"Nxirrni xhupat nga dollapi", ja surprizat e motit për nesër dhe temperaturat për çdo qytet

22 Tetor 2018, 18:17Sociale TEMA

Ditëve të ngohta të vjeshtës i ka ardhur fundi.

Njoftohet se temperaturat do të pësojnë ulje të menjëhershme.

Ditën e nesërme, gjatë orëve të paradites moti do dominohet nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta në bregdet dhe zonat e ulëta por vranësira të dendura dhe shira të izoluar paraqiten në ekstremet verior- Jugor.

Në lartësinë mbi 1400 metra do të shfaqen reshje të pakta dëbore.

Pasditja dhe mbrëmja dominohen nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash në të gjithë vendin.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit mbeten në vlera konstante të mëngjes dhe mesditë duke variuar nga 4 deri 21 apo 22 gradë Celcius. Era do fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi verior-veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim deri 2- 3 ballë.(TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje