Prezantohet drejtori i ri i Policisë së Burgjeve, ja kush është Bardhyl Kaçorri

23 Tetor 2018, 16:50Politika TEMA

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka prezantuar drejtorin e ri të Policisë së Burgjeve Bardhyl Kaçorri, i cili do të zëvendësojë largimin nga detyra të Enrik Sulejmanin.

Gjatë fjalës së saj ministrja Gjonaj tha se shumë shpejt në burgjet e vendit do të zbatohen edhe dy projekte të reja, që kanë si synim rritjen e sigurisë.

Shumë shpejt do të vëmë në zbatim dy projekte pilot, për rritjen e sigurisë në institucionet e burgjeve. 

Forcimin e masave të kontrollit për të garantuar sigurinë në burgje, ishte një hap tjetër me rëndësi që morëm. 

Ka pasur hezitim nga ana e policisë së burgjeve, për të zbatuar ligjin për të ndaluar me vendim gjykate, janë këto një sinjal i fortë për të ndryshuar situatën. 

Në vazhdën e masave në luftën e pakompromisë, qeveria ndërmori javën e kaluar kontrollet në burgje. 

Nisma tjetër ligjore ka të bëjë me vendosjen e një regjimi izolimi të kryer në kuadër të një pjesëmarrje në organizata terroriste”, tha ministrja.

Sakaq, Bardhyl Kaçorri është një emër i njohur në Policinë e Shtetit dhe ka një karrierë të gjatë në polici ku ka pasur edhe poste të rëndësishme drejtuese. (TemA)

3 komente në “Prezantohet drejtori i ri i Policisë së Burgjeve, ja kush është Bardhyl Kaçorri”

  1. drino says:

    URIMET ME TE MIRA BARDHIT I CILI ESHTE NJE KUADER ME VLERA….

  2. Askushi says:

    Hajde prezantim hajde, gjithat CV-i t’gjate paskeni pèrshkruar. Mè shumë do kishit thènè po t’i binit shkurt fare,t’thonit; -çuni i Frrok Kaçorrit.

    1. MToronto says:

      O ti Akushi qenke si vete emri. Bardhyl Ahmet Kacorri eshte nje dibran e shkelqyer dhe profesionist I zoti I pa ndikuar asnjehere nga partite. Urime Bardhyl.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje