Ekspertët japin alarmin: Buna është kthyer në moçal, të ndërhyhet urgjentisht

21 Tetor 2018, 20:15Sociale TEMA

Këto ditë vjeshte pa reshje shiu kanë dhënë alarmin në Lumin Buna.

Uji është tërhequr dhe lumi i ngjan një moçali.

Banorët, por edhe ekspertët e mjedisin thonë se gjendja është emergjente, pasi atje derdhen edh ujërat e zeza, qe rrezikojnë florën dhe faunën.

Thatësira dhe temperaturat e larta, të pazakonta për stinën e vjeshtës kanë krijuar situatë alarmante në lumin Buna në Shkodër, i cili sot ngjan me një moçal. Edhe më e rëndë paraqitet situata me mbeturinat që kanë dalë në sipërfaqe nga tërheqja e ujit. Si të mos mjaftonte, ujërat e zeza që derdhen në Bunë rrezikojnë seriozisht florën dhe faunën e këtij ekosistemi.

Anne-Sophie Pellier, eksperte ndërkombëtare mjedisore shprehet se gjendja është emergjente..

“ Mjafton një shikim I lirë për të parë se si është situata e mbeturinave në Bunë. Ne jemi duke zbatuar një projekt që ka si qëllim ndryshimin e mënyrës së menaxhimit të këtij ekosistemi dhe ndërgjegjësimin e popullatës për mbrojtjen e tij”, shprehet ajo.

Për sa kohë nuk do ketë një studim të mirëfilltë për shtratin e Bunës dhe një ndërgjegjësim qytetar, jeta e këtij ekosistemi do vijojë të jetë e rrezikuar.(tch)

2 komente në “Ekspertët japin alarmin: Buna është kthyer në moçal, të ndërhyhet urgjentisht”

  1. era! says:

    Shkodranet nuk e kane problen eren e m…. -prandaj ka 30 vjet votojne per muterit.

  2. kasemi says:

    Me projektin kujdes se mos u shpeton ndonje para pa marre, pasi per bunen problemi do te zgjidhet vetem kur te fillojne shirat. E keto nuk i ka ne dore projekti, por zoti, natyra.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje