Miliona vizitorë çdo vit, si e ndryshoi konceptin e të bërit biznes në Shqipëri ACREM me qendrat tregtare

23 Tetor 2018, 12:33Ekonomia TEMA
Miliona vizitorë çdo vit, si e ndryshoi konceptin e të

Në dekadën e fundit, Qendrat Tregtare e kanë revolucionarizuar të bërin biznes në Shqipëri dhe kanë patur ndikim në jetën e një pjese të gjerë të konsumatorëve shqiptarë. Të mësuar dikur të blinin gjithçka poshtë pallatit të lagjes së banimit, sot janë me qindra mijëra shqiptarë, që i hipin makinës apo mjeteve të transportit publik, për t’iu drejtuar qendrave tregtare.

Por si shpjegohet ky ndryshim rrënjësor, në një shoqëri deri diku konservatore dhe që nuk i përqafon lehtë ndryshimet?

Një shpjegim për këtë është shembulli i suksesit me ACREM (Albanian Commercial Real Estate Management), që është lideri shqiptar në manaxhimin e shërbimeve të pasurive të patundshme këto 11 vitet e fundit. Kompania menaxhon disa prej objekteve apo zonave rezidenciale më të mëdha në vend. Veç menaxhimit të sukseshëm të QTU, Qendrës së parë Tregtare në Shqipëri, kompania ka në menaxhim edhe qendra të tjera tregtare dhe rezidenca banimi ndër më elitaret në vend nga të cilat mund të përmënden TEG, Qendra Tregtare VIVA në Fier, Rolling Hills që është një kompleks me 153 vila elegante në Petrelë (Tiranë), Ambasador 3 në Tiranë që ka 155 apartamente luksoze banimi dhe 123 vende parkimi, Vala Mar Residences në Hamallaj (Durrës), Green Coast Resort në Palasë (Himarë) etj.

Duhet patur parasysh se vetëm në QTU dhe TEG, gjatë vitit të fundit ACREM i bëri ballë një fluksi prej rreth 16.7 milionë vizitorësh, të ndarë 7.1 milionë në QTU dhe 9.6 milionë në TEG. Shifra të denja për kompanitë më të mëdha në rajon. Duke nisur nga 2019, QTU pritet që ta rrisë ndjeshëm numrin e klientëve, duke qenë se do të vijë e rinovuar me një kat të ri plot me dyqane, dhe mjaft risi të tjera, që nga restorantet, aktivitetet e ndryshme dhe disa salla kinemash Cineplexx.

Dhe të mendosh që ACREM e nisi rrugëtimin me vetëm 30 punonjës në hapat e tij të parë, ndërkohë që sot numëron rreth 200 të punësuar, pa llogaritur qindra të punësuar të tjerë që punojnë në objektet dhe zonat rezidenciale që ajo menaxhon.

Por si e gjen ky vit Acrem, që përkon edhe me 11 vjetorin e themelimit të tij? Mariola Radovani, Drejtore Ekzekutive e kompanisë, bën një panoramikë mbi ecurinë e deritanishme të kompanisë që drejton.

“Rrugëtimi i ACREM këto 11 vjet ka qenë sa i vështire aq edhe ambicioz e i suksesshëm. Ky vit e gjen ACREM më pranë konsumatorit se çdo kompani tjetër e ngjashme në treg. Me një sy në zhvillimet më të fundit në QTU dhe me një grup të udhëhequr nga ekspertë, sot ne jemi të aftë të ofrojmë shërbime të cilësisë së lartë dhe të plotësojmë pritshmëritë e klientëve tanë. ACREM është një realitet i konsoliduar dhe tashmë me objektet që ne menaxhojmë, jemi gjithmonë në rritje, e gjithmonë inovatorë!” – shprehet ajo.

Çfarë i bën kaq tërheqëse QTU, TEG dhe VIVA?

Duke qëndruar te tre objektet kyçe të menaxhuara nga ACREM: TEG, QTU dhe VIVA, ato sot janë kthyer në qendra komerciale dhe sociale për konsumatorët shqiptarë si dhe për

vizitorët nga rajoni, duke ofruar një larmi dyqanesh, si dhe mundësi të shumta zbavitjesh për fëmijët dhe të rriturit. Nisur dhe nga larmia e klientëve, secila nga qendrat zhvillon një plan të personalizuar marketingu duke u përpjekur që të tërheqë vizitorë të të gjitha moshave dhe profileve. Në këtë mënyrë nëpërmjet këtij procesi janë arritur të plotësohen nevojat dhe dëshirat e konsumatorëve pavarësisht moshës, gjinisë, statusit financiar apo mënyrës së jetesës.

Në dyqanet e QTU dhe TEG vizitorët mund të gjejnë marka të ndryshme ndërkombëtare si Grupi Inditex me markat e njohura Zara, Massimo Dutti, Pull and Bear, Bershka, Strativarious, LC Waikiki, KFC, apo të tjera marka të njohura si De Facto, Neptun, Jysk, InterSpar, Mango, Okaidi, Jumbo, Spreingfield, Cineplexx , të cilat nuk gjenden në qendrat e tjera tregtare në vend. Ndërkohë, më 31 Gusht 2018 gjigandi boteror Inditex, çeli edhe selinë më të re të ZARA HOME në TEG.

Radovani shpjegon se përse këto qendra mbeten të preferuarat për shqiptarët.

“Pozicionimet e favorshme dhe lehtësisht të arritshme për të gjithë shqiptarët, të të dyja qendrave tregtare, përgjigjja e kërkesave të konsumatorëve duke i ofruar një përvojë të gjithanshme, ambjentet komode për çdo grupmoshë, zhvillimi aktiviteteve të reja, përqëndrimi i vazhdueshëm tek shërbimi i ofruar janë pikat tona të forta. Ndaj, të dyja qendrat mbeten më të frekuentuarat në Shqipëri!” – shprehet ajo.

Ndërkohë edhe Qendra Tregtare e Fierit VIVA e cila ndodhet në hyrje të qytetit në një pozicion strategjik për jugun e vendit ka arritur të njëjtin sukses. Në strukturën dy katëshe me një sipërfaqe 13,000m2 dhe 300 vende parkimi, e cila ka një arkitekture moderne që respekton natyrën dhe që i ka hapur dyert për publikun në prill 2018, ka mbi 60 dyqane, nga të cilat spikasin Neptun, Jumbo, SPAR, LBT, Intersport, DeFacto etjdhe një sipërfaqe argëtimi për fëmijë prej 2,000 m2. Qendra pret deri në 2.5 milionë vizitorë çdo vit. Përveç argëtimit të fëmijëve, për te gjithë familjaret VIVA ofron alternativa të shumta për te kaluar kohen e lirë në baret dhe zonat e ushqimit. Ajo pati një impakt edhe social në zonë, duke hapur menjëherë 500 vende të reja pune.

Shërbimet që ofron ACREM

Mund të thuhet pa dyshim se ACREM ka krijuar standardet për praktikat më të mira të manaxhimit të pasurive të paluajtshme në vend. Me një rrjet profesionistësh të kualifikuar ACREM ofron një paketë të gjërë shërbimesh.

Ndër këto shërbime radhiten menaxhimi i qendrave tregtare; Administrimi i njësive të banimit; Menaxhimi i pasurive të paluajtshme brenda dhe jashtë grupit Balfin; Qiradhënia e njësive të biznesit dhe banimit; Marketingu, Mirëmbajtje Prone me shërbime si: Mirëmbajtje teknike e pronës; Konsulencë Financiare; Shërbime Profesionale Pastrimi; Shërbimi Dezinfektim – Dezinsektim – Deratizim (DDD); Mirëmbajtje Gjelbërim; Ruajtja e Objekteve (Security); Menaxhimi i Mbetjeve, Tërheqje e Mbetjeve Urbane; etj.

Duke u kthyer te qendrat tregtare që menaxhon ACREM, ato nuk janë sot vende vetëm për të bërë blerje, por gjithashtu edhe vende për t’u argëtuar dhe kaluar një kohë të këndshme.

Sigurisht, ato nuk kanë shkaktuar shuarjen e dyqaneve tradicionale, por sot, qendrat tregtare si QTU, TEG dhe VIVA po përpiqen ti ofrojnë konsumatorit eksperiencën “all in one”, të gjitha në një, nisur nga plotësimi i nevojave ditore me produkte ushqimore, pajisje elektro-shtëpiake dhe elektronike, deri në kënaqjen e tyre në drejtim të modës, çlodhjes dhe zbavitjes.

TEG, QTU dhe VIVA tashmë preferohen jo vetëm si destinacion për blerje cilësore njëherësh nën një çati, por edhe si destinacion argëtimi, ku fëmijë dhe të rritur kalojnë kohën e lirë, shijojnë një dreke apo darkë të shijshme, frekuentojnë kinemanë, luajnë në këndet dhe parqet e fëmijëve etj. Njëkohësisht, qendrat tregtare ofrojnë edhe komoditetin e pastërtisë, sigurisë, komfortin e parkimit etj.

Sa i takon blerjeve, secili sektor ka peshën e vet specifike në kërkesat e klientëve, megjithatë një përqëndrim më të madh të blerjeve ka në hipermarketet, veshjet dhe produkte elektroshtëpiake.

ACREM synon të zgjerojë portofolin e klientëve në të ardhmen dhe të zhvillohet në një kompani me një gamë të diversifikuar shërbimesh. Qëllimi i ACREM është të sigurojë një eksperiencë të shkëlqyer për klientët bazuar kjo në përvojën disa vjeçare, në lidershipin e fituar në treg, në rrjetin e fortë të profesionistëve dhe në shpirtin e sipërmarrjes që e mban përherë inovator.

Në Qendrat Tregtare që menaxhon ACREM, ajo mban marrëdhënie me subjekte të ndryshme biznesesh qiramarrëse, që janë dhe ndër partnerët kryesorë të kompanisë. Një gjë e tillë mbart sfida dhe objektiva të ndryshme, të cilat kompania ka ditur t’i kthejë në një pikë të fortë të saj me kalimin e kohës.

“Klientët tanë vijnë nga biznese të ndryshme ndaj edhe në aktivitetin tonë ditor hasim problematika nga më të ndryshmet. Por me kalimin e kohës dhe falë eksperiencës të akumuluar ndër vite me një staf stabël e të dedikuar, ato bëhen totalisht të trajtueshme duke i kushtuar vëmendje të menjëhershme. Ndaj, të qenit të aftë të identifikojmë dhe të adresojmë problematikat sa më shpejt të jetë e mundur, na ndihmon që të rrisim kënaqësinë e klientëve” – përfundon Mariola.

ACREM është pjesë e Grupit Balfin, grupi më i madh dhe inovator i investimeve në Shqipëri dhe një ndër më të mëdhenjtë në rajon, i njohur edhe për investimet në qendrën tregtare SEG (Skopje East Gate), në industrinë minerare me AlbChrome dhe Newco Ferronikeli, si dhe në aktivitetet e shitjeve me pakicë me rrjetet e dyqaneve Neptun, Jumbo, SPAR, etj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje