E konfirmon menaxheri, Usain Bolt i ofrohet kontratë profesioniste nga Mariners

21 Tetor 2018, 14:25Sport TEMA

Tetë herë kampioni olimpik i sprintit, Usain Bolt, i është ofruar një kontratë profesionale si futbollist nga skuadra australiane Central Coast Mariners.

Lajmi është konfirmuar nga agjenti i tij Ricky Simms.

32-vjeçari Jamaican, i cili u tërhoq nga atletika në vitin 2017, është në provë me me klubin e A-League.

“Në përgjigje interesit të mediave, po, Usain-it i është ofruar një kontratë”,tha Simms për Fairfax Media.

“Unë nuk dua të bëj ndonjë koment të mëtejshëm në këtë fazë”, shtoi ai.

Bolt shënoi dy gola në debutimin e tij për klubin në një ndeshje miqësore, por nuk ishte i grumbulluar me skuadrën e Mariners për ndeshjen e parë të sezonit të tyre të dielën, të cilën ata barazuan me rezultatinmorën 1-1 me Brisbane Roar.

Bolt, i cili është mbajtësi i rekordeve botërore 100m dhe 200m, i’u ofrua gjithashtu një kontratë dyvjeçare nga kampioni maltez Valletta FC, por që ai e refuzoi këtë ofertë

Bolt më parë është stërvitur dhe me gjigandët gjermanë Borussia Dortmund, Sundoëns të Afrikës së Jugut dhe Stromsgodset të Norvegjisë përpara se të bashkohej me Mariners në gusht. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje