"Apple dhe Samsung kanë detyruar nxjerrjen e telefonave nga tregu", Italia gjobit dy kompanitë e mëdha të teknologjisë

24 Tetor 2018, 17:41Hi-Tech TEMA

Vjetërimi i programuar i aparatëve celularë, do t’i kushtojë shtrenjtë Apple dhe Samsung.

Autoriteti i konkurrencës në Itali ka kërcënuar dy kompanitë e teknologjisë së lartë me  gjoba prej 10 milionë dhe 5 milionë euro në mënyrë respektive.

Sipas deklaratës zyrtare, Autoriteti i Konkurrencës (AGCM) ka zbuluar se dy kompanitë kanë ndërmarrë praktika të gabuara, duke thyer rregullat e mbrojtjes së konsumatorit, nëpërmjet përditësimeve të software që kanë sjellë keqfunksionimin dhe ngadalësimin e telefonave.

Sipas autoritetit në Itali, kjo është bërë për të zëvendësuar sa më shpejtë telefonat me versione më të rinj.

Të dy kompanitë kanë bindur vazhdimisht konsumatorët që të shkarkojnë dhe instalojnë përditësime në aparate të vjetra që nuk i përballojnë dot, pa i informuar saktësisht.

Në veçanti, Samsung ka këmbëngulur nga muaji Maj 2016, se konsumatorët që zotëronin aparatin Note 4, të instalonin përditësimin Marshmallow që ishte projektuar për Note 7, pa informuar për keqfunksionimin e tyre.

Apple nga ana tjetër,  ka bindur zotëruesit e iPhone 6 dhe 6+ që të instalojnë sistemin e ri operativ IOS 10, të projektuar për iPhone 7,  pa informuar për ngarkesën në energji për këto aparate, që sillnin fikjen e papritur të telefonit.

Përveç kësaj, Apple nuk ka dhënë ndonjë mbështetje financiare për telefonat që kanë hasur probleme që nuk mbulohen nga garancia, por ofroi 1 vit më vonë zëvendësimin e baterive.

Autoriteti  i konkurrencës deklaroi se gjoba për Samsung arrin në 5 milionë, ndërsa për Apple në 10 milionë euro.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje