Cristiano Ronaldo e quan veten “shembull” dhe tregon pritshmëritë e tij për ndeshjen me United: Nuk flas për Realin

22 Tetor 2018, 21:22Sport TEMA

Cristiano Ronaldo është rikthyer në Old Trafford këtë herë jo si lojtar i United, por si lojtar i Juves që do të ndeshet nesër me ish-ekipin e tij.

Para sfidës ka dalë para kamerave duke thënë që është me fat dhe i lumtur që luan në njërin prej klubeve më të mirë në botë:

“Nuk dua të krahasoj Real Madrid-in me Juventusin, janë të dyja skuadra të papara. Unë bëra rrugëtimin tim te Real Madrid-i, tani është një kapitull i ri tek Juventus. Jam i nderuar që kam luajtur këtu në Manchester, Madrid dhe tani Juve.“

Ndërsa ka folur edhe për ndeshjen e nesërme në Champions League duke parashikuar një rezultat pozitiv:

“Do të jetë një ndeshje e vështirë. Ne e dimë që Manchester United ka një ekip të mirë dhe po luajnë në shtëpi. Pritet të jetë e fortë, por ne kemi armët tona.

Ne jemi Juve, kështu që pavarësisht vështirësive kemi shanse. Nëse do të luajmë mirë, në mënyrën që trajneri dëshiron, kemi shanse për t’a fituar ndeshjen. Pres që Juventus ta fitojë atë.

Është i veçantë për mua ky rikthim, pasi kam kujtime të shumta me Sir Alex Ferguson të cilit i dërgoj përqafime. Ai më ka ndihmuar shumë.

Jam një shembull në fushë, prandaj qesh gjithmonë. Jam një burrë me fat.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje