Jari shikon një skenar tek loja me përgjimet e Gjushit

26 Tetor 2018, 18:40Antena TEMA

Pas debatit publik të Dakos lidhur me bisedat telefonike me disa persona me probleme, Jari vendosi të postojë dyshimet e veta se çfarë ka ndodhur me Dakon:

“Të dashur lexues!

Jari ju sqaron!

Përpjekja e socialistëve për të çoroditur opinionin publik ka arritur kulmin.

Përgjimet që dalin në shtyp, duan të tregojnë që Prokuroria nuk është nën kontrollin e Ramës, por në kontrollin tonë, ndërkohë që ne na servirin gjëra për ta na ngatërruar.

Shikoni përshembull se si hodhën të parën në treg një faqe, ku flitej për “xhuxhin”.

Të gjithë ne ju lëshuam Gjushit në shpinë, duke thënë se e kapëm.

Po mos u çudisni që xhuxhi të dalë ndonjë tjetër dhe kështu do ngelemi keq, duke u investuar se xhuxhi ishte Gjushi.

Po ashtu, është e rrezikshme të hyjmë në kurthin e përgjimeve të njerëzve që flasin në fushatë , pasi me siguri do kenë bërë ndonjë dosje dhe me përgjime tona të ngjashme, dhe do na i nxjerrin ndonjë ditë.

Personalisht kur isha president, më vinin këto përgjimet e Gjushit, por nga ato përgjime shikoja që ne nuk i kishim punët keq me këtë.

Përshembull, një herë më erdhën përgjime që kur ishte mandati i dytë, këta tanët nuk ishin me Fredin, por me Gjushin.

Biles në një vend më dilte dhe Zeni që i thoshte njërit: Fol me Gjushin, se nderin ja bëmë, i çuam Fred Xhaferrin kandidat.

Gjithmonë tek puna e nderit, e njëjta gjë u përsërit dhe tek zgjedhje e Grigjës.

Nga përgjimet që më vinin mua, dukej që Gjushi e kishte mbyll me këta tanët që t’i çonin Grigjën dhe nuk kishte më nevojë për kriminelë.

Biles nga infot që kam unë si ish- president, edhe tani, ai ka ngrënë drekë me Faron për ta vendosur a do jetë Gjushi apo jo.

Farua i ka kërkuar t’i thotë Gjushit më parë, nëse do jetë kandidat apo jo.

Nëse ja thotë këtë, atëhere Farua ja merr lekët Ad Mukës, sikur e vuri ai.

Nëse Gjushi nuk ikën, i mer lekët Gjushit, që gjoja i cakton kandidat Ad Mukën.

Me këtë dua të them se mua nga përgjimet, Gjushi nuk më del keq në raport me ne.

Dhe kam frikë se mos e gjithë kjo lojë bëhet që të dalin dhe këto.

Ndaj duhet vigjilencë.

I juaji, Jari!”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje