Andi Bushati: Qeverisja e Ramës s'prodhon gjë tjetër veçse drejtorë "që do t’i nxijnë faqen"

22 Tetor 2018, 17:13Blog TEMA

Nga Andi Bushati 

Me siguri gjithkush e mban mend fabulën e asaj gjyshes 80 vjeçare nga Berati me emrin tërheqës, Hëna.

Asaj që u bë, për fatin e vet të mirë, aktore e një show propagandistik që Rilindja organizoi menjëherë pas fitores së zgjedhjeve.

Atë grua në moshë e kishin sorrollatur për 5 vite me radhë në zyrat e Aluiznit, duke mos i dhënë legalizimin e shtëpisë.

Ngjarja fitoi bujë sepse ajo u “ngrit me vullnetin e saj” në një takim me Ramën. Skena qe e përgatitur me aq kujdes sa aty ndodhej edhe drejtori lokal, të cilin kryeministri me arrogancë dhe shpërfillje e çoi në këmbë më fjalët “hajde, hajde pak këtu dhe jep llogari”.

Për vazhdimin e fabulës u kujdes makineria gëbelsiane e informimit. Halli i Hëna Cakës u zgjidh të nesërmen. Ndërsa po të njëjtën ditë, publiku u njoftua se e gjithë zyra e Aluiznit në qytetin e gurtë ishte shkrirë, se 15 punonjësit bashkë me drejtorin ishin pushuar në vend nga puna, për faktin e thjeshtë se ata kishin zvarritur për vite një dosje që mund ta zgjidhnin brenda 24 orëve.

Konkluzioni i përrallës ishte i qartë: njerëzit torturohen nga drejtuesit e vegjël lokalë, të korruptuar ose të paaftë, ndërkohë që udhëheqësi i madh gjendej aty për t’i vënë në vend këto padrejtësi.

Kjo fabul m’u kujtua sot, një vit e ca më pas, kur pas arrestimeve të dy ish deputetëve të vendosur tani në zyrat e shtetit, kryeministri tha para grupit të vet parlamentar se disa drejtorë po na nxijnë fytyrën me korrupsion dhe keqmenaxhim.

Ajo përsëritet po njësoj.

Po të shohim kronologjinë e pushtetit të rilindasve, ajo përshkohet që prej fillimit po nga i njëjti justifikim.

Kur ishte ende në opozitë dhe bëri koalicionin e 1 prillit me Ilir Metën, shumë nga kritikët e tij e etiketuan Ramën si tradhëtarin që po kërkonte të vinte në pushtet me atë që e kishte quajtur hajduti me bllok në dorë. Ai atëherë u përgjigj se vesi nuk qëndronte tek njeriu, por tek sistemi.

Katër vite më vonë, në fushatën elektorale të 2017, ai e ndryshoi tezën duke pohuar se sistemi kishte dështuar si pasojë e njerëzve. Kështu u shpik fabula e tepsisë për të cilën luftonin, sa çamët po aq dhe LSI-stët, të cilët turbullonin ujin që nga burimi i qeverisë rridhte i pastër.

Me një gënjeshtër të re, kryeministri u kërkoi shqiptarëve t’i besonin ekskluzivisht timonin dhe pasi e arriti këtë, filloi edhe takimet me popullin ku shkëlqeu rasti i gjyshe Hënës.

Që prej asaj kohe, kur bashkë me të ai shpalli nismën e re që do rregullonte gjithçka: “platformën e qeverisjes online”, asgjë nuk ka ndryshuar.

Sistemi i Ramës, nuk ka dështuar as se ai importoi “hajdutë me bllok në dorë” nga qeverisja e Berishës, as se ai nuk e frenoi dot oreksin e tepsixhinjve në krah të tij dhe as se pse në ingranazhet e veta gëlojnë drejtues të vegjël faqezinj.

Ai prodhon gjithnjë të njëjtat rezultate, sepse ai është projektuar si një makineri në funksion të grabitjes së njëshit.

Askush nga “peshqit e vegjël” nuk ëndërron të bëjë nëpunësin e virtytshëm pasi ka parë atë që ndodh me koncesionet e Check- Up, inceneratorët apo me kullat e Fushës tek teatri. Nëqoftëse krapi qelbet nga koka, ai nuk mund ta ruajë bishtin të painfektuar. Kjo është drama që i ndodhi Fatos Nanos pas shpalli se qe rimartuar me një grua biznesmene. Kjo i ngjau edhe Sali Berishës, pasi u vërtetua se familjarët e tij u kapën me preshë në duar në Gërdec.

Kjo do të vazhdojë t’i ndodhë dhe Ramës. Për mënyrën si ka zgjedhur të qeverisë, ai nuk prodhon dot tjetër veçse drejtorë “që do t’i nxijnë faqen”.

Ai mundi ta shtyjë disa kohë duke treguar përralla me tepsi apo duke organizuar shfaqje me gjyshe të nëpërkëmbura. Por shumë shpejt po rezulton se ai luan rolin e përdhunuesit dhe jo të bamirësit në fabulat që sajon vetë. Sepse, për të përdorur një shprehje që ai e ka për zemër, Rama nuk mund të na tregojë gishtin, kur gishti tregon Hënën. Dhe Shqipëria e tij është e mbushur me raste rilindasish, si ai drejtori beratas që u ndëshkua për Hëna Cakën.(Lapsi.al)

6 komente në “Andi Bushati: Qeverisja e Ramës s’prodhon gjë tjetër veçse drejtorë “që do t’i nxijnë faqen””

  1. Grigor says:

    Po Bushat. Ke shumë te drejtë.
    Do prodhoje drejtore që do to nxijne faqen, dhe gazetare si ty qe do t’i nxijne bythen. Debil.
    Po qysh mor idiot vajte dhe hebgre çorben e prishur te Saliut?

    1. @ says:

      @Grigor
      Pse o Grigor djali, te duket Rama me i kulluar se Jezusi???
      Gjithmone i del ne mbrojtje, si zagari te zotit…
      Te jesh kaq naiv, nuk me besohet…

      1. Grigor says:

        E ke gabim o njeri. Nuk i dal ne mbrojtje Rames. Por ti nuk i lexon komentet e mia.
        Kjo opozite nuk punon te demaskoje korrupsionin e qeverise Rama. Lufton nje lufte te humbur me Babole e me Xhisiela, kur duhet te merret me koncesionet e rrugeve dhe ne shendetesi.
        Folen sa folen me ca sulme personale per ate Beqjan, por tani e kane mbyllur gojen per shendetesine.
        Edhe per Rrugen e Kombit u shua zjarri pa nisur.
        Ndersa Rama ben qejf dhe tallet me te gjithë. Edhe ky koqja Andi çon uje ne mullirin e Rames, duke mbrojtur Saliun.

  2. Zigur Qarri says:

    Sistemin e krijon njeriu,prandaj,eshte dikush fajtore per kete sistem.Dhe per sistemin “rilindas”,qe fabrikon te keqen,eshte fajtor
    Edvin Babalja.Scanimi i karakterit te mashtruesit edvin roma nga Briken Fejzullai.”Ti nuk ke shpifur kurrë, mor plak!-Ti ishe i sinqertë;
    kur nën petkun e piktorit ngjyrosje pa sens mure, me të kuqe gjaku e shkarravisje k*rlliqe me okë, kinse artistikisht.-Ti ishe i sinqertë;
    kur rrihje për vdekje e i nxirrje rrugëve lakuriq nga shtëpia, duke ua flakur rrobat nga ballkoni, femrat të cilave u përbetoheshe se i
    doje.-Ti ishe i sinqertë; kur shaje me libër shtëpie këdo që të dilte përpara, në ditët e tua të zeza, pas netëve të gjata ‘të bardha’…
    përfshirë ata, të cilëve u vinte atëherë e u vjen akoma sot, llapa, erën e jashtëqitjes tënde, për sa shumë të kanë lëpirë bythën.-Ti
    ishe i sinqertë; kur ecje rrugëve me sëpatë në dorë, në versionin ‘Viking’ të Takut t’Lemes.-Ti ishe i sinqertë; kur i quaje mbeturina
    kazani ditën për diell, sepse ajo është ç’ka mendon ti për ata, të cilët pastaj, i shëtit për qoka me avionë e u shkon me detyrim
    nëpër studio, sa herë të duhet të mashtrosh ‘sinqerisht’ sy më sy, barktharët që mbajnë radhën e dixhitalbit.HTi ishe i sinqertë;
    kur i gjuaje me celularë kokës ca bashkëpunëtorëve të tu e kur ua quaje gratë kurva në sy ca të tjerëve, pa marrë mbrapsht atë
    që do kishe merituar, nëse do ishe në tavolinë me burra Shqipërie e jo me gojore partie.-Ti ishe i sinqertë; kur kërcënoje se ishte
    vetëm fillimi dhe gjërat akoma më ‘të bukura’, do t’i shihnim në vazhdim.-Ti ishe i sinqertë:; kur kërkoje ta mbaje i vetëm timonin
    bashkë me kokën e marshit, për të qenë i sigurt që do ta çoje vendin tënd drejt greminës, pa pengesa.-Ti ishe i sinqertë; kur nuk
    le pëllëmbë të këtij vendi pa ua falur shokëve dhe shokëve të shokëve.-Ti ishe i sinqertë; kur i preve në besë shqiptarët, duke
    përdorur shqiptarët.-Ti ishe i sinqertë; kur vrave shpresën e përzure qindra mijëra bij nënash në kurbet, sërish pas 30 vjetësh.
    -Ti ishe i sinqertë; kur na the që e kishe vendosur personalisht, që stadiumi do bëhej me kullë, e teatri idem, me shumë kulla.
    -Ti ishe i sinqertë; ndërsa bëje të fortin me të dobëtin, kur çoje në burg kryefamiljarë për 30 mijë lek të vjetra drita të papaguara,
    duke i parë sesi vrisnin veten, nga turpi.-Ti ishe i sinqertë kur i shembje ndërtetasat shqiptarëve: o për terror, o për të grabitur
    tokën-Ti ishe i sinqertë; kur ua fale shtetin të fortëve… jo sepse doje, por sepse je një bythec.-Ti nuk ke shpifur kurrë, mor plak!
    -Ti ke qenë gjithnjë i sinqertë me veprimet e tua, ndaj të kuptoj mirë që acarohesh, nga fjala shpifje.Jemi ne bolet që nuk kuptuam
    një mut, ose harruam që ti ke qenë gjithmonë, ky që je sot.Një psiko-delirant pa bythë!

  3. NjeQytetarOptimist says:

    U zgjova, porosita ate qe kamarieri me merzi e di nga distanca dhe hodha nje zhgarravine per sot..

  4. ziza says:

    E more Andi sa te kame vleresu , po c’te ben mllefi per Rames sa detirohesh te shpifish neper debate, sa keq e ul veten , kujt ti besosh nga opinionistet ne Shqiperi .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje