Mbyllja e basteve, Ahmetaj: Ata që mbeten pa punë do të angazhohen në sektorë të tjerë

23 Tetor 2018, 11:23Ekonomia TEMA

Komisioni i Ekonomisë ka miratuar në mbledhjen e sotme projektligjin për lojërat e fatit, i cili do të shqyrtohet nga Parlamenti në seancën e së enjtes.

Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj, tha se të punësuarit në pikat e basteve, të cilët do të mbeten pa punë nga mbyllja e tyre, do të punësohen në sektorë të tjerë të ekonomisë.

“Nga 40 kompani bastesh që ishin, sot janë vetëm 20 të cilat paguajnë më shumë. Disa kompani po bëjnë reklamë kundër ligjit.

Disa kompanive u kemi hequr licencën.

Dy fushata trajnimi për ata që mbeten pa punë.

Ka shumë programe punësimi dhe sociale, por një pjesë e mirë e të punësuarve në këtë sektor do gjejnë punë me zgjerimin e ekonomisë.

Po bëhet zgjerim ekonomik në disa sektorë”, tha Ahmetaj.

1 komente në “Mbyllja e basteve, Ahmetaj: Ata që mbeten pa punë do të angazhohen në sektorë të tjerë”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje