Real Madridi “në flakë”, Juventusi nxiton t’i marrë shokun e Ronaldos

22 Tetor 2018, 12:16Sport TEMA

Juventusi u ndal me një barazim në javën e nëntë të Seria A, kundër Genoa. Por, qëllimi i madh i “Zonjës së Vjetër” është Liga e Kampionëve. Nga ana tjetër, Massimiliano Allegri, gjithashtu, e pranoi këtë: “Ne e kishim kokën te sfida në Mançester”.

Dhe për të fituar Ligën e Kampionëve duhet të keni në ekipin tuaj futbollistë, që dinë të luajnë, që e kanë fituar këtë trofe, që kanë përvojë në këtë kompeticion. Në verë, vetëm për këtë arsye u ble Cristiano Ronaldo, por Juventusi mund të mos i ketë përfunduar shpenzimet e tij në shtëpinë e Real Madridit (i cili, e ka fituar Ligën e Kampionëve në tri edicionet e fundit).

Siç raportohet nga “Tuttosport”, në fakt, Juventusi po punon seriozisht për të blerë Marcelo Vieira da Silva Júnior, më i njohur për të gjithë si Marcelo. Situata aktuale e Real Madridit, në një krizë të zezë dhe me Lopeteguin në gijotinë, nuk po bën asgjë, por e ndihmon Juventusin të nxitojë në këtë drejtim. Mbrojtësi brazilian tani po shtyn të largohet nga Merengues.

Marcelo është një mik i madh i Cristiano Ronaldos, i cili e telefonon çdo ditë dhe e pret krahëhapur në Torino. Madje, nuk është aspak çudi që vetë portugezi po vepron në këtë negocim. Florentino Perez është i mërzitur, sepse e sheh “çatinë e shtëpisë së tij duke u djegur” kudo. Marcelo është një simbol i vërtetë i Real Madridit, skuadër ku luan që nga viti 2007.

Por, si do të financohej ky operacion? Epo, nëse Juventusi është vërtet i vendosur për ta blerë Marcelon, është e qartë se Alex Sandro do të sakrifikohet. Pak a shumë ajo që ka ndodhur në verë me Cristiano Ronaldon dhe Higuain. Shumë thjesht, është një çështje ekonomike, si dhe një mbivendosje taktike.

Për Alex Sandro ka pasur interesim të fortë nga një ekip i Premier League, i cili mund të jetë Manchester City (por jo vetëm). Juventusi do të duhet të përpiqet të nxjerrë nga shitja e Alex Sandro shumën që pastaj do të përdoret për të blerë Marcelon nga Real Madridi: rreth 50 milionë euro.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje