Skeda e pasurisë së prokurorit të Krimeve të Rënda, Bujar Sheshi: E nisi karrierën me 500 mijë lekë, sot numëron miliona

22 Tetor 2018, 13:45Kronika TEMA
Skeda e pasurisë së prokurorit të Krimeve të Rënda,

Bujar Sheshi, prokuror i Apelit për Krime të Rënda do të përballet të martën në seancë dëgjimore me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.  Procesi i rivlerësimit për prokurorin Sheshi drejtohet nga Pamela Qirko dhe me anëtare Xhensila Pine dhe Genta Tafa Bungo

Prokurori Bujar Sheshi ka një karrierë të gjatë si jurist dhe përfaqësues i institucionit të akuzës në Shqipëri. Në vitet 1994-1997, ai ka punuar si avokat. Për më shumë se një dekadë mes viteve 2003-2015 ai ka punuar si prokuror i çështjeve të Gjykatën e Lartë pranë Prokurorisë së Përgjithshme, ndërkohë që në janar 2015 është emëruar si prokuror pranë Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda. Gjatë periudhës 1994-1997, Sheshi

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vetingut.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të prokurorit Bujar Sheshi nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017. [Kliko për skedën në PDF].  

Skeda e pasurisë së deklaruar të prokurorit të Apelit për Krime të Rënda, Bujar Sheshi për vitet 2003-2017.

Të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë se prokurori Sheshi deklaronte pasuri në vlerën e 500 mijë lekëve në vitin 2003-viti i parë i deklarimit të pasurive për zyrtarët e lartë. Referuar deklaratës së vitit 2003, ai zotëronte edhe një apartament banimi 2+1 në Tiranë, por që për shkak të përfitimit të pronës nga procesi i privatizimeve nuk rezulton të ketë vlerë financiare të deklaruar.

Në fund të vitit 2017, pasuria familjare e prokurorit Bujar Sheshi është rritur me 16 herë dhe kap vlerën e 9.9 milionë lekëve. Pjesën kryesore të pasurisë e përbëjnë likujditetet në bankë në shumën 6.1 milionë lekë, të pasuara nga 2.4 milionë lekë kursime në cash dhe automjete në vlerën e 1.4 milionë lekëve.

Të ardhurat familjare të subjektit për periudhën 2003-2017 kapin në total 31.9 milionë lekë. Më shumë se gjysma e të ardhurave përbëhet nga paga e prokurorit Sheshi, 23 për qind nga pagat e familjarëve dhe 14.8 për qind nga statusi i bashkëshortes si ish-pronare.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. BIRN kreu kontrollin aritmetik/logjik për 14 vitet e deklarimit të prokurorit Bujar Sheshi dhe të gjitha deklaratat rezultojnë pa probleme.

Megjithatë, analiza e BIRN ka identifikuar se ndonëse vlera e deklaruar e pasurive të paluajtshme rezulton me zero, prokurori Sheshi dhe bashkëshortja e tij zotërojnë një apartament banimi të përfituar nga privatizimi si dhe pjesë takuese në një shtëpi private prej 160 metrash katrorë dhe në një apartament të përfituara nga trashëgimia.

Konkretisht, në apartamentin e deklaruar në vitin 2003 është ndërtuar një dhomë shtesë në vitin 1998, e cila është legalizuar në vitin 2015. Në deklaratat e pasurisë nuk rezulton të jetë shënuar kostoja e këtij ndërtimi shtesë.

Gjithashtu, bashkëshortja e prokurorit Sheshi ka përfituar gjysmën e një shtëpie private me testament nga halla dhe gjysmën e një apartamenti të trashëguar nga prindërit.

Duke qënë se ky raport bazohet në të dhëna statistikore të analizuara nëpërmjet një databaze, ai nuk nxjerr përfundime mbi pasurinë e subjektit nëse ajo është e ligjshme ose jo, por mëton të informojë publikun mbi pasurinë e deklaruar të zyrtarit publik nëpërmjet një formati të thjeshtë dhe të kuptueshëm grafik.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

16 komente në “Skeda e pasurisë së prokurorit të Krimeve të Rënda, Bujar Sheshi: E nisi karrierën me 500 mijë lekë, sot numëron miliona”

  1. Ton says:

    Prokurori me i ndershem. Te ishin te gjithe si ky.Njeri me integritet….

    1. Kalec Dega says:

      Po mire Rama si piktor pse ka kaq miliarda.Ai piktor i thjeshte eshte dhe jo PICASSO apo Van Ghog, hej?

      Sa kushtoi dhe ku i gjeti milionat Kryeministri per Bunkerin ne mes te fshatit?


      “Le nom o beu yne”

      mjaft i rrate ne qafe peshqeve , o peshkacene militante te Partise…

  2. Fieri says:

    Po ligjin per gjuetine e ka shkelur ndonjehere.Sa per korupsion i vijne anes bujarit te gjithe.

  3. tonia says:

    Bjar Sheshi ka qene e mbetet model I nje njeriu modest e te ndershem.Te ishin te gjithe si Bujari!

  4. Thanasi qe ta plasi says:

    Eh sikur te ishin te gjithe si ky. Absolutisht i pa perzier ne korrupsion.

  5. naimi says:

    o pseudokontrollore, a vetingsa si quheni. Nuk jeni per te numeruar pasurine e deklaruar, por per te gjetur te padeklaruarat nese ka.

  6. spartak says:

    O VETTINGSA .
    O KPK .
    O ONM , e kombëtarë , e ndërkombëtarë e ndër planetarë .
    O Kryetar PARLAMENTI .
    Mos kërkoni me shtu personel Vettingu e me harxhu edhe nja 30-40 miljon Euro të tjera kot ( paret e taksave tona ) , jo për me zbulu , por për me mbulu FSHEHJET e PASURIVE të PERSONAVE OBJEKT i PROÇESIT të VETTINGUT .
    As mos e diskutoni , që ky prokuror do bëjë përjashtim dhe ndryshon me të tjerët , kur sistemi i Pa Drejtësisë ku kanë punuar të gjithë ka qenë një dhe i njëjtë për të gjithë .
    Miratoni NENI-n shtesë të VETTINGUT , dhe kthejani mbrapsht deklaratat e para .
    Veç kur të shifni në DEKLARATEN e RE , minimumin 4-5 fishin e të parës . Pse ? Frika se do i sekuestrohet gjithçka , do e bëjë të deklarojë gjithçka , e të mos e zejë gjumi prej frikës se mos ka harru ndonjë PASURI pa DEKLARU .
    NENI EKSTRA SHTESE :
    – Deklaroj , ndën përgjegjësinë time , se , në qoftë se , mbi ato , që kam deklaruar në DEKLARATEN PERSONALE TE PASURISE , më zbulohet DHE VERTETOHET edhe 1 LEK më tepër , e gjithë pasuria ime të më skuestrohet .
    Bashkëpunëtorëve , që kapen , dhe VERTETOHEN , si ndihmës në FSHEHJEN E PASURISE DHE TE ARDHURAVE të personave , që i nënshtrohen Vettingut , u sekuestrohet pasuria njëlloj .
    Miratojeni këtë NEN në parlament . Shtojani në fund , si pikë të veçantë , dhe , me vend firmosje të veçantë ( që mos të thonë NUK E KAM LEXUAR ) , tek Deklarata e Pasurisë , dhe , kthejani mbrapsht pa përjashtim të gjithëve deklaratat e para , për t’i plotësuar edhe njëherë prej fillimi .
    Do shikoni , kur nga frika , të deklarojnë disa fishin e deklarimit të parë . Atëherë luan qeni i kallajxhiut tamam .
    Kryetarë Partish , duke fillu nga Socialistja e Demokratikja , Kryetarë Grupesh Parlamentare , Deputetë , Ministra dhe President Republike , po deshët me e pastru seriozisht këtë vend nga ABUZUESIT dhe gangsterët e MAFIOZET e politikës , ekonomisë e shoqërisë , vendosni e shkoni në parlament e miratoni NENI-n e LIGJIT me KOKE POSHTE , që i shkund xhepat e ABUZIMIT të gjithëve pa përjashtim .
    Jeni duke bërë maskarada me anëtarët e Gjykatave e Prokurorive , a thua se ato kanë qenë dhe janë e keqja e këtij vendi .
    SISTEMIN e KEQ e ngritën dhe e mbrojtën politika dhe politikanët , dhe prap kurimin duan ta bëjnë gjysmak , që agonia dhe sëmundja të vazhdojnë , aq , sa këta të jenë bërë të PA PREKSHEM .

  7. Erjoni says:

    Nja 10 veta si ky duhen dhe nuk do ishim ne kete pike ku jemi sot.

  8. Erjoni says:

    Nja 10 veta si ky duhen dhe nuk do ishim ne kete pike qe jemi sot.

  9. Vini says:

    Na bot me i lexu deklaratat. Paska 1 volkswagen passat te 2001. 1 shtepi te kohes se enverit paska bo dhe 1 dhome shtes dhe paska mor ca leke nga agjencia pronave per token qe i kane zon gruas keta hajdutet qe sot bejne veting.
    Hajde gjeje kujt ja ka prish terezine qe i ka von kete titull gazeta Tema.

  10. super duper says:

    po si mor legena vini e komentoni ketu per te mbrojtur. Si u rriska pasuria 29 fish kur je rrogetar dhe qeke i ndershem?
    si nuk ju ben pershtypje apo jeni armata e paguar per te mbrojtur?
    Keni pare ndonje punetor ta rrisi pasurine me 20 fish me rroga? Pse kur je politikan, ne drejtesi apo ne administraten ekzekutive ne ministri a bashki u rriska pasuria me shumfisha nga rroga?
    Arithmetika eshte e thjeshte ; rrogat ne total minus shpenzimet duhet te justifikojne pronat e blera dhe kursimet. Nuk ka bir kurve me rroge shqiperie te pasurohet. Ben MUUUUUUUU qe VETINGU eshte selektiv e i korruptuar ne principe. Asnje njeri ne sistem nuk mund ta kaloje VETINGU e vertete.

  11. Mirenjohesi says:

    O ju te Temes,
    Mos nxirrni konkluzione para KPKse. Prisni deri neser, dhe pastaj thoni si u rrit pasuria e Bujar Sheshit.

  12. Kujtimi says:

    Mos u lodhni kot se nuk ka Tirons hajdut. Ndoshta prandaj ju vjen inot.

  13. Turku says:

    Hahahahahahaha. Sa u përmend Tema u indinjua njëri dhe na tha legena. E paska marë vesh që do kalojë vettingun ky prokurori, prandaj e paska zënë halli. Ke të drejtë se edhe unë po të isha kështu si ti do thoja. Ky prokurori është nga ata që i bën vërtet hall tipave si ky.

  14. MT says:

    Njeri model per drejtesine ne Shqiperi.
    I ndershem, profesionist dhe apolitik.
    Te ishin te gjithe sa cereku i tij.

  15. Flori says:

    Po ai eshte tirons, eshte qytetar.
    Nuk eshte nga kto barktharet qe vijne me luge ne brez per tvene gjoba si e si tbejn nai lek.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje