A jeni në terezi të kokës o shqiptarë, që u sulët si të marrë se gjetët “tradhtarin”?

23 Tetor 2018, 18:33Politika TEMA

Nga Shpëtim Idrizi

Të nderuar shqiptarë, miq e patriotë, por dhe ju, të shitur e shpifës, që mezi pritët me dorën e gojën e prishur, të peshkonit emrin tim në listën e bëre nga gjakprishur nga fuzioni i gjakut të Asfalisë Greke.

Dje kam parë e dëgjuar gjithë ditën me pezm, dhimbje, neveri e përcmim, se si lukunia e ujqëve, çakenjve, hienave, brejtësve, vraponin si të marrë pas një lajmi të fabrikuar nga Asfalia Greke dhe pjella e saj, i vetquajturi president, kryeministër i Republikës së Çamërisë, mashtruesi, sharlatani, burgaxhiu i dënuar me vendim gjykate si hajdut, Festim Lato, ku unë Shpëtim Idrizi, kryetari i PDIU-së gjendesha në një listë, që asnjë su ul ta shihte nga vinte, së bashku me Noizin e Olta Gixharin dhe emrat më domethënës të medias, po dhe me shumë analistë, se kishim marrë para nga Greqia…

Për çfarë? Që të luftonim Greqinë?!

Për çfarë???

Po ju drejtohem të gjithë atyre që kishin kënaqësinë e hidhur ta “besonin”. Po si nuk e hapët një herë të shihnit cili është portali që fabrikoi lajmin???

https://taulantribe.blogspot.com/…/ja-kush-ka-perfituar-par…

Po të shpenzonit një sekondë të kohës tuaj, e shumë më pak se sa duhej për tu ngazëllyer për “tradhtarin”, që ja u servirën me kokën në tepsi do shihnit, se lajmi është i mashtruesit dhe agjentit të Asfalisë Greke, Festim Lato dhe këtë e dinë mirë dhe SHISH–i dhe autoritet e tjera shqiptare, i cili për bëmat e tij të mashtrimit nuk hyn dot prej vitesh në Shqipëri.

Për të gjithë JU që u mërzitet, u zhgënjyet dhe u “ngazëllyet” nga ky lajm, si nuk e hapët linkun e gazetes greke “Eleftheri Ora” dhe të merrnit mundimin të shihnit se ky lajm është I rremë dhe nuk egziston fare në gazetën greke. 

https://www.elora.gr/portal/

Po më flagrantja dhe më e rënda është fakti që gazetat “Tema” e “Dita” dhe portalet “Jeta osh Qef”, “Pamfleti”, në kundërshtim të plotë me çdo etikë e profesionalizëm para se ta botonin gjithë qejf këtë lajm, nuk bënë minimumin e vërtetimit të burimit të tij, të shihnin nga vinte dhe çfarë është blogu “taulantribe.blogspot.com”, apo minimumin e profesionalizmit të një gazetarie normale, të gjenin burimin, të hapnin e të përkthenin artikullin (që nuk ekziston në gazetën greke), ku ne zbuloheshim si agjentë, e se aty ishin goxha emra…përvec Noizit e Olta Gixharit, që s’di pse ishin në këtë listë (e që të më falin që po u përmend emrin), ndoshta për ta bërë më të besueshme këtë listë me “Agjentë të Greqisë!!!

Asnjë gazetë, portal apo gazetar nuk e bëri këtë minimum të profesionalizmit në gazetari.

Pse nuk e bënë është pyetja që vjen natyrshëm?

Me këtë po merren përfaqësuesit e mi ligjor, sepse ndërkohë që dje shihja maskaradën e turpshme, e “shqyhesha” nga të marrët e “patriotët”, krejt i qetë angazhova përfaqësuesit ligjor për të përgatitur përgënjeshtrimin e lajmit nga ata, e më pas kallzimin për në Prokurorinë e Tiranës, për marrokët e shipfjes, në rastin më të mirë.

Por ta harojnë ata që mendojnë se mund të më zhvendosin nga qëllimi im kryesor, hapja e hetimeve nga Prokuroria për fondet sekrete të dhëna nga Greqia, për të deformuar dhe manipuluar në interes të shtetit grek, antar i BE-së dhe I Natos, opinionin publik shqiptar, në favor të Greqisë.

PDIU do të bëj kërkesë e kallzim në Prokurorinë e Tiranës, për të vënë në lëvizje organin e akuzës që të hetojë, të vendosë para përgjegjësisë penale të gjithë ata të shitur në media, gazetari, portale, biznese, OJF, që kanë vite që paguhen nga Athina zyrtare dhe Asfalia Greke, siç e ka pohuar dhe vetë Kotziasi dhe Tsiprasi, por edhe Prokuroria e Athinës, që ka hapur hetimet për nxjerrje të sekretit shtetëror.

S’do të rresht së kërkuari Presidentit të Republikës të mbledhi Këshillin e Sigurisë Kombëtare, për të vënë në lëvizje organet ligj zbatuese, Shërbimin Informativ Shtetëror, Shërbimin Iformativ të Ushtrisë, Policinë e Shtetit, Prokurorinë, etj, për të hetuar personat që janë financuar vetëm në muajin Tetor me 1 Milon Euro, e imagjinoni me vite e vite me radhë sa miliona euro janë shpenzuar, por edhe arsyet, qëllimet dhe dëmi që i është shkaktuar Sigurisë Kombëtare dhe interesave sovrane të Shqipërisë.

A doni një shembull “par excellence” të manipulimit të kollajshëm të një pjese të opinionit publik Shqiptar?

Pikërisht rasti i djeshëm, ku portali anonim i një agjenti të Asfalisë Greke fabrikon një listë me emra. Ai përmend që e ka marrë lajmin nga një media greke “https://www.elora.gr/portal/”, ku në fakt një lajm I tillë po të kërkosh, nuk egziston. Dhe asnjë se verifikon dhe sulen të gjithë në babëzië e marrëzisë, se na doli që ka marrë para dhe kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi.

Ej a jeni në vete, a mendoni pak?

Unë kam marrë para që të luftoj bashkë me PDIU-në e Shoqatën “Çamëria” çdo ditë për të DREJTAT E SHQIPTARËVE TË ÇAMËRISË?!

Sipas jush jemi financuar nga Greqia, për çfarë???

-Për të folur çdo ditë për Çamërinë e për të trimëruar politikën shqiptare, që merr vrapin ose bie në gjunjë sapo dëgjon fjalën Greqi?

-Për të nxjerrëm e zbatuar Rezolutën e Parlamentit të Shqipërisë për Çamërinë?

-Për të bërë Varrezat Monumentale të Kllogjerit ku prehen 2900 pleq, gra e fëmjë?

-Për ta çuar Çështjen Çame në Bruksel e të kërkonte edhe komisineri Hahn përfshirjen e saj në bisedime me Greqinë?

-Për të bërë Amendamentet në ligjin e Censusit në vitin 2010, që i hoqën mundësinë Greqisë të nxirrte nja 300 mijë shqiptarë e ti bënte grekë në origjinë, siç bëri mijëra homogjenë e u ndërroi dhe emrat?

-Për të ndërhyrë në Reformën Teritoriale dhe për të lënë Bashkinë e Çamërisë (Konispol), Bashki e përjetshme shqiptare dhe barrierë ndaj shovinistëve të Vorio Epirit?

-Për të mbushur Bulevardin e Tiranës e Prishtinës me flamuj kombëtar e logon e Çamërisë?

-Për të bërë me qindra e mijëra aktivitete, për të ruajtur e mbajtur gjallë dashurinë për Çamërinë, e nevojën për drejtësi?

-Për të organizuar me qindra promovime librash, muzeumesh, kumtesa, aktivitete kulturore për Çështjen e Genocidit te Shqiptarëve të Çamërisë?

-Për ta mbajtur në këmbë Parlamentin Shqiptar për Çështjen Çame, ku për 8-vjet askush nuk pipëtiu kundër nesh sa ishim në atë sallë, e sot me 76 mijë vota shqiptarësh na sulmuan, na vodhën mandatet, e nuk jemi më në parlament?

-Për të gjitha këto më paguan grekët?

Për të gjithë ata që e çuan në cep të mendjes kam vetëm një pyetje: A jeni në terezi të kokës o Shqiptarë, që u sulët si të marrë se gjetët “tradhëtarin”?

Çamëria është sa e imja aq edhe e çdo Shqiptari.

Çamëria pati fatin e keq që u sakrifikua se ishte në skajin më jugor të Shqipërisë, që të kemi këtë Shqipëri Politike të mbetur e gjymtuar sot…

Ju garantoj vetëm për një gjë, që nuk do të rresht së punuari për Çamërinë, tani akoma dhe më me shumë forcë e inat!

Ne nuk Harrojme!!!

25 komente në “A jeni në terezi të kokës o shqiptarë, që u sulët si të marrë se gjetët “tradhtarin”?”

  1. cuf dabjoni says:

    O Shpetim nuk e kupton me te vertete se nuk e kane me tya…. E kane me otodokset shqiptare qe nuk ju nenshtruan baba dovletit. Nuk I kemi degjuar kur Jugosllavet thane se kemi paguar mbi 20 million dollar qe tja mbrrinim dites te digjnim Shqiperine ne 1997.
    Bejne me shume protesta per viktimat reale te genocidit çam, por jane indiferente per ata te serbeve ne nje shekull 1913-1999.
    E keshtu me radhe mjafton te shohesh komentet dhe e kupton se me ke r kane…

  2. cami i pabese me thike ne brese, te pret ne bese . says:

    o cami i pabese , shpeto idrizi , ne shqiptaret te veme ty ne maje te kasemit o cicvate , lere kete ironi me shqiptaret , dhe ik mer ndonje dore nga ata miqte e tu matane detit , bukur e luaje pjesen , ti merrje lemoshen , percaje fqinjesine , i mbyllje rrugen europiane shqiperise, dhe kusuret e tua i paguajne shqiptaret , thjesht nuk ka asnje lloje merzie nga ana jone me ty dhe ju , eshte tradita jote dhe e juaja came i pabese dhe pike, ska mbetje qejfi , ne ju kuptojme mjaft mire, jeni race ibrite, fara turke ka bere punen e vet, ju si rrace merni per grua dhe nusen e vllait , kaq rrace ropqire jeni ju cemrit .

    1. “Marrin per grue nusen e vellait” po pse more homo-qen i Anastasit tek Devner-Klan serial amerikan cfare benin nuk martheshin me “nusen e vellait” apo edhe keto amerikan jane “fare turke ” apo “robqire” more djale kurve plere 300

    2. Shkumbini says:

      ‘Kususret’ qe paguajne Shqiptaret jane mbushja e Jugut me varreza Greke, marrja e hidrocentraleve nga Janullatusi, ushqimet e skaduara qe na vine nga Greqia dhe Serbia, ndarja e detit ne menyre jo te drejte, poshterimi i te vrarve nga GENOCIDI i Grekerve ndaj Shqiptareve te Camerise, fshirja e historise nga tekstet shkollore, RRACIZMI i pa shoq qe demonstron Greqia ndaj Shqiptareve ne MEDIA etj… , e shume e shume te tjera.

  3. petriti says:

    Mos u nxito o cam, mbase dalin te verteta pohimet e gazetes dhe mos u sul duke share e kercenuar shqiptaret per bemat e tua. Sigurisht nuk te besen njeri. Si cam qe je e aq me teper si shpetim asnje nuk te beseon se ti per para vret edhe vellain.

    1. mirel says:

      U ngriten bytheqirat greke te Meros. Vetem per kete shpifje Mero ka marre 10tra mijera euro.
      Per ti ndezur shqiptaret kunder cameve.
      Plani ju dogj ne dore, po flaken duan ta hedhin ne token tone.
      Kerma graqira.
      Vazhdoni luani spiunin e Meros ne cdo koment qe postoni.
      Mero Spiuni me ka bllokuar si derr i ndyre grekobajge qe eshte.
      E harruat Evdin Ramutin bytheqirin kur deklaroi se camet po na prishin pune?
      Si mund te akuzohet Idrizi per nje gje te tille.
      Mund te akyzohet per legen partish, por per fondet greke ne asnje menyre.
      Eshte Ramuti vete ai qe firmos dokumentet per detin dhe varrezat
      Nuk eshte Idrizi.
      Idrizi nje mut ka ne dore. As ne Parlament nuk u zgjodh dot, aq i telendisur eshte.
      Ky na i beka mareveshjet me greket. Ky na e shitka detin.
      Po Ramiu o plera Rilindase ca ben, apo po u fut dronin shqiptareve ne b..

  4. Albani says:

    Çfare bere ti per Çamrine?
    Bythshitur qe kalon nga nje parti ne tjetren per pjese ne tepsi,matrapaz votash,tregtar narkotikesh jeni katandisur more te paturp.

  5. Lala says:

    Aman o cuna ”akademiku,, Barka dhe Avduli i Ngjelit , pse nuk jane ne liste?!
    Rrone Lipe Shtogu te ta pyes per ”prapa,, listen???!!!

  6. cami me i mire ne sheshe te flamurit says:

    ti je nhe cam dha asgje tjeter, thjeshte bere detyren tende o kriminel i 97 tes .ne ne vlore jy njohim mire kush ini. njerez matrapazer islamista turqe qe qelbi tere shqiperine. dekshin te gjithe camerit te shpetojme nga e keqja CAMI I MIRE CAMI I VDEKUR .ROFTE GREQIA

    1. Kokodani says:

      Te q…greku i zi jevgjit vajzen dhe gruan si dhe maman

  7. Timi says:

    Kështu janë shqiptarët. Ju hedh greku e serbi një gur dhe i turren njëri tjetrit. Më të besuar të huajt se të vetët. Gjithmonë kështu. Thjesht popull naiv.

  8. Krio says:

    po pse keshtu si ti mbrohet ceshtja came duke then se greku erdhi si pushtues. vetem me kete fjale ti je me fashistet dhe ke gjith boten kundra
    ti kte e ben kastile pra i thua kundershtarit po bej gabime me godit

  9. aleko says:

    Ketu ka nje problem serjoz!..Sherbimet greke duan te percajne Shqipetaret..Camet jane me shqipetare se sa ca mostra nga radhet tona qe I fyejne..Zoti Idriz ka bere aq sa mundet per Camerine..Mosfutja ne parlament eshte nje goditje per te ndimuar camet e masakruar dhe shperngulur nga greket..Pa qene ne Parlament dhe pa finance cfare mund te besh per camerine… kushedoqofte at Idrizi opo dikush tjeter..Une e besoj ate cka thot idrizi perderisa at ishte I pari qe I kerkoi Presidentit Te mbledhe Kshillin e Sigurise Kombetare…Ahere pse se mbledh presidenti?.. Kejo eshte teper serjoze..Nje fare Festim Lato qe na u fry si shume po na del I shitur ne sherbim te asfalise..Shqipetare mos I mirrni gjerat me lehtesi dhe jo cdo pordhe qe vjen nga greku duhet degjuar e marre ere..

  10. Cami says:

    Mire greket te kan inat po shqiptaret te kavene mbiemrin me kohe cam m…?

  11. ?????????? says:

    Ik o pirdhu ti. LEGEN .
    Qenke Çam ti .
    S’kemi asnjë interes si komb, ti kthehemi asaj së shkuare.
    Ti mos na çaj kokën , po ik pirdhu andej nga ke shkuar .

  12. feliks says:

    I nderuar Shpetim,
    Mos prit te kritikoj dikush qe ben me shume se Ty, por definitivisht ai qe ben me pak se Ty. Kot merzitesh me shpifsit. Kam nje eksperience personale prandaj ne menyre dhe kam lexuar shume per shpifesit e ndyre. Kane nje fytyre te ndyre dhe nje tip twinning.

  13. Nardi says:

    Shpetimi do me u bo faktor politik,kot fare.Ik o Shpetim se nuk ta varin as çamet e ty.Je duke u kacavjerr,por trapin,spo kap gjo.

  14. petriti says:

    Per cilin parlament behet fjale? Per parlamentin grek, se ne ate shqiptar camet nuk kane vend, ashtu sic e tregoi edhe votimi. Camet te luftojne e te fitojne te drejtat e tyre por jo duke perdorur shqiptaret si mashe per te nxjerre geshtenjat nga zjarri. Per shqiptar mendoj se camet e kane fituar kete te drejte pas viteve ’50, e per kaq vite jane bere me shqiptar se shqiptaret??? Duket sa shqiptare jane kur kryetari i tyre financohet nga greket.

  15. orient says:

    ..mendoj, se te paguar jane Ata qe ju numeruan votat,se nuk ju deshen ..por tradhetaret ne ç’do kohe dalin ne siperfaqe,qofshin ata me ,apo pa pushtet.
    ..e kam ndjere veten keq,kur politikanet greke,pas perdorimit te tradhetoreve shqiptare i hodhen tutje me perçmim…nuk e di sa do te vazhdoje mbrojtja e Sages greke ne kurriz te shqiptareve..e neveriteshme ,nese eshte e vertete.. çeshtjen çame nuk e mbyt dot politika greke & te shiturit tane…shpresoj te mos gabohet,si resto e pageses greke.
    politikanet greke mundohen te gerryejne gjithshka per leverdi te vet..doren e zgjatur te gjermanise,po mundohen ta kafshojne ,per te kerkuar edhe demshperblime lufte,kurse dikush pa identitet thote,se…s’kemi asnje interes ,si komb t’i kthehemi asaj te shkuare..kemi si nuk kemi…levizin te gjitha ,vija bregdetare,kufijte,ekonomia,…stabiliteti..por??!!..

  16. blerta says:

    CKE ME SHQIPETARET O CAM SHPETIMI, TY NUK TE DUAN AS CAMET E TU SE PO TE DONIN DO TE VOTONIN…….

    1. MaliFusha says:

      Ti Blerta e gjete, tamam si pula ne mengjes…….po te fresket fare ama.

  17. OPGJ says:

    O Shpetim mos na bej shume politike mbete ne kydrin e kryetarit te komunes.Cdo organ informativo operativ i nje shteti synimin kryesor ka te vendose njeriun e.vet dmth agjentin ne krye te nje shteti apo organizate kundershtare me objektiva strategjike.Kjo eshte rruga me efikase dhe ai ahjent ne.ate vend zevendedo punen e qindra te tjereve
    .Keshtu kane vepruar sherbimet jugosllave ne Shqiperi.Ata ja kane aritur plotesisht.qellimit.E dogjen shkateruan Shqiperine vrane e po e mbajne zvarre akoma Fal nje osr.dy agjenteve te tyre si njerez kryesore ne drejtimin politik te.cilet vendosin homologet.e tyre zinxhir ne.strukturat e shtetit me poshte si SHIK Ushtri ekonomi e.ministri te jashtme.A nuk miratoi parlamenti.serb nga mezi i viteve 90 nje fond prej.13 milion dollaresh hapur per te destabilizuar gjendjen ne Shqiperi.Shikoji me kujdes keto26.vjet.Dy kryetare Shiku hapur ne sherbim te.serbit.dy te tjere me pasuri te pajustifikueshme me burim Ndermarjet e dyshimta te ish Jugosllavise.Sa per zbulimin grek levizja per.rivendosjen e te.drejtave te popullsise came jane prioritet dhe ben.cmos.ta.frenojne.Ti Shpetim nuk je cam 100%.Si u pasurove nga burojne.pronat e para kusht te ka mbeshtetur me pare dhe ndihmuar ne privatizim.Me ke ke qene lidhur ne fillimet e demokracise.Po pas.18 vjetesh si shpertheve kush te ngriti ne pergjegjesi.Mos ata.njihen.si fillo greke ne.udheheqi te.qeverise shqiptare?
    PRANDAJ KU KA ZE NUK.ESHTE PA GJE.

  18. Fadili, Malesi e Madhe says:

    Qe je njeri i qelbur, o Shpetim, kete nuk e luan as topi… Qe je dallaverexhi i paskrupull, kete e dime te gjithe, qe je i poshter, kete e din edhe ti. Sa per ato pare, nuk besoj se i ke marre, mbasi nuk t’i kane dhene…

  19. Per 300 evro bej ham ham says:

    E bukura ne keto komente eshte se gjakprishurit flasin ne emer te shqiptarve . RROFTE POPULLI MARTIR CAM

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje