Si e shpetuan librat "kulakun" Mehmet Zeka nga Kurveleshi

22 Tetor 2018, 16:20Blog TEMA
Si e shpetuan librat "kulakun" Mehmet Zeka nga Kurveleshi

 

Kristo  MËRTIRI

-Nuk besojmë të gjendet lehtë shembull tjetër si ky, miku ynë ! Se na mbyti e përmbyti ditë e natë Polit(h)ika pa lyrë e pa pikë morali. Hallet dhe dertet e njerëzisë nuk po i qajnë dot as malet me dëborë. Ekranet dhe faqet e gazetave, liderë-kalanderët e partive etj. u bien teneqeve plot e përplot me Babale e Pordhale, duke shushatur e tulatur miletin në qytete e fshatra ku sfiliten për të siguruar bukën e përditshme. Pardje, ti vure celularin në vesh dhe dëgjoje meloditë me zile e këmborë, direkt nga malet e Kurveleshit, nga kullotat e Kucit. Dhe kuvendove fare pak me Mehmet Zekën që ngiste kopenë me dhi, ashtu mbi 80 vjecar e kokëplotë me rrëfime historike e këngë të padëgjuara më parë. Nuk u cingrisët hic për Polit(h)ikën e metropolit e të gjolit, ku njëri i bie trokes, tjeri i bie këmborës. Se është “si ajo bushtra që i bën qentë të grihen me shoshoq”. Ai coban i mocëm, nuk e heq librin nga gjiri, bashkë me një fletorkë shënimesh të mbajtura nganjëherë  edhe nën dritën e hënës mbi stane. Sapo kish mbyllur së lexuari një monografi për Ataturkun dhe po shfletonte një roman të ri. Ndokujt ndoshta i duket e pabesueshme, por ai burrë i mencur ka bërë vetëm 5 klasë shkollë ! Sepse jeta nuk të hedh vetëm lule. Konkretisht, Mehmetin tonë e ka qëlluar edhe me gurë të pamerituar. Ka 15 vjetë që i është tharë goja e buza për të kënduar labce, që kur i iku përgjithmonë një dritë syri, një nga bijtë e tij më të mirë. U shua atje, nëpër skërkat kujemëdha të Këndrevicës, 27 vjec … Për ne, Mehmeti do të mbetet kurdoherë i nderuar, sepse u ngjan atyre burrave që nuk i bën më Nëna. Burra me karakter stërralli e aspak të përkulur e qaramanë. Sepse sic thotë një miku yt poet: “ Në këtë botë të pamatë,/ Të rrosh, përkthehet : Të luftosh !”. Aq më tepër kur cenet dhe hithërat në “biografinë politike” ndiznin urët paradoksale të luftës hileqare të klasave dhe digjnin padrejtësisht e pa mëshirë jetën e njeriut të mirë dhe pa vese egërsire e errësire. Shkurt, kusuret e dikujt, i paguanin të tjerët në fis e në sua, në krushqi e miqësi… Cdo kohë ka edhe dramat e saj pikëllimtare. Fjala vjen,në Peshtan e në Grykën e Këlcyrë-Mezhgoranit, mëma juaj gojëmjaltë mbahet mend edhe për këngën e saj të preferuar e të drithëruar : “Fushat me lule, malet me dëborë,/ Qaj moj Shqipëri e ulër moj e gjorë,/ Gratë e Kurveleshit shkojnë për në Vlorë,/ Me djepe ngarkuar, me foshnja në dorë,/ Treqind e ca burra brenda në Hormovë/ Si deshtë te kasapi në thikë i shkojnë/ Qaj moj Shqipëri e ulër moj e gjorë !”…

Nëpër Kuc e Labëri, pyjet dhe drurët pa fund të kësaj krahine lavdimbuluar, ndoshta më tepër se kudo “gjelbëruan me plumbat në trup”. Ish “kulaku” Mehmet, sot e kësaj dite e shikon historinë e vërtetë në sy, pa përbuzje e pa urrejtje, pa hakërrima e ulërima, pa shpagime e pa dëmshpërblime monetare. Këtë e shikon, e prek dhe e ndjen në cdo bisedë me të, por edhe në shënimet e tij të shumta për vendlindjen, për fisin Zekaj e Gjoleka etj. Dinjitoz e qytetar i rrallë, që di të kapërcejë shtrungat e stanet, nometë e llabanet. Madje, di të nderojë edhe Dëshmorët e fshatit me më shumë dëshmorë në Shqipëri. Pa asnjë teserë partiake në xhepa, si në monizëm dhe në pluralizëm! Me shpirt të vecantë poeti e historian. Këto ditë vjeshte ai ecën nëpër kullota e pyje dhe i duket vetja “si në Galeritë e Artit”. Ruan e mbarështon dhitë e bekuara bravare. Më të rinjtë i heqin kapelen. Edhe kur u thotë shpesh me zemër : Gjej njëherë bari, pastaj shko e bli dhi !…Vetëm ndonjë i paditur e i lig nuk ia vë veshin. Gjithë jetën, Mehmet Zeka nuk ishte kurrë i zoti për të qëruar të bardhën e syrit ose më shqip : të ishte i hedhur e i shkathët për të mashtruar e vjedhur dhe as për ta cuar ujët nën rrogoz. I ndershëm në ndershmërinë e tij gati proverbiale ! U bë lypës i vecantë në vite, por askush nuk e ndihmoi. Të kuptohemi, nuk lypte asnjëherë bukë e para lëmoshe. Lypte vetëm Dituri e Shkollë. Kur do vinte për herë të dytë Enveri në Kuc, vendosa ta takoja. Por nuk më lanë të shkoj në miting, më izoluan në shtëpi, sepse “kesh pirë ujë me poce”. Pra,”shtigjet për të u ndodhën të zëna. Ishte vërtet stërnip i trimit Meto Zeka, nip i Lucajve, bashkëkohës e bashkëluftëtar i legjendës kombëtare Zenel Gjoleka”. Vecse jeta, biografia me njolla e të tjerëve nganjëherë të cjerr edhe atje ku s’arnohet e nuk mund të ndreqet më. E megjithatë, ai dëgjon e respekton edhe jehonën e asaj këngës së pavdekshme “Gryk’ e Kucit, gryk’ e keqe/ Një mijë e treqind dyfeqe”…Jo rastësisht librin e tij me rrëfime historike, cobani lab e pagëzoi në Tiranë me titullin “Gryka e Vetëtimës”. Sepse dashuria për Kucin dhe për fiset Zeka e Gjoleka, ishte e mbeti si një dashuri pa mort. Shënimet e tij të befasojnë. Bisedat me të, të ngazëllojnë. Ai e peshon dhe e qëndis fjalën si cobankat mandilezeza labe nëpër qilima e sixhade, jelekë e corape të leshta, ku buron dhe derdhet frelëshuar pranvera. Ndonjërit që rrudhos buzët, miqtë e tij e përcjellin sipas festes me një “Ku di dhia c’është tagjia !”.Vlerat flasin vetë. Mehmeti e thotë troc e publikisht tashmë, hapur e sinqerisht :

“…Për fat nga Spaci shpëtova, sepse bëra mik Librin, mora një celës tutius dhe e qepa.( Nuk e harroi mencurinë : Fjalës nga fjala i vjen rreziku !). Se njëherë një ujk, një cakall dhe një dhelpër u bënë vëllemër. Ujku si më trimi mori një mish dhe i tha cakallit : Ndaje, pac uratën ! Dhe cakalli filloi e ndau në 3 pjesë të barabarta. Si e pa mirë e mirë, ujku e kapi për gryke, e tundi dhe e vërviti poshtë. Pastaj i tha dhelprës :”A s’na e ndan prapë këtë mishin ?”. Dhe dhelpra si shumë e zgjuar, mori gjysmën e mishit më njërin krah dhe një leshe me pak gjak në anën tjetër. Mori prapë edhe gjysmën, por nga vuri të parin domosdo nga pjesa e ujkut dhe një un nga ana e vet. “Tani, ha të keqen motra !”. Ujku duke lëpirë buzët, i tha: Ku i more këto mend, zonja dhelpër ? – Të keqen motra, këto mend ia dha merhumi që dredh bishtin atje poshtë.Edhe puna ime kështu është. Duke parë të tjerët, shyqyr Zotit shpëtova nga burgu, por kulak u cilësuam…”. Në qershor ’56, kur i paharruari proletar Gogo Nushi më dha publikisht triskën e hequr të Frontit, dola në tribunë dhe thirra sa kisha në kokë : Të rrojë partia dhe Ju, shoku Gogo !…(Tani vonë mësova se Mehmeti është kushëri me juristin e palodhur e mikun tim Agim Gjoleka. Por edhe me ish mësuesin tonë të 8 vjecares në Tepelenë, intelektualin e rrallë që e ngrysi rininë dhe jetën 23 vjetë nëpër qelitë zezona të burgjeve, Daut Gumenin e papërkulur, mendjehollë e penëmprehtë si ai ). “ I kesh folur dikur për atë “zarfin e zi”. Dhe shumë vite më vonë, ma kujtoi jo pa mirënjohje e dhimbje…”. Cobanit të lexuar 80 vjecar, mosha nuk ia ka rënduar ende hapin e sorkadhit. Mori shumë plagë, por nuk u dorëzua. Te ky njeri i vecantë që nuk hyri dot asnjëherë te “Fatlumët” dhe mbeti brenda gardhit përvëlak të “Fatkobit”, sot mund të dallosh qartë e dukshëm vetëm një plagë të pambyllur: Ëndrrën vetëtimë të Shkollimit që arratisej shpesh si vetëtimat e beharit ! Plagë që mbeti përjetësisht një dhimbje e pasosur, një “hidhësirë që nuk mu largua kurrë”. ( Harruan babë Arshinë, që gjatë Luftës hapi shtëpinë e vet dhe e ktheu në shkollë!).Nga goja e tij e ckycur në pluralizëm, mund të dëgjosh pa u mërzitur hic (edhe kur mërzejnë bagëtia) me qindra e qindra vargje popullore të lashta e të reja nga treva e Labërisë, sikur të kesh hyrë në një Institut Folklori jo dosido. Por edhe për romane e monografi cilësore të kohës.”Mbeti Gjolekë spanoi/mbeti vet’ i dymbëdhjetë,/dimërin në mal e shkoi/sa u mbush pylli me fletë”…Se Mehmeti nuk e lëshoi Kuqeziun, as zemrën plot lëngime. I ka zët ata që mbledhin lëmosha nga të tjerët, por edhe të pabesët dhe shpirtkeqët e pandreqshëm. Prandaj nuk u bë asnjë cast dhjakonar. As në të ri e as në pleqëri… Miku im kuciot, poeti i vecantë Ilir Balili, flet bukur e me shumë dashuri për Mehmetin. Dhe në cdo fjalë i shpaloset vendi ku i ka rënë koka, por edhe motërzeza Kano që prehet sypagjumë në Gjohelm dhe këndon si kanarinë vetëm kur i vjen vëllai nga Tirana te pllaka e varrit që kullon lotë e serë… Lexon shënimet e cobanit 80 vjecar dhe arratiset ndër vitet e fëmijërisë. Jetëmbytur me tallaze, derte e maraze…

Te “Gryka e Vetëtimave”, sikur të shoqëron vetiu një dritë e fortë e që flakëron edhe qiellin me re. Mirëpo, sic na thotë Mehmeti, po s’vetëtiu nuk gjëmon ! Ndërsa ironia e hollë dhe e sertë labe, shkrepëtin shpesh. Bashkë me mencurinë që qesëndis bukur ndonjë drejtues të paaftë e “të katandisur si ai cobani pa bagëti”. Dhe as duhet vendosur ujku në krye. Dhe as ndonjë cjap që nuk është për atë zile ! Sepse cjapi edhe pa mjekër cjap mbetet, apo jo? Aq më keq kur është i zgjebosur dhe me bishtin përpjetë. Ja, si e mbylli bisedën 3 ditë më parë : “ Një nga këta me mjekër po i qepej trungut të një peme. Kur arriti të kapte degët me gjethe, i hyri vetja në qef, pa mjekrën e zgjatur, qëroi pakëz grykën dhe foli me veten : Përse të mos bëhem edhe unë Dhespot ?…Mirëpo, prapa pemës, nga një guvë e vogël nxori kokën një ujk dhe iu përgjigj menjëherë : – Mirë e ke zotrote, po në të lënca gjallë unë !…Rrëfimet te “Gryka e Vetëtimave” nuk mund të firasin. Ato vetëtijnë vazhdimisht. Dje, sot e nesër. Nuk ka heshtje historia. Sidomos aty ku cdo grusht dheu pikon gjak e sakrifica për mëmëdheun. 6 vjetë më parë, e tha saktë e rrufeshëm Goliku i Bëncës : Këtu hordhitë e mëdhaja/ Hynë bejka, dolën llaja…

 

9 komente në “Si e shpetuan librat “kulakun” Mehmet Zeka nga Kurveleshi”

  1. Xhevit Sedini says:

    Shkrim dinjitoz per nje njeri te thjeshte, qe etja per dije e ndihmoi ne pasojat e kulakllekut. Artikull realist. Falenderojme autorin.

  2. Ditmiri says:

    Jam lexues i rregullt i shkrimeve te gazetarit te njohur Kristo Mertiri. Te pergezoj me gjithe shpirt i nderuar gazetar. Keta njerez te thjeshte, por me bote te pasur i gjejme vazhdimisht ne shkrimet e tij. Ndaj dhe ky i sotmi Mehmet Zeka te le pe fjale. Faleminderit.

  3. Rudina says:

    Burra me karakter steralli si ky Zeka kane gjithe admirimin. Ata respektojne veten ne radhe te pare, me etjen per dije, pavarsisht puneve te nderuara si bari apo puntor krahu.

  4. Nik says:

    I ziu o Tartar Zekè
    çkèrkove nè nè qeveri
    s’vajata vetè po mè folè
    mè muarr me pèrdhuni.

    Vazhdon por nuk e mbaj mend tè gjithè.

    E pèrsèriste shpesh njè miku i im fèmijrie qè(fatkeqèsisht èshtè nè qiell tani nè moshè mjaft tè re) besoj duhet tè jet kushèri me Zekèn ku Mèrtiri pèrmend mbiemrin e dy fiseve tè Kuçit.Flm pèr shkrimin ,

  5. lato says:

    Zoti mbledhes dhe shites i folklorit! E shoh qe i do te leqendisurit politike nga ata qe therrasin :Te rroje Gogo Nushi!Te rroje Partia! I gjen ca kulake nga ata qe thone:Mire na e bere,kishim faj! Te rroje Partia dhe shoku enver!
    Mund te tregosh lloqe folklorike sa te mbash nje ode me krushq deri ne mengjes,,Por po deshe te tregosh historite e Viktimave te Terrorit Enverist
    ,hidhu andej nga Tepelena dhe vajto kujen e atyre grave qe hidhnin foshnjat pertej telave te Kampit FAMEZI.Ti je nga ATA,qe edhe ta shohesh te vdekur ne kembet e tua,do ti fusesh nje shqelm dhe do te fillosh me ato pallavrat e tua pa fund si ua ka punuar Gjermani,Ballistet,Fashistet.Na tregoke shembuj ti se si duhet te sillen TE PERNDJEKURIT POLITIKE,QE TU JAPESH NJE FLETE LAVDERIMI,ZOTROTE.Ti je nje skerbythje ,nje bazhelle ,nje LAPERDHAR i neveritshem I FJALES,o Kristo Mertiri!

  6. malsori says:

    Si gjithnjë Z.Mërtiri nxjerr perla nga tabani popullor me shumë realizëm e dashuri.

  7. Nikua i Kucit says:

    Lato mavria i gjirizit fshihet pas nickname. Une kucjoti te them, ti duhet te jesh nje qen bir qeni, i letrave anonime, qe nuk le njeri pa baltosur. Anonim haleje qe kuterbon miletin. Dil ne shesh te burrave me emrin tend se ta tregojme ne nga ke dale. Gazetarin e mesiperm e njeh a s’e njeh. Lexo shkrimet e tij o i paudhe se nuk duhet te jesh fare analfabet, o bythq… i bythq…gjersa ne te shara e njihke fjalorin e pederasteve. Qysh te duron gruaja dhe femijte nese ke. Hajde ketej kacubeve se do mbetesh i kenaqur si pederast pasiv.

  8. Tafili says:

    LATO lo…ja mendje lara
    Mos te mbifte kurre fara.
    Helmin tend s’e lë pa hedhur
    Bishtperdredhur tru i pjerdhur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

2 Komente

  1. S
    Shkëlqim Guçe

    Vlera nis në mënyrën e të treguarit , që dallon në gurgullimën e fjalëve , si ato buronja ku personazhi real flet për të dëgjuar afër dhe larg. Kristo Mërtiri shquhet për dy anët e medaljes në stil , fllad dhe rrufe . Urime Kristo , për emrin e mirë dhe zërin e rrallë në gazetari , e publicistikë .

    1. S
      Shkëlqim Guçe

      Vlera nis në mënyrën e të treguarit , që dallon në gurgullimën e fjalëve , si ato buronja ku personazhi real flet për të dëgjuar afër dhe larg. Kristo Mërtiri shquhet për dy anët e medaljes në stil , fllad dhe rrufe . Urime Kristo , për emrin e mirë dhe zërin e rrallë në gazetari , e publicistikë .

      Lini një Përgjigje