe mbasi kanè kryer vetingun atèhere fillohet e pastrohet vendi nga vipat plehra .

  17. LAVDERIM says:

    Shqiperine e njollosen KAPITALISTET Klani me PD-ne dhe SHOKET E TIJ… NXJERIN PEDERASTE PEDOFILE PROSTITUTA NE TELEVIZOR…..NA FLLIQEN RACEN E PASTER ARIANE…dhe keta minj qe dolen mbas 1991

  18. Bashkevuajtesi says:

    Nuk e di se çfar lidhje ke me Zharkallinjte, qe kane jetuar ne Grabjan te Lushnjes, por respekte per ty dhe per ata. Shkrim shume i sakte.

  19. mirel says:

    Paska mbledhur turmen e cyrykeve Kristo. Bravo
    Na thuaj ca fjale per ata qe bejne ligje te posacme per te vjedhur pasurite publike, per ata qe shesin detin per te arritur kredo personale politike, per ata qe bejne koncesione dhe prishin lumenje, jete njerezish, per ata qe marrin leke per rruge te paguara mga taxat e popullit, per ata qe e falin shtetin te PPPte dhe kerkojne kuponin tatimor te shitesi i qepeve. (Ata qe shesin fiq qellojne me fat ndonjehere).
    Na thuaj pak si qeveria i shkurton taxat me 8%per supermilioneret, duke i shkurtuar buxhetit te shtetit dhjetera miliona dollare, dhe nga ana tjeter shtrengon te varferit dhe ata qe mezi mbahen ne kembe te paguajne taxa.
    I ke pare ata te policise si vene, si qente per kocka. Ky eshte shteti i Vipave o Kristo.
    Mos u merr me cupelinat se dukesh dhe burre ne moshe.
    Ik pi ndonje kafe me gruan dhe bej ndonje muhabet qe te ka hije. Ose dil me shoke dhe diskuto se si tradheton politika Shqiperine dhe se si i ka hequr cdo shprese rinise se mund te ndertojne nje jete normale ne Shqiperi.
    Se burrat qe merren me grate jane burra kurva.

  20. Lab says:

    Artikull pergjysem,je marre vetem me VIP te Opozites,
    Ke harruar te merresh me VIP e Pozites.
    Edhe ti qenke si ato femrat e zhveshura qe shiten me para.
    Kur te merresh me kete fenomen te ndyre te te dy aneve,
    athere do te shoh si ate femr3n e fresket ne interviste ne fillim te 90.

  21. K.P. says:

    Shkrim deri diku objektiv! Te ashtuquajturit VIP (pavaresisht vendit, ne te cilin ndodhen) paraqesin pjesen e dukshme/zhurmshme te paraziteve, qe hane ne kurriz te popullit!
    Vetem se: po ne c`bejme? Pergjegjesine ne rradhe te pare duhet ta mbajme ne! Po, se ne lexojme, shikojme dhe komentojme se c`bejne parazitet e zhurmshem! Reagimi duhet te ishte nje tjeter: Larje hesapesh me parazite te zhurmshem e te dukshem; por edhe me “malin qe s`bezan”, “qe nga Shkodra, deri ne Vlore”! Vetem keshtu, dinjiteti i popullit mund te rivendoset nga ai vete, i cili he per he eshte turme pa koke. Por kjo gjendje nuk duhet te qendroje e tille!
    Pra, fajin e kemi vete dhe nuk na e kane parazitet!

  22. H says:

    Në gjithë boten mund te gjesh maskarenj të pasur . Ne shqipëri të gjithë të pasurit janë maskarej, korruptuar , drogaxhi, kurva rangu apo surrogato. Problemi qendron tek masiviteti i ndyresirava jo tek të pasurit se ata do jene gjithmone.Ky masivitet funderrinash na bën ta urrejmë shqipërine. Pasuria që nuk i dihet burimi, është pasuri e pisët, pa përjashtim. Edhe pse në shqipëri askush nuk pyet se je biznesmene semafori.

  23. Lumi says:

    Nuk e ke keq, po humbim sensin njerezor. Keta te quajturit VIP-a jane kalimtar qe shuhen e harroen po aq shpejt sa shfaqen. Morali per shoqerine eshte I rendesishme, ne po e humbim dhe cdo gje e spjegojme dhe shijojme permes paras. Kur u bie bytha ne uji ketyre VIP- ave pa mend, atehere kuptojne nevojen e perkrahjes dhe njerezillekut. E ka provuar historia se njerezilleku dhe drejtesia vlejne ne cdo kohe dhe per cdo vend te botes.

  24. katarakti says:

    Ne Amerike para 100 vjetesh qarkullonte nje shprehje:”Dikur e quanin bandit, sot e quajne biznesmen”. Me nje fjale i dashur Zharkalliu ky stan kete bulmet ka. Eshte sistemi qe i nxit dhe i ben te shpalosen keto dukurI. Disa ketu te kane marre shume inat se perse nuk ke shkruajtur kunder politikes, por merresh me gangsteret dhe laviret e skenes dhe medias! Ta kerkojne ty ta besh kete gje, se vete nuk jane te zote te lidhin dy rrjeshta. por ama nga ana tjeter jane te paret per te share! Injoroji. Pamfleti yt ishte sa i bukur aq edhe realist. Pergezime dhe falenderime.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje