Marka e njohur Shell hyn në Shqipëri: Sillet nga kompania e miliarderit grek

16 Tetor 2018, 21:35Ekonomia TEMA

Marka globale Shell së shpejti do të jetë e pranishme në tregun shqiptar të karburanteve. Burime nga tregu bëjnë të ditur se Shell do të sillet në Shqipëri nga kompania greke Coral S.A, që zotëron të drejtën e përdorimit të kësaj marke edhe për Greqinë dhe Serbinë.

Në Greqi, Coral ka rreth 800 pika karburanti me markën Shell dhe mban afërsisht 20% të tregut. Coral është pjesë e gjigandit grek të energjisë, Motor Oil Hellas.

Aksioner kontrollues në këtë shoqëri është miliarderi grek, Vardis Vardinogiannis, me mbi 57% të kuotave, ndërsa pjesa e mbetur e aksioneve janë të listuara në Bursat e Athinës dhe Londrës.

Hyrja e Shell, përmes grekëve të Coral, pritet të rrisë konkurrencën në tregun e karburanteve në Shqipëri. Volumi i tregut vlerësohet në rreth 1 miliard euro në vit dhe, sidomos në nivel shumice, ka tiparet e një oligopoli.

Tregu dominohet nga kompania Kastrati, që qarkullon mbi 500 milionë euro në vit, si edhe pak kompani të tjera, si Elda Petrol, Genklaudis, Alpet dhe Bolv Oil.

Shell do të vijë në Shqipëri pak muaj pas daljes nga tregu të një tjetër marke të njohur globale, Gulf. Gulf u soll në Shqipëri nga një grup biznesi gjeorgjian, i kontrolluar nga një prej ish-ministrave të rëndësishëm të qeverisjes së Mikhail Saakashvilit.

Por, kjo kompani u largua në fillim të këtij viti, duke i mbyllur papritur të gjitha pikat. Pak ditë para largimit, kompania u përfshi edhe në një skemë mashtrimi, në bashkëpunim me disa partnerë shqiptarë, përmes shitjes së tollonave me çmim të ulët.(SCAN)

20 komente në “Marka e njohur Shell hyn në Shqipëri: Sillet nga kompania e miliarderit grek”

  1. jimmy says:

    Po filloi me leshu tollona futjani vrapit.

  2. Ben says:

    Shell-i do ule gje çmimet?Le te vije Shelli dhe nona Shell-it,kujt i plasi.Problemi eshte çmimi tek ne.

  3. Anonimi says:

    Do Zoti e vjen se na jane bere mekaniket pjese e familjes.Shpresoj te ruaje standartet qe ka ne greqi…utupi?! Mbaje jo

  4. kalciani says:

    Nuk ma priste mendja se nuk e dini qe ne greqisht ajo V eshte B dhe emri i vertet i biznesmenit eshte emer shqiptar, sepse edhe ky vete eshte shqipo i lashet dhe quhet Bardho/s Bardhyli/janis.Greket e mencem i shtojne nga nje s nga pas,ose i futin pas shtesat janis,dhe i bejne puro grek.
    Kjo tregon se niveli juaj ne te shkruarat on line, vazhdone te ngelet cmendurisht poshte nivelit intelektual te komentuesve ne pergjithesi.
    Me keqardhje, dashuri dhe qetesi.

    1. anglezi says:

      dmth po te mos dish greqisht do te thote qe je cmendurisht posht nivelit intelektual te komentuesve … ?!?!

  5. Thanasi qe ta plasi says:

    Pjesa me e madhe e cmimit te karburantit eshte taksat qe aplikon shteti. Me ardhjen e Ramutit ne pushtet kjo takse u rrit me 27 leke te reja.

    1. Llanua says:

      Me respekt per m…in. po e krahasove me Ramen e ke ofenduar m…in.

  6. Vk says:

    Gjynaf, hiku dhe shelli per lesh

  7. Doni says:

    Te futet ShELL ne shqiperi eshte nje hap shume pozitiv dhe per me shume akoma , Vardidogianis eshte nje emer i madh qe e fut ne shqiperi, bravo

  8. Aleksander Thana says:

    Ne ardhte ne Shqiperi, ky duhet t’ i tregoje babales pse e ka emrin Bardhis Bardhojanis.

  9. Martini says:

    Me ne fund nje lajme brilant po te realizohet te vije se mbase shpetojme nga terroristet shqiptare te karburanteve te tipit KASTRATI te cilet megjithe denglat e qeverise enuke na shkateruan mjetet dhe shendetin duke shitur vaguri primar ne vend te karburantit normar.INSHALLA.

  10. Daku says:

    O Thanasi , qe ta plaste Rama ty. Po si qeka pjesa me e madhe e cmimit te naftes taksa ? Cmimi eshte 180 leke/litri , taksa 27 leke sic thua ti . Sdel llogaria .
    A po dhe qe je nje idiot ne matematike , Rama e ka fajin.

    1. Moni says:

      Taksat totale per liter ne Shqiperi shkojne diku tek 97 leke, sepse aty futen: akciza, TVSH, taksa e qarkullimit taksa e karbonit, taksa e skanimit dhe markimit. Thanasi flet per 27 me teper jo per 27 leke taksa ne total. 27 leke eshte taksa e qarkullimit qe ne menyre absurde u fut dhe tek nafta, nderkohe qe e paguajme dhe ne menyra te tjera.

    2. Thanasi qe ta plasi says:

      O idiot taksa eshte 97 leke. Une po te them qe kur erdhi Ramuti u shtue edhe me 27 leke. Rroga qe te jep Ramuti ta ka pjerdhur trurin fare o qyqar.

  11. Lani says:

    Mos harroni se shelli nuk ul çmimet. Sepse eshte kompani qe cilesine e naftes e ka top fare keshtu qe mos pritni ulje çmimesh..te pakten do kemi naften me cilesi nr 1 …cfar kompani nafte jane ne shqiperi sot jane skandal nafta uje plus qe te vjedhin ne kilet maskarenjt

  12. gloria says:

    Do Zoti qe kompani te sjelli te ne karburant me cilesi si ne Greqi sepse keta vampiret qe operojne te ne jane hajdut e maskarenj duke shitur karburani me cesine me te keqe dhe cmimin me te larte ne rajon. Urime SHELL…….

  13. Klea says:

    Naften e kontrollon nje grup mafjoz shume i rrezikshem. Rama e di dhe zbeza se merr shellat ne darke.

  14. Pellazgos says:

    Zoti kalciani,po shkruaj “shqip” a te marte e mira,cjane keto fjale te huaja qe ke perdorur si puna e Shellit.
    Nuk ma priste mendja thua.
    Nuk eshte None
    Prit eshte Perimeno,
    Mendje eshte mind anglisht
    Bisnezmen eshte bisnesmen,
    Eshte eshte este latinisht.
    Emer eshte Onoma,Name,Nome.
    Nga pas eshte piso greqisht
    Niveli juaj online
    Cila nga keto jane “shqipetare?
    Nivel?
    Juaj qe eshte Your.
    Open your door,hape deren tuaj.
    Puro este pure.
    Intelektuale este intelect.
    Komentus este coment.
    Keqardhje,keq este kakos.
    Dashuri este Adhurim,adore.
    Ose gjithe bota i ka marre keto fjale nga glua, glossa qe eshte bere gjuha e “perendive” myslimane,ose e kupton (kapito) ty kengen (kantare) .
    O te shkretete kollo-njare,shkuan per lesh dhe hengren (hanger) ka,,,,,,,,,,,,r.

    1. Mos shkruaj percart arapi mou dhe mos u acaro kur e di edhe vete qe shkruajtesi me lart ka te drejte per emrin e “grekut” bisnezmen qe eshte emer shqiptare prandaj me i qete se mos na dhjesesh nga goja nga mllefi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje