Ankaraja dhe Athina përplasen për 12 miljet. Përse përmenden negociatat me Shqipërinë?

23 Tetor 2018, 18:19Rajoni TEMA

Ankaraja dhe Athina kanë shkëmbyer deklarata të ashpra pasi ish-ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias njoftoi para disa ditësh vendimin për zgjatjen e detit territorial në 12 milje.

Ambasadori i Greqisë në Turqi u thirr të hënën në Ministrinë e Jashtme turke.

Në një njoftim të kësaj Ministrie pas takimit, thuhet se:

Nuk është e mundur të tolerojmë akte për të cilat nuk ka marrëveshje dypalëshe në detin Egje, ku kemi brigje të përbashkëta.

Asambleja Kombëtare në vitin 1995 ka miratuar paralajmërimet e domosdoshme për këtë çështje, që mbeten në fuqi”.

Në vitin 1995, parlamenti turk votoi një rezolutë ku thuhej se çdo veprim i njëanshëm i Greqisë për të shtrirë nga 6 në 12 milje ujërat territoriale, do të shërbente si Casus belli -kazus për luftë.

Përgjigjia nga Athina ishte e menjëhershme.

“Shtrirja e ujërave territoriale përbën një të drejtë të parevokueshme, ligjshme dhe sovrane të Greqisë, sipas të drejtës ndërkombëtare. 

Greqia ka të drejtën që t’i zgjerojë ujërat e veta territoriale kur dhe si të gjykojë. Interpretime arbitrare të së drejtës ndërkombëtare dhe kërcënimet për dhunë nga ana e Turqisë, ashtu si dhe vënia në diskutim e të drejtave tona sovrane, as e ndryshojnë këtë fakt, por as ndihmojnë marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme greke.

Ish-ministri i Jashtëm, Nikos Kotzias, deklaroi të shtunën në prani të kryeministrit Tsipras që po merrte edhe detyrën e shefit të diplomacisë, se Greqia do të fillojë t’i shtrijë gradualisht ujërat e veta territoriale.

Kotzias tha se në fazën e parë do të përfshihet Otonoi dhe gjithë ishujt e vegjël rreth tij, deri në Antikythera, një ishull i vogël në veriperëndim të Kretës.

Në fakt, qëndrimi konstant grek prej më shumë se njëzetë vitesh është që shtrirja e detit territorial do të bëhet përnjëherë, atëherë kur të gjykohet se është momenti.

Deri më tani, ky moment kishte “ngecur” për shkak të mosmarrëveshjeve me Turqinë për detin Egje dhe kërcënimit të Ankarasë se një akt i njëanshëm nga ana e Greqisë do të ishte kazus për luftë.

Partitë opozitare greke e akuzuan qeverinë se duke pranuar shtrirjen graduale, i jep mundësinë Turqisë që të insistojë në qëndrimin e vet se e drejta ndërkombëtare nuk mund të zbatohet plotësisht, pasi aty është një “rast i veçantë”.

Por edhe nisja që nga ishujt Otonoi duket se mund të shkaktojë komplikime në negociatat me Shqipërinë.

“Përbën pikëpyetje nëse shtrirja me 12 milje ndërlidhet në një farë mënyre edhe me negociatat që po zhvillohen ndërmjet Athinës e Tiranës për delimitimin e zonave Ekskluzive Ekonomike”, vë në dukje gazeta “Kathimerini”.

“Nëse po, kjo do të thotë se Greqia dhe Shqipëria praktikisht kanë një nivel minimal perceptimi të përbashkët për pjesën e zonave detyre që u përkasin. 

Nëse jo, ka shumë gjasë që procesi të përballet me probleme serioze, pasi ende nuk është arritur marrëveshja”, nënvizon gazeta greke.(Ora News)

13 komente në “Ankaraja dhe Athina përplasen për 12 miljet. Përse përmenden negociatat me Shqipërinë?”

  1. ''....askush nuk urrehet me shume se ai qe thote perhere te verteten''[PLATO] says:

    st’arxidia mas se c’thone turq apo turkoshqipfoles…………………..

  2. Stambolliu says:

    Provojeni bithekira hahahahaha po nuk ju futem buzukun ne bithe dhe te kerceni sirtaki mbrapsht e tju ja beim kufirin deri aty ku ka turq dhe flitet turqisht deri ne Selanik kufirin zyrtare te Turqise

    1. Garda Pretoriane (ajo e Skenderbeut) says:

      Sikur te hynte ne probleme edhe Serbia dhe keto tri shtete antishqiptare te faroheshin ne mes vehtes.

      1. Toni says:

        @Garda Pretoriane. Anti shqiptari me i madh ishte Skenderbeu dhe ti qe i shkon pas. Ishte i vetmi qe tradhtoje mijera shqiptare qe ishin gati te jepnin jeten per perandorine dhe ato qe kishin dhene jeten perandorine.

  3. vang says:

    Sala ka filluar te cirret dhe vetem vizorja i mungon injorantit qe te ”masi” hartat.Marveshja nuk ka pefunduar por Sala e enderron te perfunduar ”gabim”qe te mos i ngjaje marrveshjes qe beri ai me grupin e tije.Cfare paste e perben kete njeri te mbrapshte? Nuk u besoja vesheve kur degjova ministrin e jashtem te qeverise se Kosoves te shprehet me konsiderate per Berishen.Mos valle ata kan stamposur ne mendjet e tyre parrullat qe hidhte Berisha ne fillimet e levizjeve demekratike,packa se me vone e pame se ‘beri.por e verteta eshte se i ka sygjestionuar disa politikane kosovare.Edhe gazetaret tane rrine si te mpire dhe nuk e kundershtojne kur jane ne panel me te.

  4. ben says:

    Nje mi qe kishte rene ne nje fuci me raki, dhe me ne fund pasi piu ca gllenjka dhe pas shume perpjekjesh mezi doli prej andje, papritur e pa veten para nje pasqyre.
    Dreeeee – po thoshte me vete, pse nuk thua qe qenkam bere luan …!
    Keshtu edhe puna me greket kur pine ca si shume uzaqe e thyejne ca pjata, u duket vetja se mund te maten me Turqine.
    Zoti u shtofte inatin se takatin sua shton dot …

  5. Cami says:

    Seaniku eshte toke shqiptare o stamboll nuk eshte as greke dhe as turke

  6. katarakti says:

    Ligji nderkombetar i garanton çdo shteti te drejten per te pasur sovranitet ne thellesi detare deri ne 12 milje nga bregdeti i vet. Psh Shqiperia dhe Italia kane secila nen sovranitetin e tyre 12 milje detare det. Pjesa tjeter njihet si zone nderkombetare e lundrimit. Por ky ligj nuk eshte i vlefshem kur distanca ndermjet dy brigjeve te dy shteteve nuk i kalon 24 miljet detare. Atehere deti ndahet barazisht sipas nje vije ndarese qe hiqet sipas konfiguracionit tokesor te secilit vend. Pra ne te gjithe ishujt qe kane distance me te madhe se 24 milje Greqia dhe Turqia kane te drejten e sovranitetit te 12 miljeve secila. Ne rastin e Shqiperise me Greqine vija ndarese hiqet sipas konfiguracionit tokesor. Psh ndahet ne mes deti ndermjet Sarandes dhe Korfuzit.

    1. toni says:

      Kopil i Janulles greqia eshte rast specifik se me tere ato ishuj qe ka po te shtrihet ne 12milje i bie qe i gjithe deti Egje te behet prone private dhe asnje anije nuk mund te lundroj nga Mesdheu ne Adriatik pa kaluar nga ujrat e greqis.

  7. Cami says:

    O stamboll selaniku eshte toke shqiptare as turke dhe as greke

  8. Aleksander Thana says:

    Plato- dhiqis , sa te paguan o janullaqis. E paske rrogen goxha, palikaraqis.

    1. Flm says:

      Pyet me mire Petim Idrizin dhe Muhedinin qe i ke me shtepi, se sa i paguan Greku.

      1. Hahahaha says:

        Po te pyesim ty ketu ne forum sepse edhe ti nga ato HALE je

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje