Fibank Albania dhe punonjesit e saj ne mbeshtetje te Qendres Sociale Tirane

20 Tetor 2018, 12:25Ekonomia TEMA
Fibank Albania dhe punonjesit e saj ne mbeshtetje te Qendres Sociale Tirane

Ne Diten Nderkombetare Kunder Varferise, Fibank Albania u angazhua ne nje aktivitet human ne Qendren Sociale Tirane, e sapohapur nga Kryqi i Kuq Shqiptar.

Fibank Albania eshte nga mbeshtetesit e pare te kesaj qendre qe synon të ndihmoje familjet në nevojë, të moshuar të vetmuar dhe fëmijë të cilët janë të përjashtuar për shkak të situatës së tyre sociale ekonomike të vështirë, të papunësisë, të dhunës, të neglizhimit apo të diskriminimit dhe nuk përfitojnë përkujdesjen apo shërbimet e nevojshme.

Punonjesit e Fibank u organizuan me personazhe te njohur te showbizit shqiptar dhe vullnetaret e Kryqit te Kuq, duke ofruar bujarisht sherbimin e tyre per kete pjese kaq vulnerabel te shoqerise.

Nepermjet ketyre iniciativave Fibank Albania synon te rrise ndjenjen e solidaritetit e mbeshtetjes se vazhdueshme ne shoqeri si nga institutionet edhe nga cdo individ i saj! Aktivitetet e Pergjegjesise Sociale të Fibank mbështesin lëvizjet shoqërore që sjellin ndryshime e permiresime në planin afatgjatë, si mentaliteti dhe edukimi për të gjitha gjeneratat pa lene menjane edhe aktet e bamiresise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje