“Fali o Zot se nuk dijnë çfarë bajnë”, si e vranë komunistët priftin gjerman (dhe amaneti i fundit që la në Shqipëri)

20 Tetor 2018, 13:25Dossier TEMA

Me 18 korrik 1946, që pa u gdhirë, në orën 5 të mëngjesit, u dëgjuan britmat e forta të automatikut, që në atë periudhë ishin bërë për ne sinjali i zhdukjes së njerëzve të pafajshëm, sinjale të shpeshta që kishin filluar kohët e fundit të na zgjonin me ndjenjën e tmerrit, por dhe me atë të dhimbjes. Ashtu me një frymë dolëm nga shtëpitë tona për në pikën e takimit me shokë duke vrapuar drejt varrezave katolike, pranë zallit të lumit Kir…

Nga Gjovalin Lazri

Në një shkrim të kohës mësojmë se forcat e shpëtimit kombëtar, që jetonin ende në male, i afruan atij të gjitha mundësit e shpëtimit, por ai nuk pranoi të largohet, duke u thënë: “Nuk kam arsye për t’u larguar. Jam krejt jashtë politikës, dhe më e rëndësishmja është që në këto momente kam një mision fetar tepër të lartë që dua ta kryej me përkushtimin ma të madh. Ky njeri që kam pranë është një nga njerëzit e mi më të dashur. Siç e shikoni, ai akoma s’e ka lëshuar frymën e fundit. Kurrë dhe në asnjë mënyrë nuk mund ta braktis. Pastaj kam dhe arsye të tjera edhe më të mëdha. Dijeni se unë jam edhe shqiptar. Këtu nuk kam ardhur si politikan, nuk jam as ushtar, as pushtues, por jam meshtar, dhe po të jetë se duhet të vdes, dua të vdes si meshtar”. Dhe, ashtu i rrethuar, vazhdoi deri në fund punën e tij me të plagosurin duke i bërë shërbimet dhe nderimet e fundit ashtu si i lyp besimi katolik. Me një qetësi të admirueshme dhe deri në fund krenar, nuk ngurroi t’i drejtohej ushtarakëve të sigurimit të shtetit duke u thënë ballë për ballë: “Eni e më merrni, këtu jam, nuk keni përse të organizoheni për kapjen time, siç e shikoni jam dhe i paarmatosur”. Në mënyrën më të egër e me natyrën e tyre të rebeluar, e tërhoqën zvarrë drejt burgjeve të tmerrshme, ku për gjashtë muaj e pritën torturat më çnjerëzore që mund t’i bëhen një njeriu. Pas gjashtë muajve, në kinema “Rozafat” të qytetit të Shkodrës vendosën t’i bëjnë gjyqin. Një gjyq sa për ta turpëruar, diskredituar e për t’i komunikuar dënimin me vdekje, sepse pastërtia e figurës morale e politike e këtij prifti shembullor, s’kishte të bënte fare me ngjyrat e politikës komuniste apo të tradhtisë, siç e sajoi sistemi komunist. Në gjyq mbajti një qëndrim burrëror. Në mënyrën më solemne, duke ua përsëritur në sy komunistëve fjalët që ua kishte thënë para gjashtë muajve në momentin e arrestimit, ai shtoi edhe këto:

“Unë vërtetë jam gjerman, por Shqipërinë e kam Atdheun tim të dytë. Kam ardhur në Shqipëri si meshtar, kam vepruar si meshtar, e dua të vdes si meshtar. Si një qytetar i ndershëm e kam deklaruar dhe e deklaroj përsëri karakterin nazist të kësaj lufte të padrejtë, edhe duke mos qenë kurrë politikan”.

Megjithatë, xhelatët e kishin fiksuar dhe regjistruar me kohë dënimin e tij. Kur gjykatësi i dha dënimin me vdekje, me pushkatim, sipas një zakoni formal të asaj kohe, do t’i kërkonte dëshirën e tij të fundit. Dom Alfonsi me një ndjenjë të thellë shpirtërore përgjigjet:

“Kërkesa ime e fundit është që të m’i lejoni fëmijët e mi të dalin nesër në rrugë, që t’i shikoj për herë të fundit”.

Për çudi ky premtim u mbajt. Por doli më vonë se edhe ky premtim e kishte hilen mbrapa. Ishte mundësia e përgjimit dhe e pëshpëritjeve të njerëzve të ligj, se kush do të dilte në atë takim, por falë asaj që ne ishim të vegjël, gjithçka kaloi pa rrezik. Të nesërmen e asaj dite, në kohën që do bëhej seanca e fundit, gjatë rrugës për në gjyq, me bekimin e prindërve tanë dolëm në vendin e caktuar, para “Kafes së Madhe”, ku do t’u përshëndetnim për herë të fundit me Mësuesin tonë të paharruar. Ishte vërtetë një takim emocional. Shikimi i parë në ato momente të shkurtra në sytë e të dy palëve kishte brenda një domethënie shumë të madhe, kishte brenda një mal me mbresa e kujtime nga më të bukurat, por mbi të gjitha kishte mallin, dhimbjen, e dëshirën për të folur, kënaqësinë për t’u përqafuar, por që të gjitha u shkrinë brenda pak sekondash duke na lënë ashtu të ngrirë dhe të hutuar pa qenë në gjendje ta hapnim gojën, qoftë edhe për një fjalë të vetme. Një shtangie të tillë njeriu vërtetë rrallë e provon në jetë.

Ashtu me sy të përlotur e kaluam edhe këtë moment të vështirë, por të paharrueshëm, kur po ndaheshim përfundimisht nga njeriu më i dashur që kishim fituar në jetë. Një ditë më vonë, me 18 korrik 1946, që pa u gdhirë, në orën 5 të mëngjesit, u dëgjuan britmat e forta të automatikut, që në atë periudhë ishin bërë për ne sinjali i zhdukjes së njerëzve të pafajshëm, sinjale të shpeshta që kishin filluar kohët e fundit të na zgjonin me ndjenjën e tmerrit, por dhe me atë të dhimbjes. Ashtu me një frymë dolëm nga shtëpitë tona për në pikën e takimit me shokë duke vrapuar drejt varrezave katolike, pranë zallit të lumit Kir (në atë kohë lejohej pamja e të pushkatuarve). Një pamje e llahtarshme. Katër burra, katër atdhetarë, katër të pafajshëm, katër shpirtra që akoma janë në kërkim të mirënjohjes njerëzore: Dom Alfons Tracki, Kol Ashiku, Nikoll Preng Dodaj, dhe Kel Abati, janë tani pa jetë. Pamje më të dhimbshme nuk mund të shikonte njeriu. Prifti ynë edhe vdekjen e kishte zgjedhur në mënyrë të atillë që të ishte sa ma afër botës së tij shpirtërore, në krahët e Zotit, ashtu i gjunjëzuar në lutjet e fundit, me duar të puthitura ku kishte shtrënguar uratat, me ballë të çarë nga plumbat, nga kullonte akoma gjak, një skenë rrenqethëse kjo që u filmua në memorien dhe në shpirtin tonë për të mos u çregjistruar kurrë më. Në heshtje varri, ashtu të mpirë, qëndruam për disa minuta dhe lotët na rridhnin çurg në fytyrë. Ashtu të topitur siç ishim, sytë na u kryqëzuan me një fytyrë të zbehtë dhe të panjohur, nga i cili doli një zë i këputur sikur të dilte nga fundi i dheut, një zë i mekur por që mbante brenda një dhimbje të madhe. Njeriu si hije në mes të asaj heshtje, me një emocion të thellë, befas lëshoi bekimin:

“Dritë ju baftë shpirti, pushofshi në paqe”.

Të këputur e të vrarë shpirtërisht, me një botë të brendshme të rënduar sa më s’bëhet, u kthyem për në shtëpitë tona. Për një kohë të gjatë e jetuam mendërisht dhe shpirtërisht këtë humbje sa të dhimbshme aq edhe të pa drejtë, humbjen e këtij njeriu të rrallë, i cili gjatë gjithë jetës mendoi dhe veproi vetëm për të bërë mirë. Nga shkrimet e mëvonshme, si dhe nga njerëz që kanë dëshmuar këtë akt makabër, do të kemi të regjistruara fjalët e fundit të Dom Alfonsit:

“Rroftë Krishti Mbret” , dhe “Fali o Zot se nuk dijnë çfarë bajnë” .

Sigurisht që atë ditë nuk mund ta bënim asgjë, por pas disa ditësh me një grup shokësh, me mundësitë që kishim, mblodhëm një tufë lule e ashtu pa ra në sy, i vumë në atë vend ku menduam se preheshin eshtrat e Dom Alfonsit, por koha tregoi se ato eshtra kishin humbur përgjithnjë, për të mos u gjetur më kurrë. Rrjedha e lumit Kir i kishte përcjellur përgjatë fshatrave Bardhej e Rrencë së bashku me shumë fatkeq të tjerë, duke shpërndarë kudo tmerrin e krimit, por edhe ndjenjën e dhimbjes dhe të pafajësisë njerëzore. P.S. A duhet vepruar sa nuk është vonë, që një nga institucionet kulturore lokale të mbajë emrin e këtij personaliteti të shquar?

 

13 komente në ““Fali o Zot se nuk dijnë çfarë bajnë”, si e vranë komunistët priftin gjerman (dhe amaneti i fundit që la në Shqipëri)”

  1. WOW says:

    Ish violinçelisti, ish zev/drejtori i Liceut artistik Jordan Misja, ne kohen e komunizmit na qenka bere analist, rrefimtar e shkrimtar kellire!
    Pse kellire?
    Te gjallet me te gjallet, te vdekurit me te vdekurit.
    Ne ditet e sotme ka shume tragjedi humane neper konfliktet rajonale neper bote, pra vriten me qindra mijra njerez te pafajshem, sot jo per fajin e komunisteve, po per fajin e imperializmit amerikan, francez, rus, apo anglez, te cilet ne 20 vjeçarin e fundit kane mbi ndergjegje miliona viktima te pafajshme.
    Jo, atyre nuk ju kercet fare per ato miliona viktima, sepse patrolio vlen me teper se sa jeta.
    Po si eshte e mundur qe shkrimtaret apo analistet kellira nuk ndihen fare per keto krime te tmershme te demokracise se sotme, po evokojne raste aty, ketu per te demaskuar regjimin komunist tash i vdekur ka’ here?
    Si ka mundesi qe me te njejtet sy, llogjike e ndjenja dy ngjarje te njejta te interpretohen diametralisht ndryshe?
    Nese ate kapelan nazist pas luftes do ta kishin ekzekutuar Ebrejte, siç kane ndjekur, rrembyer e ekzekutuar me qindra naziste te fshehur ne çdo cep te botes, per keta kellira do te kishte qene nje akt i drejte, po meqene se eshte ekzekutuar nga komunistet qe nuk ekzistojne me, atehere konsiderohet nje krim i rregjimit.
    Sot per krimet e ekzagjeruara te Israelit qe, ne disa raste shkojne shume afer me stilin e perdorur nga ish xhelatet e tyre, keta kellira nuk flasin, sepse kane frike, po ashtu siç kishin frike ne kohen e regjimit te Hoxhes edhe pse kishen zene poste te mira.
    Keta kellira jane fara me e rrezikshme per nje shoqeri njerezore te lire e ne zhvillim, sepse per te arritur synimet e tyre, tentojne qe ta mbajne perhere e vetem me koken pas, duke edhe ndryshuar realitetin e dikurshem dhe duke u bere keshtu ndihmes te rregjimeve te kohes.

  2. Na myten karnat says:

    E vrane komunistet! Po e kthejn historine permbys. Ne gjithe Europen jane bere gjyqe kunder bashkepunetoreve. Dhe gjyqet i ben fituesi…
    Si veshtire nje prift gjerman mos kete bashkepunuar me nazistet dhe po te kishte qene ne France ket kishin per ta vra ne mes te rruges, pa gjyq.

  3. O.Pamuk: muslimonet shqipfoles jane identiteti i Turqise ne Shqiperi , Evrope e me gjere..........'' says:

    o Zot,shume e dhimbshme dhe per kete duhet te paguajne gjithe sunitet gjaxore por edhe te tredhurit[atheoi] te sistemit te bithqirit islamik Hoxha qe morren jete njerezish.

  4. Na myten karnat says:

    Ky dhe musteqet i ka si Hitleri mer analist leshi.
    Ke pa ne nji prift me keto lloj musteqesh?! Na trego nji resme.
    Nuk mbulohet dielli me shoshe

    1. zaim zajmi says:

      FËLLIQËSIRË MORALE!

      Debato si njeri, me gjakftohtësi , me arsye, me respekt, me druajtje se mos pohon dicka që fare nuk qëndron.
      Kujt i drejtohesh se të paskan mbytur. Se si mbytesh ti është problem i yti, nuk të përzihemi se c´je duke bërë në dhomë kur je vetë, mbytja yte është qejfi yt.
      Të nderuar të redaksisë!
      Kujdes edhe për emrin dhe seriozitetin e gazetës suaj.
      Vandalizmat mendore nuk përkojnë me lirinë e shtypit, resp, e shprehjes së lirë.
      Me nderime: “Zaim Zajmi”

      1. Baca says:

        Respekt per kommentin i nderuar Zoteri.

  5. breglumasi says:

    Poshte Komunistet! Paskan vrare nje engjell Gjerman! Gjermanet ne luften e dyte boterore kudo ku shkelnin mbillnin lule psh ne Borove. Kane djegur dhe disa (meleona) cifute por edhe kjo nga qe u duhej hiri per plehrimin e tokave bujqesore. Ngrehini nje monument priftit nazist dhe vendoseni aty ku ishte monumenti i 5 djemvet Shkodrane qe e hodhet ne plehra. Turp dhe ata qe botojne shkrime te tilla.

    1. ****** says:

      enver bythua,krahu i djathte i serbise, te gjithe armiq i nxorri, shoket, bashkepuntoret,
      bashkeluftetaret,atdhetaret,kuadrot,intelektualet,prifterijte,hoxhallaret,etj,etj,
      Sic e donin interesat dhe udhezimet Jugosllave,eleminimin e gjithe njerezve te ditur e
      e te shkolluar,nje popull te skllaveruar nen hyqmin e nje homoje perverse,nje aktori
      kamaleon me maske komuniste……..
      Ka shume per belulin

  6. - says:

    Pa dyshim ky prift sherbetor i zotit eshe eliminuar nga sherbetoret e shovinizmi rus ne shqiperi .disa me binde disa pa bindie e quanin veten komuniste ne kohen e bolshewikut Taras.gjermania ishte kaluese ne teritorin tone,Ndersa shovinizmi sllav synonte si te ishte e mundur te zvogelonte teritoret shqiptare.Kjo eshte difernca ndermjet priftit dhe idjotsise komuniste shqiptare ne bashkpunim me klikat shoviniste serve popovic e ko.

    1. zaim zajmi says:

      Qofsh i nderuar, miku anonim!
      Fara e krimit është mbjellë ndër ne dhe me të mburren fëmijët dhe nipërit e shpirtkatranave enveristë.

  7. ELIOT says:

    KOMUNITAT SI NAZISTAT SI FASHISTAT BENE KRIME KOTI SE ISHIN DEBILA … ISHIN KATUNARE QE VETEM DHUNE DHE KRIME DININ TE BENIN … KUR NE FRANCE NE CIVILIZIM SI VRANE GOCAT QE KISHIN LIDHJE ME GJERMANET JO ..I LANE TE LIRA … DISA PER TU HAKMARRUR I PRENE FLOKET POR SI VRANE SI NE SHQIPERI ENVER ZGJEBSI MORRI URDHE NGA TITO PER TE NA PERCARE DHE VRISTE CDO GJE QE LEVIZTE … NJEREZ PA SHKOLLE PA KULTURE PA CIVILIZIM SI NA MYTEN KARNAT … WOW DHE TE TJERE …KETO JANE SHURRAT QE LANE PAS ZGJEBSAT KOMUNISTA ..PRANDAJ EDHE BOTA E CIVILIZUA R JE BERI SHURREN NE KOKE ..ME VITE KETYRE KIMINELAVE KANIBALE ..MERCI

  8. zjarri says:

    Per tradhetaret e armiqte nuk ka meshireFeja eshte ceshtje vetiake shpirterore jo sociale e kombetare

  9. lelegu says:

    Iu prehte ne paqe shpirti ketij njeriu ne radhe te pare shembullor. Por te gjithe e dime se kush e ka dashur Shqiperine eshte vrare si qen. Te jemi te gjithe te bindur se derisa te zhduket me rrenje komunizmi ne Shqiperi ky vend nuk do shohe prosperitet kurre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje