Milot-Balldren, rruga 161 mln euro për 17.2 kilometra

22 Tetor 2018, 19:02Ekonomia TEMA

Pas Rrugës së Arbrit dhe asaj Thumanë-Kashar, qeveria ka shpallur fituesin edhe për koncesionin e tretë të madh në infrastrukturë, atë të rrugës Milot-Balldren.

Ministria e Energjisë përzgjodhi kompaninë ANK, me pronar të vetëm Agim Kolën, si fituesen e koncesionit me vlerë 161.5 milionë euro, për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugës Milot-Balldren.

Pas përfundimit të tenderit, Ministria e Energjisë dhe kompania do të negociojnë kontratën dhe vetëm pas negociimit do të shpallet vlera përfundimtare e këtij projekti.

Sipas dokumentave të tenderit, kompania ANK do ta ndërtojë aksin 17.2 kilometër të gjatë nga Miloti në Balldren me paratë e veta dhe më pas do të shlyhet nga buxheti i shtetit me këste për 13 vjet.

Fillimisht, kostoja e rrugës Milot-Balldren ishte parashikuar 50% më e ulët. Në relacionin e buxhetit të shtetit për vitin 2018, qeveria ka vendosur si fond total për këtë rrugë vlerën 14.2 miliardë lekë ose rreth 113 milionë euro. Por, 7 muaj më vonë kostoja e rrugës u rrit në 161.5 milionë euro. Sipas ministrisë, arsyeja ishte ndryshimi i projektit të kësaj vepre, ku u përfshinë dhe ndërtimi i rrugëve dalëse dytësore.

Milot-Balldren është vepra e tretë e paketës 1 miliard euro, e lindur si një koncesion i pakërkuar, pra jo si projekt i qeverisë, por i propozuar nga vetë kompania ANK. Edhe këtë radhë, ashtu si në dy herët e mëparshme, tenderi është fituar nga kompania që ka bërë ofertën e pakërkuar të koncesionit.

Më parë, Departamenti Amerikan i Shtetit ka shprehur publikisht shqetësimet se këto koncesione kufizojnë konkurrencën duke paracaktuar fituesit, ndërkohë që Fondi Monetar Ndërkombëtar i kërkoi hapur qeverisë të ndërpresë programin 1 miliard euro si të rrezikshëm për financat e shtetit.(TCH)

5 komente në “Milot-Balldren, rruga 161 mln euro për 17.2 kilometra”

  1. PPP isti says:

    Rruga Vlor Levan, me gjatesi 27 km, me standarde te BE, me 4 korsi plus, me dy ura madhore mbi Vjose dhe ne zonen qe permbytet pak me tutje, kushtoi 68 Milion Euro( pasi vodhin Fahriu dhe Saliu mbi 20 milion euro)..

    Si dreqin kjo rruge prej 17 km do kushtoka 170 milion Euro?????

    Nese Saliu vodhi 20 mln euro ne rrugen Vlore Levan, sa do vidhet ne rrugen e balldrenit??

    E garantuar qe do vidhen 130 milion euro..

    Nuk paskan turp fare mor u Q*fsha cu permban pragu……

    Ndersa opozita e pjerdhur dhe e korruptuar vazhdon te merret me Babale 3…… Keta bejne kerdine.

    I befshi hilace dhe Droge per kalamajt o te pafytyre…

    Kjo quhet Qilindje jo Rilindje…

  2. Mig ,21 says:

    Mos eshte 16 milion euro

  3. Xumtriala says:

    Rruga me e mikre per te ndertuar vendin shpejt dhe me eficience. Parate e huaja borxh e lidhin shtetin dhe Shqiperine ndaj perqindjeve te marra. Kurse me kete menyre nuk ka perqindje. Shteti vetem i paguan kompanise harxhimet per rrugen. Bukur. Menyra me e mire!

  4. Jak Boston says:

    Mos i thoni gje Ed Rames se ai me siguri qe nuk di gje.
    Ka mundesi ta kete bere Ministri me drejtoret e sekretaret ne kryeministri, po Rama vete bahhh se ben ai ate gje, ai vetem merr perqindjet dhe ska nevoje as per bllok si Likja se ky i ka te shkruara tek vendimet e qeverise dhe nuk i duhet as blloku, as telefoni dhe as kompjuteri.
    Eshte udheheqesi boteror i Ripjelljes ai nuk behet shaka me te, bile edhe te vertetat ai i quan shpifje dhe anasjelltas shpifjet i ben te verteta.
    Kjo eshte Shqiperia qe do Ramuku i Ripjelljes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje