Mbyllja e basteve, Rama: 700 milionë euro shkojnë për konsumin familjar. Ja sa i rrisim pagat për mjekët, infermierët, mësuesit e ushtarakët

17 Tetor 2018, 16:30Politika TEMA

“Me ndalimin e basteve kalkulojmë një mesatare prej 700 milionë euro që shkojnë nga llumi dhe lumi i basteve, në konsumin racional të familjeve”, – deklaroi Kryeministri Edi Rama, në mbledhjen e Këshillit Ekonomik Kombëtar.

Duke folur për iniciativën e fundit të qeverisë për mbylljen e basteve, Rama tha në vijim se “kështu që do të ketë shumë më tepër kapacitet për konsumin familjar dhe do shikoni dhe ju përfitimin tuaj në këtë aspekt, por në radhë të parë është përfitimi i grave, i nënave dhe prindërve”.

Ai shtoi se përfitues janë dhe kategori të tjera, si të sëmurët nga obsesioni i paracaktimit të fatit.

“Dhe sigurisht është një kontribut i drejtpërdrejtë për shërimin e të sëmurëve nga obsesioni i paracaktimit të fatit”, – tha ai.

Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi Këshillin Ekonomik Kombëtar, ka deklaruar se duke filluar nga 1 prilli në shëndetësi, arsim dhe në mbrojtje do të ketë rritje të pagave.

Ai tha se buxheti i vitit të ardhshëm do të jetë më i lartë se vitet e tjera, ndërsa theksoi faktin se kjo do të ndikojë në krijimin e një peshë të re sociale më aktive në shoqërinë shqiptare.

Shefi i qeverisë u shpreh se nga data 1 prill e vitit të ardhshëm do të rriten pagat për mësuesit 7%, infermierët 10% dhe ushtarakët 5-7%.

“Buxheti i 2019 është i gjashti që do aprovohet me propozim të qeverisë socialiste, kujtoj se në buxhetin e parë kishim detyrimin të përballeshim me shlyerjen e një stoku të konsiderueshëm borxhi të papaguar të qeverisë së mëparshme dhe kërcënimin e një kolapsi.

 Ky do të jetë buxheti më i madh. Këtë vit do të hyjë për herë të parë ceku i bebes. Dua të sqaroj edhe njëherë nëse janë binjakë apo trinjakë.

Për të gjitha rastet e binjakëve të dy marrin si të dytë dhe trinjakët si të tretë. Kështu që me jetë të gjatë dhe forca.

 Do të bëjmë edhe një rritje tjetër duke nisur nga 1 prilli, të gjitha kategoritë, qëllon një ditë përrallash, por për ne ka qëlluar që kemi pasur disa zhvillime pozitive, kështu ka qenë për rritjen e pagave. 

Për mjekët, infermierët, mësuesit dhe ushtarakët.  

Në shëndetësi do të kemi rritjen më të lartë, 10%, në arsim 7%, janë 4560 mjekë dhe 13765 infermierë dhe 35 mijë arsimtarë që do të përfitojnë këtë rritje.

 Do të kemi një rritje edhe për ushtarakët.

Buxheti i ri do të mbështesë një numër politikash të reja. Ka një hap për financimin e projektit të diasporës. Presim avancimin me kodin zgjedhor për sanksionimin e votës së emigrantëve.

 Investimet në infrastrukturë janë gjysmë miliard, rrugë kombëtare, ujësjellësa dhe rehabilitimin e rrjetit. Rindërtim të të gjithë rrjetit të qendrave shëndetësore, që do të jenë 100 për vitin tjetër dhe projekte të reja për spitale”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje