Jepet vendimi për ish-kryeministrin kroat, burgoset 2 vjet e gjysëm për korrupsion

22 Tetor 2018, 17:50Politika TEMA

“Ish-kryeministri Ivo Sanader do të vuajë 2 vjet e gjysmë burg”.

Ky ka qenë vendimi i gjykatës kroate për njeriun që udhëhoqi Kroacinë për gjashtë vjet dhe ishte kryeministri i anëtarësimit të Kroacisë në NATO dhe i liberalizimit të vizave.

Pavarësisht këtyre, ai u ndëshkua nga Gjykata e Qarkut në Zagreb për rastet e korrupsionit që rëndonin mbi të.

Drejtësia vendosi që Sanader gjithashtu duhet të kthejë rreth gjysmë milioni euro (570,000) pas ryshfetit që ai mori në një marrëveshje me Bankën Hypo të Austrisë në vitet 1990, duke përfituar 500 mijë euro

Ai është zyrtari më i lartë i arrestuar për korrupsion në Kroaci, ç’ka i hapi vendit “portën” për anëtarësim në Bashkimit Evropian.

Ndërkohë, po të ishte në Shqipëri Ivo Sanader jo vetëm që do t’i shpëtonte burgut por do të ishte edhe në sallën e parlamentit si ish-homologu i tij shqiptar. (TemA)

3 komente në “Jepet vendimi për ish-kryeministrin kroat, burgoset 2 vjet e gjysëm për korrupsion”

  1. "Mekataret"--???? says:

    Ja :Edhe Shqiperiapo bene “Arrestime” te Medhaja:Ish-Deputet,qe pasi u Perdoren si nga Pushteti dhe Politika..po Arrestohen..
    Pse nuk Arrestohet Sali Berisha???
    APO Lulezim Basha???And& Co????

  2. Gri says:

    Format i lezetshem kjo fotografia!

  3. labi says:

    po ishin barrishen kit do ta presi bileten

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje