Deputeti socialist: Mënyra e veprimit të Prokurorisë dhe Policisë për arrestimin e Arben Ndokës, skandaloze

22 Tetor 2018, 11:50Politika TEMA

Deputeti i PS, Pjerin Ndreu ka komentuar arrestimin e dy ish- deputetëve të PS Arben Ndoka dhe Arben Çukos.

Deputeti ka thënë pas mbledhjes së grupit të PS se ka rezerva për mënyrën si ka vepruar Prokuroria dhe Policia me këto raste.

Sipas tij është vepruar me dy standarde në ndalimin e tyre.

“Nuk marr përsipër të gjykoj provat, por kam rezerva për mënyrën skandaloze të veprimet, sjelljen skandaloze se si kanë vepruar me mënyrën e arrestimit, si dhe praktikimin e dy standardeve.

Një grup që quhet i parëndësishëm dhe merret Prokuroria lokale dhe një grup tjetër që merret Prokuroria e Krimeve te Renda. Duhet të shihen me qetësi këto gjera.

Ne si force politikë nuk mbështesim asnjë veprim të paligjshëm, por mënyra e te vepruarit të Prokurorisë dhe Policisë në dy raste të ndryshme në Lezhë, është e habitshme.

Të presim verdiktin e drejtësisë e të flasim për të tjerat”, tha Pjerin Ndreu.

4 komente në “Deputeti socialist: Mënyra e veprimit të Prokurorisë dhe Policisë për arrestimin e Arben Ndokës, skandaloze”

  1. ronny says:

    ja keshtu behet ligji fhr jo neper hotele e kazino duke manipuluar dokumenta dhe duke i bere presion njerezve te pambrojtur…..

    o ligj o shit!!!!

  2. Asllani jot says:

    Ik o polic ordiner. Edhe ti kshu do arrestohesh se Je xhepist i vogel.

  3. Jimi says:

    Solidaritet “etnik e fetar” kompromentues ! Pse cfare kerkon ti, qe Ndokes ti benin nje arrestim pompoz, i cili te ishte i denje per nje ish deputet?

  4. Gano says:

    Bravo Asllano e ke qillu tamom.Ky mender me thon deputeti osht nji xhepist i vogel.Ka dhe ky mut raste me ja djeg bythen me cigare.I vika keq per kriminelin kti bythqimi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje