Kush është “peshku i madh”, Lulzim?

22 Tetor 2018, 19:34Politika TEMA

Nga Artur Ajazi

Ndërsa Policia e Shtetit, Prokuroria e Përgjithshme, dhe krejt strukturat e tjera të organeve të drejtësisë janë fokusuar në goditjen e madhe ndaj korrupsionit dhe krimit edhe në nivele të larta, duket se i vetmi njeri që nuk “po bindet” akoma mbetet Lulzim Basha. E ndërsa qindra e qindra forca policore, nisiën qysh nga pasditja e të djelës aksionin dhe goditjen e madhe ndaj atyre që shpesh i quajmë “peshqit e mëdhenj”, i vetmi politikan që po bën hasha gjithçka, mbetet kryetari PD aktuale zoti Basha. Ndosha i duket si ëndërr. Edhe pak orë pas kurorëzimit me sukses të aksioneve policore, Lulzim Basha ishte i pari që vazhdonte sërish me avazin e vjetër, duke u marrë jo vetëm me “Vangjushin”, por edhe me Arta Markun dhe Prokurorinë e Krimeve të Rënda, duke akuzuar dhe fyer punën dhe rezultatet e tyre.

Por ajo që ende nuk po kuptohet qartë nga daljet e shpeshta (pas çdo aksioni policor) të kryetarit të PD është fakti se, ai duke u ndalur vetëm tek “Gjushi Durrësit” ka harruar se edhe ish-deputetët dhe ish-drejtuesit e lartë të strukturave të shtetit të dikurshëm dhe atij aktual, janë peshqit e mëdhenj. Edhe ish-ministrat dhe politikanët e çdo krahu zoti Basha , janë peshqit e mëdhenj, duke shpresuar se nga hetimet dhe dosjet voluminoze të hartuara nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, shumë shpejt të kemi edhe emra të tillë. Aksioni më i madh policor i nisur pasditen e të djelës së shkuar, tregoi edhe njëherë se Policia e Shtetit dhe organet e hetimit, janë të vendosura të godasin , arrestojnë dhe çojnë pas hekurave çdo kollare të Parlamentit, qeverisë dhe politikës. Sipas burimeve ende të paplota , mësohet se gjatë procesit të gjatë hetimor , gjatë përgjimeve që u janë bërë elementëve të rrezikshëm të grupeve të trafikut të arrestuar, janë përmendur shpesh edhe emra politikanësh.

Kaq do të mjaftonte për tu bindur se Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj, e kanë seriozisht kur deklaruan se “shumë shpejt do të shihin pas hekurave grupe kriminale dhe njerëz të politikës”. Shqiptarët e thjeshtë më tepër se kushdo tjetër, duhet të ndjehen krenarë për momentin, tek shohin forcën e ligjit dhe forcën e shtetit, të mos kursejë as deputetin, as drejtorin, as ministrin dhe as politikanin.

Tashmë Shqipëria ka nisur të përjetojë një epokë të re, epokën e rilindjes së organeve të drejtësisë, epokën e rilindjes së strukturave policore, që më tepër se kurrë ndjehen të vendosura dhe të motivuara në luftën ndaj krimit të çdo niveli qoftë.

E vetmja parti dhe i vetmi kryetar partie që nuk përshëndet dhe nuk motivon qoftë edhe për sy e faqe strukturat policore në Shqipëri, mbetet zoti Basha. Ai mbetet i vendosur në mënyrën e tij të reagimit negativ dhe dyshues ndaj çdo arritje dhe suksesi edhe në fushën e goditjes së korrupsionit dhe grupeve të trafikut.

Por fakti është se deri sot, shumica qeverisëse dhe vetë kryeministri , kanë treguar se nuk stepen dhe nuk kursehen ndaj çdo evidentimi dhe zbulimi , ku faktohen të implikuar në afera korruptive dhe trafiqe të paligjshme kriminale, zyrtarët dhe ligjvënësit e saj. Lufta pa kompromis ndaj krimit dhe korrupsionit, mbetet një prej detyrave më kryesore të shtëpisë nga Brukseli. E pakuptueshme mbetet pozita dhe reagimi i të vetmit politikan opozitar, që edhe kur arrestohen deputetë dhe drejtues të lartë të shtetit shprehet se “janë cironj dhe peshq të mëdhenj”. Edhe kur shkarkohen emra të njohur të PS, sërish shprehet se “janë lojëra fjalësh, nuk e kanë seriozisht”. Vallë ky është formati i politikanit dhe opozitarit, që pretendon se “partinë e tij do ta bëjë më europiane”, tek e dëgjon të merret prej 1 viti e gjysëm vetëm me “Gjushin e Durrësit” dhe Arta Markun?

Po mirë zoti Basha, kur i ditke kush janë “peshqit e mëdhenj” përse nuk i deklaron, përse nuk i denoncon në organet e hetimit, por ama duke mos u marrë vetëm me “peshqit e kuq” por edhe me ata “blu” që padyshim një ditë do të bien edhe ata në rrjetën e çeliktë të Prokurorisë .

A thua futen tek “peshqit e mëdhenj” edhe pasanikët e PD që vërdallisen me makina 150 mijë euroshe, a thua futet tek “peshqit e mëdhenj” edhe një deputet i partisë tënde që dikur deklaronte mes “miqsh” se “unë edhe këpucët i fshij me qindëshe euro” ?

11 komente në “Kush është “peshku i madh”, Lulzim?”

  1. TIT TIRONCI says:

    luli e di fare mire se kush eshte tek PD peshk gjigand ….
    sala, luli dora vete, muli, bariu, dhe dhjetra luli fol nje fjale te mire or burrrrrr
    policia po punon shkelqyeshem

    1. mirel says:

      Shto dhe Ramiun ketu, Meten, Ahmeten..
      Gjithe krokodilat e koncesioneve .
      Ata jane peshqit e medhenj.
      Salua dalngadale po kthehet ne peshk i ngordhur.
      Nejse, publikut i pelqejne kufomat..

      1. Edkari says:

        Gjushi eshte peshku i madh.
        Vangjush Ilia Dako eshte peshku i madh ne radhe qe duhet arrestuar.

  2. salianji pederast says:

    Te dashur Qeveritar,te dashur drejtues te policise,ju lumte,ju lumte,mos keni asnje meshire per cdo njeri faqezi,kudo ku jeton,asnje meshire per sejcilin person qe eshte kethyer nje fashist i ndyre.Mos e degjoni zhapikun me faqezi te partise kriminale fashiste.Ai eshte njeriu me ndyre dhe me me i pacipe.per kete,njeri nuk duhet patur asnje meshire asnje terheqje nga ky fundrine.Ky fundrine duhet te perfundoj se se bene ne burg.Ky fashist duhet te japi llogari per cdo fatekeqesi qe ka ndodhur ne shqiperi.

  3. Luashi nuk eshte i kenaqur se asnje nga hajdutet dhe kriminelet e pedhit nuk eshte arrestuar.
    Sa akuza dhe sa te lehte e ka prokuroria ti hedh prangat sali berishes qe vetem per thirrjet per lufte ate mund ta rrasesh brenda.
    Ja edhe ne keto momente ky vampir me e eni histeriken dhe karian canin po bejne te njejten gje.
    Sa me shume shikon dhe ndegjon keto ndyrsira aq me shume te drejte i jep enverit.
    Keta na e perdhosen cdo gje ne keto 28 vjet.

  4. FIX316 says:

    Nje ze po del nga gryk’e Mezhgoranit…:”Une jam Peshku i Madh.!…”

  5. Lennard says:

    Peshku i Madh eshte vete LulHajduti,Like Bajga Pe Floriri,Sali Gerdeci .A doni ma ???

  6. Jak Boston says:

    Drejtesia nuk varet nga Rama o artikullshkrues mjeran militant i Ripjelljes.
    Drejtesia varet nga ligji.
    Merite per zbatimin e ligjit eshte rroga.
    Merite per shkelesit dhe moszbatuesit e ligjit eshte denimi.

  7. mona says:

    Z. Ajazi. Nuk eshte vetted Fatkeqesisht kryetari i PD Lulezimi qe nuk vlereson punen e policise dhe prokurorise, por edhe aksidentalisht presidenti i vendit Ilir Metà.

  8. Engjelli says:

    Bravo Mirel! Mprihe me mire shpeten kunder armiqve. Sa per ate,qe publikut i pelqejne kufomat, mos hsrro se ti u sherben akoma kufomave, fosileve te regjimit te shkuar.

  9. mos, zigur qorri ! says:

    PO Lulezimi çfare peshku eshte apo eshte k….. i vogel?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje