Operacion për kapjen e Kelmend Balilit në Shkodër

21 Tetor 2018, 18:44Kronika TEMA

Një informacion i marrë në rrugë operative se Kelmend Balili ndodhet në Shkodër, vuri në lëvizje forcat speciale të cilat u nisën nga Tirana drejt qytetit të veriut tre netë më parë.

Rreth 30 trupa nga më të përzgjedhurit të mbështetur nga Policia e Shkodrës, kontrolluan disa lokale në qendër dhe një hotel luksoz. Por nga operacioni nuk pati asnjë rezultat.

Ose informacioni ishte i pasaktë, ose Kelmend Balili kishte mundur të largohej në kohë derisa forcat speciale të Tiranës nisën aksionin, i tha Tv Klan një burim brenda policisë.

Janë kontrolluar edhe pikat kyçe në segmente ku mendohej se lëvizte Balili, por asgjë nuk u arrit. Sipas të njëjtave burime, informacioni i marrë nga policia thoshte se Kelmend Balili ndodhej në Shkodër prej disa ditësh. Aksioni për kapjen e tij u organizua brenda 2 orësh.

Këto janë pamjet e kontrolleve të policisë pikërisht natën kur kërkohej Balili. Në këtë aksion ra rastësisht në pranga një i ri i armatosur. Për njeriun e cilësuar si “Eskobari i Ballkanit” është vendosur edhe një shpërblim prej 5 milionë Lekësh, por deri tani nuk ka asnjë sinjal se ku ndodhet ai.

43-vjeçari prej më shumë se 2 vitesh vijon arratinë, ndërkohë që mbetet një nga personat më të kërkuar në vend. Balili, i akuzuar për trafik ndërkombëtar droge, në kërkim dhe i dënuar në Greqi, i ka shpëtuar të gjitha operacioneve të organizuara nga policia për kapjen e tij.

Pak ditë më parë ishte vetë Kryeministri Rama që kërkoi arrestimin e Balilit duke e konsideruar si një mosarritje të punës së policisë.

3 komente në “Operacion për kapjen e Kelmend Balilit në Shkodër”

  1. Loki says:

    Nuk eshte mos arritje e policise,por difekt me permasa kriminale i qeverise dhe konkretisht i Rames,qe ka nxjerre jashte loje informacionet dhe denoncimet nga qytetaret.
    Nje shtet pa informacion nga te gjithe shtetasit e vet eshte i…VDEKUR!
    Por Rama nuk do qe ta kuptoje kete se keshtu i intereson.

  2. Sedai says:

    Ky operacion dhe dekonspirimi i tij ne media eshte jo vetem turp i madh i drejtuesve te pa afte te tyre,por edhe nxjerrje e sekretit te veprimeve,duke i dhene informacion Balilit se po ndiqet.

  3. Edward Kukan says:

    Ore , tallni bythen ju apo si . Jane vene 5 milion leke shperblim per te kapur lordin e droges !!!!!!
    Neriun me te kerkuar ne Albanistan . Shuma duhet te jete te pakten 500 000 € dhe do e shikoni si do te kapet .
    Duket qe qeverise nuk I intereson ta kape . Kush do te rrezikoje jeten per 5 milion leke te qelbura .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje