Ngërçi i kontratës, Bolt vendos të mos stërvitet me Mariners

23 Tetor 2018, 15:05Sport TEMA

Usain Bolt e ka të “pamundur” të nënshkruajë një kontratë profesioniste me Coast Coast Mariners pa një kontribut financiar nga një “palë e tretë”.

Kjo është deklarata e bërë nga klubi australian për një marrveshje me kampionin e olimpik, Usain Bolt.

Ndërkohë, 32-vjeçari xhamjakan nuk do të kryejë stërvitje me ekipin nëse nuk arrihet një marrëveshje zyrtare.

Bolt i cili është në provë me ekipin e Mariners shënoi dy gola në ndeshjen e tij të parë për këtë skuadër në një takim miqësor, por që nuk ishte në pjesë e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjen e para të kampionatit kundër Brisbane Roar të dielën.

“Pa kontributin financiar të një pale të tretë, nuk ka gjasa që Usain Bolt dhe Mariners të bien dakord me kushtet financiare” tha klubi australian.

Bolt, që është mbajtësi i rekordeve botërore 100 m dhe 200 m, hodhi poshtë një marrëveshje dyvjeçare me kampionen malteze Valletta FC këtë muaj.

Ai ka qenë pjesë më parë edhe me gjigandët gjermanë Borussia Dortmund, Sundoëns të Afrikës së Jugut dhe Stromsgodset të Norvegjisë përpara se të bashkohej me Mariners në gusht. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje