Azizi vendos të rrëfejë

Nga Suadela Balliu 

Policë që tërheqin njerëz të trembur, të pagjumë, të uritur e të leckosur, të marra netëve prej shtëpive vetëm me teshat e trupit, që ngarkohen nëpër kamionë me rimorkio të hapura  si të ishin bagëti që nisen drejt thertoreve, gra që shtrëngojnë në gji fëmijët, burra të drobitur e kokulur, pleq me sy të shtangur pa ditur se cila do të jetë e ardhmja e tyre, nëse do të ketë të ardhme, të nesërme…Skena të tilla, mbërthyer me  fotografi mbresëlënëse bardhezi, të sjellin ndërmend ata dhjetëra filma, prodhime hollivudiane e europiane rreth Holokaustit të popullit hebre gjatë nazizmit. Një tjetër shfarosje, po aq absurde dhe e tmerrshme i ka gjurmët ende të njoma dhe  jo aq larg, nëpër kampet e Aushvic- Birkenaut apo Dakaut.

Mes asaj turme të frikësuar njerëzish që ngjiten nëpër Zisët e shtetit, që sapo ka instaluar diktaturën e cila  do të rezultojë një prej më jetëgjatave dhe të tmerrshmeve në të gjithë Bllokun e Lindjes, është edhe Azizi; një djalosh që sapo i ka mbushur të katërmbëdhjetë vitet, i burrëruar herët, për t’u kujdesur për kullën, nënën e dy motrat, që i ati – i shtrënguar për t’iu larguar vendit – ia ka lënë amanet. Ishte pranvera e vitit 1948, por asgjë nuk erëmonte më ngrohtësi. Kutërbonte tmerr.

Në nëntëdhjetë minuta,  gazetarja Luljeta Progni sëbashku me regjisorin Gentian Kurti, sjellin në ekranin e madh të kinema “Millenium”, historinë e njërit prej të mbijetuarve të kampeve të përqendrimit, jo nazist, por komunist. Ndryshojnë vetëm cilësimet e krahëve të skajeve politike, por jo trajtimet që të dy kahet e mbushur me të çmendur që mendojnë se zotërojnë më në fund rendin e epërm e me të duhurin për njerëzimin kanë qenë njëlloj çnjerëzore.  I ka prekur të gjithë Aziz Ndreu; nga kampi i Kuçovës, drejt Beratit, nga Turani në Tepelenë dhe forca për të mbijetuar e për t’i rrëfyer një ditë të gjithë ato vuajtje të shkaktuara shqiptarit prej shqiptarit.

Një vit më parë, kur e takoi dhe dëgjoi prej Azizit ato tmerre, jo të panjohura në familjen e saj që e kishte vuajtur në lëkurë përndjekjen dhe persekutimin e pushtetit komunist, Luljeta Progni fliste me aq zjarr rreth kësaj historie, që ndryshe ngase kishte bërë për vite me radhë duke shkruar e botuar histori të vërteta, rrëfyer prej gojëve dhe syve që i kishin parë dhe vuajtur, ajo vendosi të realizojë një film. “Fillimisht mendova t’i botoja në një libër, por duke i dëgjuar herë pas here arrita të kuptoj që shumë prej këtyre materialeve do të ktheheshin në histori statistikore të zakonshme sido që t’i shkruaje. Po ashtu publiku i librave për fat të keq është duke u zvogëluar, ndërsa e shihja me vend që këto histori, këto emocione, duhet t’i ndaja me sa më shumë njerëz, madje edhe me ata që kanë lindur këtë mijëvjeçar. Mendova se një film do të ishte mediumi i duhur për këtë arsye, edhe pse nuk kisha përvojë në realizimin e një filmi të gjatë”, rrëfen Progni për Gazetën “Si” .

“Fillimisht mendova t’i botoja në një libër, por duke i dëgjuar herë pas here arrita të kuptoj që shumë prej këtyre materialeve do të ktheheshin në histori statistikore të zakonshme sido që t’i shkruaje.”- Luljeta Progni

Një vit më pas, filmi erdhi për një publik të përzier, mes familjarëve të atyre që kanë  vuajtur në burgje e kampe internimi, njerëzve të politikës që nuk mungojnë të shfaqen në kësi rastesh, njerëz të artit, të medies e të rinjve, shumë prej universiteteve apo gjimnazeve, të nxitur nga mësues e pedagogë për të njohur një histori edhe pse të vonë, të mes shekullit 20-të, të mjegulluar e veshur thuajse me petkun e mitologjisë, ku veç njohjes me statusin e të përndjekurve të regjimit komunist, viktimat ende nuk i kanë parë persekutorët të marrin dënimin për krimet. Rezultati, të paktën në sallën e tejmbushur të kinemasë, ku publiku  kishte zënë edhe çdo cep të shkallëve, është tronditja.

Fare të paktë janë ata që munden t’i përmbajnë lotët kur dëgjojnë vajtimet e nënave tek qajnë netëve në dritë kandili fëmijët që ua merr uria, dizenteria, drobitja , apo kur sheh të vegjël që hanë copën e gurtë të bukës së misrit, aq të shumëpritur me stomakun bosh prej ditësh e ditësh, si të ishte manaja e shenjtë e zbritur hebrenjve prej Hyjit në shkretëtirë, nuk i shpëton dot dridhmave që përshkojnë mishtë  kur sheh sesi çmendet nusja e re malësore – interpretuar nga aktorja Suela Bako – kur i vdesin të dy djemtë, vogëlushë që nuk jetuan më shumë se dy a tre vjet. Ka aq shumë skena tronditëse, që të bëjnë të frikesh se në çdo kohë – një sistem çnjerëzor të marrësh që shohin armiq irrealë të një dogme të keqkuptuar që në gjenezë – jeta mund të të bëhet e pasigurt.

Në kampet ku ka qenë Azizi kanë ndodhur edhe ngjarje të tjera disa prej të cilave tregohen edhe nga të mbijetuar të tjerë të atyre kampeve,  madje disa prej tyre tregohen nga më shumë se tre  apo katër  prej tyre. “Ngjarja e Cuklinës që i vdesin në duar të njëjtën ditë binjakët, gjendet në rrëfimet e Aziz Ndreut, Lekë Pervizit dhe Klora Merlikës e treguar në të njëjtën mënyrë”, zbulon Progni, ndërsa shton se në të gjithë skenarin nuk është ndryshuar asnjë emër apo ngjarje “vetëm për të mos ndryshuar asgjë nga ajo që ka ndodhur, edhe pse në këndvështrimin artistik kjo mund ta dëmtojë filmin.” Të vetmet informacione që në film nuk vijnë nga të përndjekurit politikë, janë statistikat zyrtare të shifrave të familjeve të internuara, të cilat shfaqen me titra.

Për producenten dhe skenaristen, Luljeta Progni, filmi zbulon atë që për shtatëdhjetë vjet ka qenë e fshehur prej pushtetarëve shqiptarë. Terrori komunist i shfryrë me inatin djallëzor kundër grave, fëmijëve dhe të moshuarve. Ajo çka filmi  ka bërë – edhe pse i ka rindërtuar artistikisht ngjarjet – është vendosja  pas në kohë e kamerës, në vitet 1948 e deri më 1954-ën në disa prej kampeve më famëkeq: Kuçovë, Berat, Turan dhe Tepelenë. Ishin vitet e para të persekutimit nga regjimi komunist, që pas shtatëdhjetë vitesh sërish hap debate relativizuese,  nëse ka qenë shfarosës, nëse mundet apo nuk mundet të krahasohet me kampet naziste, nëse ata njerëz kanë përjetuar vërtet ato tmerre.

Gjatë rrëfimeve një prej të intervistuarve, atëherë 12-vjeç,  më tregoi se pas vdekjeve të shumta të fëmijëve dhe të të moshuarve gjatë verës së vitit 1949, në Turan, i dukeshin vdekjet aq të zakonshme sa nuk çuditej më. Kishte ndryshuar konceptin për ndarjen nga kjo jetë”,

“Ndërtimit i skenarit ishte vërtet një udhëtim në kohë. Gjendesh mes atyre njerëzve që i kanë dëbuar nga vendlindja, nuk kanë mundur të marrin me vete asgjë, dhe fillojnë një kalvar të gjatë vuajtjesh  në kushte të tmerrshme, kur nënat nuk kanë mundësi t’i ndihmojnë fëmijët të mbajnë shpirtin gjallë. Gjatë rrëfimeve një prej të intervistuarve, atëherë 12-vjeç,  më tregoi se pas vdekjeve të shumta të fëmijëve dhe të të moshuarve gjatë verës së vitit 1949, në Turan, i dukeshin vdekjet aq të zakonshme sa nuk çuditej më. Kishte ndryshuar konceptin për ndarjen nga kjo jetë”, tregon Progni.  Në kampin e Kuçovës, sipas rrëfimeve të të mbijetuarve, të internuarit jetonin në kasolle me kallama dhe baltë, pranë lumit Osum, detaj të cilin Progni dhe Kurti e kanë sjellë të pasqyruar në film. Në këtë kamp të internuarit dërgoheshin  gjatë muajve të verës dhe kryesisht gratë punonin nga mëngjesi deri në darkë në bujqësi, fëmijët dhe të moshuarit prisnin në kamp, ndërsa të rinjtë dhe burrat i çonin në kampet e punës në ndërtim apo hapjen e kanaleve dhe tharjen e kënetave.

Azizi, portreti i vuajtur i plakut tashmë 86-vjeçar, i cili shfaqet në fund të filmit, i pranishëm gjatë premierës, në kuadër të aktivitetit “Ditët e Kujtesës”  që ka përfshirë të gjithë kryeqytetin, rrëfen se i ka ende të gjalla, para syve të gjithë hollësitë e vuajtjeve që ka kaluar. I prekur ndërsa ndoqi në ekran historinë e tij e u kthye të ishte edhe njëherë djaloshi 14-vjeçar, që mblidhte dru në kodra e pyje, që rrihej nga policët, por edhe që ndihmonte të internuarit e sëmurë, duke u shndërruar në ndihmës-infermier, Aziz Ndreu thotë se është gati, kurdoherë ta rrëfejë historinë ashtu të pasur me të gjithë hollësitë, siç edhe ka ndodhur. Azizi  e mori vesh se po bëhej një film,  ku ai ishte personazhi kryesor, vetëm javën e fundit të xhirimeve, pikërisht për skenën e fundit kur ai hyn në kasollen ku lindi fëmija e tij i parë.

“I kisha marrë një intervistë të gjatë rreth katër  orë para një viti dhe, pasi vendosa të zgjedh Azizin si personazh kryesor, filluam xhirimet në mars. Fillimisht mbylljen e kisha menduar me një pjesë të asaj interviste, por duke diskutuar me stafin na u duk më mirë sikur Azizi i vërtetë të bëhej pjesë e filmit dhe menjëherë mora në telefon djalin e Azizit, i cili sigurisht e mirëpriti ftesën”, thotë gazetarja. Regjimi komunist shpërnguli me dhunë nga shtëpitë e tyre mijëra familje, kryesisht fëmijë, gra e të moshuar, shumë prej të cilëve nuk u kthyen kurrë në vendlindje.  A dukej Korabi i tij i dashur prej lartësive të kalasë së Beratit? Po baba ku po vuante vallë ndarjen prej familjes?

Kampi i Tepelenës  “më trazon shpirtin shumë më tepër se sa kujtimet e nënës sime”, shkruan Progni. “Kam dëgjuar shumë rrëfime për këtë copëz toke, që mban brenda saj shpirtra të trazuar fëmijësh, grash e të moshuarish.”Nëse deri më tani, pak është bërë për t’u kthyer të paktën drejtësinë, pasi jeta iu mor pa kthim, Progni duket se këtë e ka mision për brezat; t’u rrëfejë historinë e Shqipërisë, nën komunizëm, të atyre njerëzve që hëngrën supë barishtesh për të shuar zhurmën e urisë, që shkuan në shkollë zbathur e pa libra, e megjithatë ishin nxënës  të mirë e me dashuri për dijen, e atyre që u rrethuan brenda telave me gjemba, fjetën në shtretër të zhveshur druri, ngjeshur e ngjeshur me njëri tjetrin, shtretër që ishin edhe hapësira e një dhome për dhjetë vetë.

“Për ta nuk u fol kurrë për katër dekada. Për ta u fol shumë pak edhe për 28 vitet e fundit dhe kjo jo pa qëllim. Politika shqiptare mban mbi vete turpin e fshehjes së atyre krimeve makabre, turpin e përpjekjeve për të tjetërsuar ato krime nëpërmjet alibive të rreme për të përfituar mbështetje politike”, thotë Progni, ndërsa vijon të shpjegojë, sipas saj, përse ky komunitet shqiptarësh që vuajtën gjatë regjimit janë ende të margjinalizuar. “Komuniteti i të përndjekurve do të vazhdojë të jetë i margjinalizuar për sa kohë nuk e kthejmë vëmendjen drejt së shkuarës me dinjitet e me vëmendjen e duhur, për sa kohë që nga klasa politike nuk mbahet një qëndrim i prerë e i unifikuar për krimet e komunizmit dhe për sa kohë që në faqet e librave të historisë shqiptare ato vuajte të mijëra shqiptarëve për 45 vjet përmblidhen në vetëm dy paragrafë.”

Përveç aktores Suela Bako, zbulon Progni, të tjerët janë aktorë amatorë, të zgjedhur jo me kriterin e “biografisë” nëse dikush do të pyeste nëse ndonjë prej tyre kishin një histori personale me përndjekjet dhe ato kampe, por u zgjodhën për t’iu përafruar personazheve të cilët duhet të interpretonin. “Gjatë xhirimeve m’u afrua një e moshuar figurante dhe më tha se në sheshxhirim kishte edhe njerëz që nuk ishin të persekutuar,  madje që kishin qenë të privilegjuar në regjimin komunist. I thashë, se ne nuk do bëjmë atë që kanë bërë ata, nuk do t’i përjashtojmë nëse ata pranojnë të bashkëpunojnë për një film si ky.”

Gjatë xhirimeve në  kampin e internimit të Tepelenës, kujton Progni, dy të internuar nuk kishin pranuar të vinin. Nuk donin më ta kujtonin ath kohë. Të gërmosh në dhimbje, , sado të shkuara të jenë, nuk mundet ta shmangësh plagën e gërvishtur të mos rrjedhë gjak.  “Kur po mblidhja historitë e para, pas  disa ditëve e ndërpreva punën dhe vendosa të mos vazhdoja më”, kujton Progni, duke mos e mohuar tronditjen që pësoi. “Pastaj mendova se, dikush duhet ta bëjë këtë punë. Nuk ka mundësi që të lihen në harresë ato që kanë ndodhur, ndërsa të mbijetuarit kanë mbetur shumë pak dhe ndërkohë nga institucionet shtetërore as që pritet ndonjë përpjekje serioze për të arkivuar atë periudhë të errët pa shtrembërime e deformime.”

“Për ta nuk u fol kurrë për katër dekada. Për ta u fol shumë pak edhe për 28 vitet e fundit dhe kjo jo pa qëllim. Politika shqiptare mban mbi vete turpin e fshehjes së atyre krimeve makabre, turpin e përpjekjeve për të tjetërsuar ato krime nëpërmjet alibive të rreme për të përfituar mbështetje politike”-Luljeta Progni

Me shpresën se  brezat e rinj që do i dëgjojnë dhe shohin tmerret dhe vuajtjet e së kaluarës do të bëjnë edhe ndryshimin, Progni zgjodhi edhe të bashkëpunojë me atë brez të ri, që nuk i kishin as përjetuar, por as dëgjuar tmerret e diktaturës.  “Edhe pse i ri, dhe pa shumë njohuri për atë periudhë si shumë prej moshatarëve të tij, Genti u përfshi në projekt dhe mund të them që jo vetëm arriti t’i japë filmit një nuancë ndryshe nga filmat shqiptarë tradicionalë, por vuri aty gjithë shpirtin e tij”, thotë Progni, ndërsa i referohet regjisorit Kurti.  “Njerëzit janë gjithmonë të ndjeshëm për ngjarje të tilla, sepse nuk ka njeri që të mos ketë në shpirt humanizmin, dashurinë për njeriun, dëshirën për të vendosur të drejtën dhe paqen. Gjithë pjesëtarët e ekipit ishin të rinj dhe kishin dëgjuar shumë pak për atë periudhë, por ditën që xhiruam skenën e Cuklinës, me aktoren e mirënjohur Suela Bako, gjithkush që ishte në sheshxhirimi mbeti si i ngrirë, disa nga figurantët filluan të përloteshin dhe na u desh pak kohë të merrnim veten për të përsëritur skenën”, zbulon Progni.

(Me shkurtime)

16 komente në “Azizi vendos të rrëfejë”

  1. Dori says:

    Eshte fatkeqesi e madhe kur ngjarjet historike trajtohen nga poete e shkrimtare te deshtuar, pasi bejne krahasime poetike dhe jo shkencore me kampet e shfarosjeve te nazisteve gjermane. Progni nuk pasqyron ne shkriemt dhe dokumentret e saj atmosferen e kohes: varferin e madhe qe perjetuan te gjithe shqiptaret pas Luftes se Dyte Boterore ne Shqiperi. Progni nuk e njeh Historine e Shtetit Shqiptar (qofte edhe ate qe ka shkruar Kastriot Dervishi), pasi internimet e viteve 1948-1954 jane bere per familjet e diversanteve dhe njerezve qe u ngritn me arme ne dore per te rrezuar shtetin qe ishte zgjedhur me votimet per deputetet e Kuvendit Popullor ne dy legjislatura, 1945, 1949. Progni nuk thote se cili shtet ne bote nuk eshte mbrojtur nga rebelet dhe kriminelet qe vrisnin mesues e vajza qe dilnin vullnetare per ndertimin e vendit te shkaterruar nga Lufta ? Progni duhet te lexoje me vemendje Historine e Shtetit Shqiptar, pasi do te mesoje se burgosjet, internimet e debimet e gabuara te PPSH filluan pas Konferences se Tiranes te vitit 1956 dhe vazhduan me nenin famekeq 55 deri sa shpertheu revolta popullore ne vitin 1990.

    1. Komunisti says:

      Dori,ti vete pohon se internimet e viteve 1948-1954 jane bere per familjet e diversanteve,kundershtareve
      te pushtetit qe u ngriten me arme ne dore,…….ok shume mire,por ju
      Or kafshe cinike, pse duheshin bere viktima te hakmarrjes te afermit e tyre,gra pleq e femije te mitur
      Qe ta kuptosh o tru dele ti dhe shume si ti qe ju pordhi enveri ne koke,po ate metode perdori
      edhe hitleri kunder popullsise se pa fajshme te hebrejve,genocid e terror,raprezalje
      Ka vetem nje ndryshim,enver mostra e ushtroj dhunen mbi popullsine e tije,aq sa vrau edhe vete shoket e tije
      O….ju zgjebaraket enverist, Edhe mafja qe eshte organizate kriminale nuk hakmerret me grate dhe femijet
      A do doje ti te te internonin femijen motren te afermit per cfaredo lloj fajin tendin ?! C’ili do ishte faji i tyre
      o ju tru uniforma te llogjikes se stanit te bagetise te partise

  2. Anonimi says:

    1-Per autorin e shkrimit dhe te gjithe shqiptaret.Kur them shqiptaret e kam fjalen per shqiptaret e “paster”,per ata qe nuk mbajne flamur shqiptar ne shtepi por ne zemer,per ata qe nuk kane dykrenaren tatuazh por kane ndjenjen e shqiptarizmit te rrenjosur ne gjak.
    2-Gabim trashanik eshte kur perdoret fjala “komunizem”.Komunizmi eshte gjeja me hynore qe mund te krijoje njeriu.Perdorni fjalen “regjim” ose “diktature” por KURSESI komunizen.
    As vete Enveri nuk thoshte qe jemi ne komunizem,por thoshte “socializem”.
    Partia e kishte emrim ” partia komuniste”.Emrin o idiotaaaaaaaaaaaa e idioteeeeeeeee!!!
    3- Kur te mbarojme ” kujtesen” tone me ” ballistet”,bashkepuntor te fashistve dhe nazitve,pastaj do fillojme me kujtesat e mevonshme.
    Me keta bashkepuntoret e nazitve pershembull franca e zgjodhi keshtu: i vraua pa asnje urdher gjykate brenda NJE ORE.Lua duart per nje ore!
    Kete pres dhe une.Te vriten brenda nje oreeee…te gjitheeeee.Nuk i ka munguar frances as demokracia e as kultura njerzore por mbi te gjitha as humanizmi.Si thoni ju,te kete gabuar franca qe i vrau si qenet?! Populli i frances thote jo.
    4-Kur te pushkatohen te gjithebashkepuntoret qe vrane djemte e Pashko Selman Orhanaj-t atehere hajdeni te kerkoni te ” kujtojme” keta te rinjte.
    5- Nenen ku ta kini( jam i sigurt se s’ kane kurfare gjak shqiptari) ju qe kerkoni te kujtojme te shkuaren,por ate te shkuar qe nuk cenon xhepin tuaj,ate te shkuaren qe doni ti vini kufi.
    6-Ahhh mor enver qe si vrave …doje demek emancipim ti.Gabimi me i madhe qe ka bere.Do kishe shpetuar jo vetem shqiperine por te gjithe kombin.

    1. Selek says:

      Sakt Anonim, te lumte pena dhe ashtu siç respekton martiret e kombit ashtu i respektuar qofsh. Mallkimi do ti ndjeke nga pas jo vetem keta qe ndyjne lirine e fjales por edhe atyre qe me perversitet i lejojne hapsire ne shtypin e sotshem si te ishte shtypi i nasifashisteve te ringjallur.

    2. Ylli says:

      Ka lezet te lexosh kete me lart dmth shqiptarin qe si i edukuar nga shoku Enver do te vrase shqiptar brenda 1 ore ,madje eshte i revoltuar me udheheqesin qe nuk i vrau te gjithe.Ndoshta nuk ka informacion ky shoku i shokut Enver sepse Enveri i vrau te gjithe.Madje edhe ata qe vrane ne emer te Enverit.E sigurte qe edhe ty do te vriste se kaq vemje e peshtire se besoj se do te kursente.Ai vrau Mehmetin dhe Kadriun dhe jo ty o bajge foragjere.Apo ishe me lart se ata o shoku bajga i shokut Kryebajge.
      Dicka per Francen se te peshtiroset vetja kur komunistet flasin per France ,nderkohe qe kerkonin stema te kinezet sikur lypsat 1 lekshat e asaj kohe.
      Ne France o gje e peshtire nuk u vrane femijet e bashkepunetoreve as nuk u internuan.Nuk u dengdisen fise te tera e nuk u damkosen niper e mbesa ne jete te jeteve….o gje e peshtire.
      Ti uron vdekjen ,ndersa ty te uroj jeten.Te rrosh sa me gjate sa te di cti them karit tim nese ka nder mend te behet njeri….rri urte o kar se do katandisesh si ai ,Anonimi.
      Pffffff ,burre anonim.

    3. Partizani says:

      Kjo pjelle fashisti me emrin Progni kujton se do na mallengjeje me keto mutrat qe hedh ketu!
      Jo filma te beje kjo por edhe mrekulline kurre nuk do jaje krimet dhe tradhetite e te pareve te tyre antishqiptare!
      Ju u internuat se ishit pjella e atyre qe derdhen gjak partizani,clirimtari gjate luftes!
      Ishit pjella e spiuneve,diversanteve qe vrate njerez te pafajshem vetem se donin te mesonin gjuhen shqipe,te shkonin ne aksione vullnetare etj!
      Ju perfaqesoni kelliren e urryer te kombit dhe te tille do mbeteni nder shekuj!
      Zgjidhja e vetme eshte:
      -Ulni koken,pertypni gelbazat tuaja dhe mos guxoni te ngrini koken se shtoni urrejtjen e nje populli te tere ndaj jush!

    4. Andi says:

      @Anonimi. Anonim veje nje emer mos kij frike se nuk jemi me ne diktature ka mbaru ajo kohe . Nuk te futet njeri me ne burg. Dhe mos iu servilos kaq shume komunizmit duke e quajtur hyjnor. Se sta fishkellen me njeri. Pervecse se mund te te marrin per rrote cari.

  3. Dori says:

    Ndreret, Merliket, Pervizet, Markagjonet, etj. u ngriten me arme kunder shtetit shqiptar te kohes dhe moren ate qe deshen!

  4. era! says:

    Cdo kohe ka plehrat e sajKeta jane plehrat e demokracise me ne krye nje kryeplehre si Agron Tufa nga Sohodolli i Dibres-fshat qe njihet per traditen espiunimit e shpirtligesise.

  5. Akilis says:

    Dori,ata qe thua moren ate qe deshen bashkepunuan me Italine apo gjermanine ashtu sic bashkepunojne te gjithe Shqipetaret me Ameriken.
    Kujtoni ju se ne Afrike te Jugut,ne Australi,ne ishujt malvine ne argjentine amerikanet mendojne per vendasit?
    Prisni se nuk kini pare gje akoma.
    Kur u nda bota amerikadhe anglia ju la tek Stalini perpara Greqise.
    Por spiunin dhe servilin e duan te gjithe por askush nuk e ka besim dhe kjo eshte Shqiperia.

  6. Anonimi says:

    O yll i mamit ti,o spirt i mamit ti…
    Fiks per ata shqiptare qe vrane shqiptaret shkruajta. Shkruajta per ata tradhetare qe nuk pyeten per bijte e nenave shqiptare kur i vrisnin,ndaj kerkova te njeten gje.
    Ti ylli i mamit nuk e kupton dot, se domosdo gjaku ben te veten,nuk te le te ndjesh se cfare eshte shqiptarizmi…me vjen keq por s’ke per ta ndjere kurreeee!

  7. WEB says:

    Akoma komentojne tufat e debilave në mbrojte të koreanit enver, o tema,,, është e kotë që vini kesilloj artikujsh,, jepini prioritet artikujve si ai i nexhmedin spahiut që godet në shenjë por edhe me pambuk, që tu se rakia nostalgjikëve

  8. Fieraku nga Ferrasi says:

    Dori
    Gru aBurre cfar je
    Laje gojen kur ze Ndrete
    Ti moj pelle e keqe e ndonje nafije
    Qe Ka tund dybekun.
    Se luften per clirim
    Se bere ti,anonimi osé ky partizani
    Si koshi mbas te vjelave.
    Ju komentues per copen e bukes
    Ju rrace e keqe vampiresh
    Zoti ju mallkofte 7 breza.
    Mero botoje komentin

  9. Sinqeritet says:

    Ka dallim te madh midis partizaneve(qe ishin pozitve ne te gjithe boten) qe nje qepe e hanin 4 veta ,dhe dhane jeten ne lulen e rinise .Ballistet-ilegaliteti-kuislinget ishin tradhetare,kusare,vrases,spiune dhe bashkepunetore te pushtuesve.
    Si mund te futeshin ne te njejtin thes.

  10. pak durim says:

    Jane ngritur plehrat e fekalet e kane marre rruget. Bashkia s’i pastron dot; kerkohet ndihme nga monarkofashistet si Beqir Meta dhe Nexhmedin Spahiu. Ju lutemi lajmeroni dhe ata qe i marrin ere ketyre fekaleve. Histori s’genjen. Ajo shkruhet me penen e arte te mendjes popull dhe jo me zhgarravina e shkrimeve dhe filmave pornohistorike te zonjes dhe zoterinjeve qe pretendojne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *