Berisha nuk flet, që ta dëgjojnë shqiptarët!

29 Tetor 2018, 20:28Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Një lumë fyerjesh dhe sharjesh në adresë të Sali Berishës, pas deklaratës së fundit mbi incidentin në Bularat nuk i bëjnë atij asnjë dëm. Sali Berisha nuk është as naiv, as i painformuar për atë që ka ndodhur. 

Ai është thjeshtë një “kafshë” politike, që përpiqet që vemendjen ndërkombëtare ndaj këtij rasti, ta përdorë për të futur në krizë raportet mes qeverisë së Athinës dhe asaj të Tiranës, krizë e cila realizon atë që Berisha dhe të vetët nuk po ja dalin dot ta ngjizin me forcat e tyre.

Atë nuk e dëmtojnë të sharat lumë të shqiptarëve, pasi nuk pret gjë prej tyre. E kanë zbuar nga pushteti dhe nuk ja japin më kurrë votën.

Nuk i hyn në punë as fyerja në sedër e plot militantëve të PD, që e kanë ditur Doktorin patriot, dhe në këtë rast ndjehen keq për deklaratën e tij.

Nuk i hyn në punë as përvoja e vet kriminale më 21 Janar, kur ai vrau katër protestues me duar në xhepa. Nuk e ka bërë këtë deklaratë që të sqarohet me shqiptarët, por të nxehë klimën në Athinë kundër Tiranës.

Ai nuk ka shpresa se shqiptarët mund ti nxisë më për beteja politike. Shoqëria shqiptare është e mpirë nga zëri i tij dhe nuk reagon.

Në këto kushte Sali Berisha, nuk ka zgjidhje tjetër veçse të gjejë aleatë të rëndësishëm jashtë Shqipërisë.

Deklarata e tij është e koordinuar brenda koalicionit opozitar. Sali Berisha ka folur si lider i opozitës, duke tejkaluar PD, sipas një skenari të kujdesshëm.

Lulzim Basha nuk bën deklaratë në emër të PD, por mbron Sali Berishën nga sulmet, kurse Vangjel Dulja i qëndron deklaratës së Berishës dhe kërkon dhe ekspertizë nga Greqia në hetime…!

Pra është një qëndrim politik i koordinuar për ta transferuar krizën në Athinë.

Incidenti i Bularatit edhe pse është ordiner si ngjarje, e vë në vështirësi qeverinë e Tsiprasit në Athinë. E vë në vështirësi pasi ndryshe nga ne në Shqipëri, opozita greke e “Nea Demokracia” ka shkuar në ekstrem, duke akuzuar Shqipërinë se ka vrarë një qytetar grek, për shkak të flamurit grek. Edhe pse këtë e ka hedhur poshtë dhe policia greke, ata e kanë si qëndrim të tyre.

“Agimi i Artë” po ashtu është në qiell të shtatë, se ka shtuar një hero në varrezat e veta.

Tsipras tani duhet të përballojë furinë e nacionalistëve grekë, sulmet e opozitës greke, dhe situatën e krijuar në raportet me Tiranën zyrtare, ku qeveria mbron policinë se ka kryer detyrën, kurse opozita shqiptare është dakord me versionin e ekstremit grek.

Po të krahasosh deklaratën e Ministres së Kulturës së Greqisë që ishte dje në Bularat, me atë të Sali Berishës, e kupton këtë situatë.

Ministrja greke e cilësonte viktimën, një ekstremist, që kishte rrëmbyer armët për të kundërshtuar raportet e mira mes dy vendeve dhe për të prishur ceremoninë përkujtimore të Greqisë në Shqipëri, kurse Berisha e cilëson një viktimë të qeverisë Rama.

Dhe bash për këtë deklaratë, ministren greke, e ka masakruar opozita greke dhe nacionalistët, ndërkohë që kanë përdorur si argument dhe deklaratën e Berishës.

Qëndrimi i Berishës i koordinuar me opozitën shqiptare dhe atë greke, prish balancën e reagimit ndaj kësaj ngjarje, duke forcuar presionin mbi qeverinë greke, dhe duke e detyruar atë të mbajë një pozicion të sforcuar

Çdo opozitë, sidomos opozitat e djathta konservatore, në raste të tilla janë më të ashpra se qeveria në qëndrimin ndaj incidentesh të tilla, siç po ndodh në Greqi, kurse Berisha me vetëdije prish këtë balancë, për ta futur në krizë qëndrimin e moderuar të qeverisë greke ndaj Tiranës zyrtare dhe për të zhdukur zëra të tilla si ajo e Ministres greke të Kulturës, dëshmitare në vendngjarje.

Berisha nuk ka folur duke pasur parasysh shqiptarët. E di që ata nuk i ka. Biles atij i intereson të sulmohet sa më shumë për këtë, që të dalë si një njeri që po sakrifikon për Greqinë në këtë rast.

Ai po reagon si patericë e ekstremistëve grekë kundër zërave të moderuar në Athinë. Atij i duhet të fusë në krizë Athinën zyrtare me Tiranën zyrtare, ta vendosë qeverinë e Athinës nën presion që të shpallë krizën, të bllokojë negociatat dhe të ndërpresë çdo proces pozitiv të nisur me palëve, përfshi dhe Marrëveshjen e “Detit”.

Është llogari e ftohtë politike, që përdor një rast me vemendje të fortë ndërkombëtare dhe me shumë ndjeshmëri në Greqi, për ta kthyer kundër armikut të vet. Si të gjithë kriminelët gjakftohtë

29 komente në “Berisha nuk flet, që ta dëgjojnë shqiptarët!”

  1. NjeQytetarOptimist says:

    E kam thene qe ne 91-in kur e pashe per here te pare duke folur me gjuhen e tij te eger.. Ky njeri do jete mallkimi I Shqiperise.. Nje person I cakorduar qe smendon pasojat e mbrapshme..

    1. KUJTIM PUSHKA says:

      Sali LUGATI
      Nje ANTISHQIPETAR I MATH
      SI NUK E HA NJE MORTJE
      TE SHPETOI SHQIPERIA

      1. Yllson says:

        Edhe une e kam thene disa here:
        Si nuk e ha mortja kete njeri me emrin Sali Berisha?
        Por perseri me kujtohet thenia popullore:
        Nuk bjene rufeja ne hale..
        Le te rroje qe te vuaj ndyresirat qe ka bere.
        Ai do te maroset per kete ju garantoj dhe keni per ta pare.

    2. 123 says:

      Atehere si vazhdon akoma te marre fryme ?

    3. Zigur Q(K)arri says:

      Nuk kisha kohe dje te shkruaja komente se isha ne Bularat te shoqeroja aleatin tim ne dite te veshtira Dule jevgun me urdher te Saliut,po jam dakord 100% me opoziten greke dhe idhullin tim Sali.

    4. Naim Frasheri says:

      Pse mor Mero nuk thua, Qê Qeni Sali Berisha është Agjent i Beogradit dhe Rusit dhe do që Shqiperia te Shkaterrohet. Kjo është e verteta, dhe Ke të do që ta bej me Argiten,Lulin ,Flamur Noken që jane rrekrutuar qe Kosove ,kur sherbenin si agjente te Beogradit

  2. Tajari says:

    Zigur.
    Komenti Juaj te lutem.

    1. Jep says:

      Ziguri pret qe ti coj lajm shoku vet, deputeti gjerman Kirschbaum. Pastaj Ziguri Ska cthot, se ne realitet duhet te jet kunati bashes, dhe Para doktorit meket

    2. Zigur Q(K)arri says:

      Edhe sot nuk besoj te komentoj se jam akoma ne Bularat dhe po shoqeroj Dule jevgun ne takimet me politikanet greke aleat te Saliut dhe do marr pjese dhe ne ceremonin e varrimit te ketij martiri.

  3. Ledio says:

    Sali qeni po i thote Athines: hidhu se fillova te te mbroje une tani. E kane prej kohesh ne bordero edhe Athina edhe Beogradi kete anti-shqiptar ne cdo qelize. Une nuk di gjendjen mendore te viktimes , por pashe ne videon qe po qarkullon duke e treguar duke levizur edhe duke qelluar. Nga levizjet qe ben nuk me duket as fillestar edhe as i corroditur. Me vjen keq per nenen e tije qe humbi djalin, por nuk me vjen keq per ata qe e humben nje ” luftetar” si puna e ketij edhe nuk cuditem nga ato qe thote serbi Sali Bushtra.

  4. LORA says:

    Mero vellai,aq sa dr.dhjeramani ia doli ne 2013-en (kur shqiptaret ne shumice ia futen vaterlone ne bythe)
    te hudhte sipas skenarit grek ne falimentim te plote financiar shtetin e shqiptareve,,,,,,,,,
    po aq mund te fuse ne krize, me kurvllikun e tij te perbetuar antishqiptar,Tiranen zyrtare me Athinen zyrtare,,,,
    cfardo qarqesh ektremiste greke t’i kete me vete.
    Te dyja vendet tona kane vec deme reciproke nga shkelja e fqinjesise konstruktive dhe nxitja e nje klime refraktare.
    TUNG.

  5. h says:

    Hipoteza e nje levizje te studiuar ne planin gjeopolitik te ballkanit ,
    nuk mund te kete asnje pasoje dhe permbajtje reale.
    Ai e thote i shtyre nga istikti i nje te ligu te deshperuar ,
    qe e di se nuk do te vrije me kurre ne pushtet.

    1. Bureto says:

      @h! Saliu tashmë e ka qarë pushtetin, sa për shkak të atyre që dihen, sa prej moshës. Në të vërtet, ai tmerrin e ka se si do ta ketë fundin, nga perëndia apo nga drejtësia. Kjo e dyta besoj e ka bërë që të dalë krejt nga faza, edhe pse i tillë ka qenë prej kohësh.

  6. identiku says:

    Ske lene gje pa i thene Saliut qe kur u prishe me te, por ate me kryesoren sta ze goja ta thuash. Partia e Saliut qe kur u ngjiz, u ngjiz per interesa te Serbise dhe rrjedhimisht edhe per interesa te Greqise. Dhe kjo sdo as mend e as kalem. Pse sta nxe goja meret me mend se dikur i ke mbrojt interesat e Saliut si askush tjeter ne kete dynja. Dhe kur mbron interesat e Saliut zere se ke mbrojtur edhe ato te Sebise edhe te Greqise edhe te gjithe sojit e sorollopit te armiqve te Shqiperise. Te ishte vetem kaq ku ma gjen, por sot po mbron me fanatizem interesat e ketyre neofashisteve qe na drejtojne sot. Pse sbehesh njehere i pavarur o z,Baze. Provoje njehere se ku i dihet se cdel.

  7. Dardan says:

    Ne fakt, sali serbovici u ka dale vete ne shteg forcave te RENEAS, per ta qeruar “Per Arsye Shteterore”.

  8. Djale Tirone says:

    Ne Tropoje ka qene nje shprehje:Cdo Gje zgjidhet me mirekuptim vetem mos qofte :Sherr Berishe!Ne sherrxhiun e Berishes e kemi pasur me krye te shtetit dhe tani ai nuk ndalon!Ai vetem se vazhdon te krijoje Sherr!

  9. Lennard says:

    Nuk e kuptoj se si lihet i Lire Nje Bushter Politike si Sali Gerdeci???.Ky Zaberhane dhe Edepsez duhet te marre Denimin e Merituar.Jane me qindra krimet e Tij.Cfare pret kjo mazhorance???.

    1. identiku says:

      Mos prit gje nga kjo maxhorance o Lennard. Kjo i ka hesapet me fukarane dhe jo me Saline. Fukaraja arrestohet dhe lihet pa pune e pa buke. Ndersa Saliu Ridvani e gjithe hajdutet e PD do vazhdojne te shijojne parate, nje pjese te grabitura dhe nje pjese te dhena nga anti-shqiptaret sllave per sherbimet qe u kane bere ne kurriz te Shqiperise. Keta te maxhorances ‘socialiste’ jane ca populiste te neveritshem.

  10. ALBAN DEGA says:

    PO A NUK ISHTE KY SALI BERISHA…. !?

    1- Qe vellezerit terroriste te ketij terroristit te Athines ia vrane oficerin dhe ushtarin rojé te tij…

    2- Qe ia mbajten peng me duar lart nen tytat e automateve 150 rekrute te paarmatosur ne Peshkepi dhe futi biishtin nen shale si nje dhjetraman dhe mbushi breket ne Tirane se po i hiqnin karriken e jo pse i perdhunuan sivranitetin dhe integritetin e shtetit te tij prej kartoni !?…
    3- Qe ua shiti bashke me Lulibebilushin e tij dhe “kolondlin e Asalise me tre gishta lart”, sic e kishte quajtur ne 97-en ministrin e tij te Mbrojtjes Arben Imami , qe ua shit 350 kilometra katrore te Otrantos me marreveshjen e atdheshitjes se kombit …
    4- Qe urdheroi me Lulibebilushin e tij ekzekutimin e kater protestuesve krejt paqesore jo me kallash ne dore por me cadra te varura ne shpine qe sot na ben avokatin e nje terroristi te mirenjohur te Agimt te Arte e monarkist- fashisteve greke, me automat te forcave specialr greke ne duar duke derdhur plumba e zjarr kunder policise dhe forcave speciale shqiptare, FNSH !?
    5- Partia Babale e tij dhe Lulibebilushit te tij bashkimi votat me Omonian breke ne Himare,
    6- Partia Banale e Havale e tij e Lulibebilushit dhe Muli Stanishicit te tij iu bashkua para pak muajsh protestes antishqiptare te Dules ne Himare per prishjen e bizneseve te tyre te ngritura ne e mbi troje denbabaden shqiptare ne kundershtim flagrant me ligjet e shtetit shqiptar !?
    A nuk eshte ky Sali Berisha dhe Lulibebilushi i tij qe na bejne internacionalistin proletar me bandite e terroriste, me vrases te kapur ne flagrance me ze e me figure nga syte e mbare shqiptareve dhe mbare Botes !
    A nuk eshte ky Sali Betisha dhe Lulú Bebiushi i tij qe mis qofshin !
    Mallkuar u qofte emri shqiptar !….

  11. Alban says:

    From: Alban Dega
    Date: February 19, 2017 at 3:58:52 PM EDT

    LUL SALI I NENES…
    KE TE QAJE ME PARE !?

    – Nga Alban Dega. Nju Jork

    Lul Sali nenes
    Ke te qaj me pare
    Lul Xen Gerdecin !?
    A cadren e care!?
    Mushamaja grisur
    I kercasin trare
    Themelet i tunden
    Mbi gjak te pathare!
    Kulmin ne Gerdec
    Rrenjet 21 janar !
    Banda ne panik
    Duart me gjak lare
    Zeri u eshte cjerre
    Mbi te hapur varre!
    Kurr nuk ka mbetur
    Gjak i dlire pa marre!
    Ameriken kunder
    E Evropen mbare
    Nuk po u ngelet
    askush per tu qare !
    Cadra juaj e krimit
    Po u behet varre!

  12. Hl says:

    Cdo gje e thene ne kete artikull qendron pervec paragrafit te fundit. Ky qendrim i Saliut nuk eshte aspak qendrim i nje politikani gjakftohte. Ky nuk eshte fare nje qendrim politikani. Ky eshte qendrim i imponuar nga padrinot. Saliu ne kete valle vetem pasqyron edhe karakterin e spiunit servil qe me zell dhe plot pasion e tejkalon masen e nje spiuni modern. Eshte i njejt qendrim kur thote qe ndihmoi ushtrine e milloshevicit me karburant per te ndihmuar shqiptaret….

  13. Xhoni says:

    Njeriu me i ndyre qe ka pjelle toka shqiptare qe kur ekziston.Tani eni dhe blendi ta promovojne kete ndyresire .Le ta shohin pasuesit e tij se sa “patriot” eshte doktori i tyre .

  14. Floriri says:

    Sketerra e Shqiperise eshte cmendur fare po kur garda e republikes kur shpellari ish k.minister vrau 4 persona te pafajshem e te paarmatosur ne boulevard sipas ti beri detyren ,tani perballe nje te armatosuri qe terrorizoi te tjeret me arme ne dore e qellon policine nuk duhet ta vriste Shihni o njerez te dashur kete nazist te ndyre qe per interesat e ti per te ardhur ne pushtet nepermjet destabilizimit e ben te bardhen te zeze ,po ska faj se ai nuk eshte 100 0/0 shqiptar , prandaj n mbron te tjeret Lidheni e futeni brenda te kaloje pleqerine sa nuk eshte von

  15. Qazim Qatipi says:

    Mero! Mos i jep kaq merita kafshës për të bërë llogari të tilla. Madje po e ndihmon që të bëj të zgjuarin. Ai është kafshë e tërbuar në formë njeriu dhe kaq

  16. K A Z A N I S O C I A L I S T says:

    FLET Qe ta degjojne padronet e tije qe e paguajne, kam kuptuar qe eshte me te gjithe ato qe e paguajne. Grek, Serb, Turk, Arab, Kinez, (Me te gjithe) Ne fillim e filloj me islamistet fanatik, u dha shesh te bejne pershesh kundrejt pageses, 1992 / 1993 dhe i futi ne nje rruge te rrezikshme nje pjese Shqiptare, me pas me gropen e famshme pas pallatit te kultures dhe installimin e dyte te mashtrimit piramidal pas asaj te kohes se zogut, next filloje me pesticidet dhe ushqimet homogjene fallco, sot ushqimet fallco e kane origjinen ne vitin 1993 ku ne Shqiperi u futen per here te pare ushqimet fallco me vapora kontrabande dhe homogjene, duke lene menjane prodhimin vendas dhe keshtu nisi udha e monopolizimit te ushqimit. Pastaj doli te vajguri, filloje ti shiste vajgurin makinerese Serbe me duart e Shqiptareve qe mbanin radhe per ta shitur e se kuptonin c’benin. Kioskat e me pas Pastaj doli te piramidat fajdet numer tre dhe derisa u shemb ne hu. Por vitet qe pasuan pas 97 nuk ishin me fort te mira, pas koskave vendin e zune ndertimet pa leje qe edhe ketu Saliu kishte %qindjet e veta pasi ushtaret apo zagaret e tije i ka dhe ne PS pasi hajne me nje pjat *** bashke duke uzurpuar gjithe vijen bregdetare dhe tokesore. Per te ardhur te vrasjet e famshme, Gerdec, 21 Janar, Lazarat etj maskarallqet deri ditet e sotme. Por me siguri duhet ti kete blere te gjithe maskarenjt e politikes qe rrin akoma liberta. Ose dhe keto te krahut tjeter nuk kane shume ndryshim nga ky balozi zi se po te ishte ndryshe hesapi vrasesit sali do ishte me kohe te shtatpellembhekurat. C’ti besh njerzit bejne bilance dhe asgje nuk ndodh. Pra futja po**es kot qe te gjithe.

  17. Lee lee says:

    Mero .U be dicka qe mund te evitohej.Pa rene telefoni ne Shqiperi sbehet asgje.Shiko sa probleme do dalin .Cdo njeri ka mendimin e vet.Dhe me pankarta dolen disa.Dhe Sala eshte eshte i lite te thote mendimin e vet.Sta tha as si kryeminister as si president po si nje njeri i lire i ketij vendi.Shkruan per Salen dhe eshte e drejta jote.Po duhet te shkruash dhe per Ramen si KM.Eshte bere si parashikimi i motit sri dite pa folur.E keqja eshte se flet njesoj si mitingun ne Peqin ashtu edhe per ceshtje te jashtme.Nje femije ngeli jetim .Nje nene vajton.Kriminel nuk ishte Saldator ishte.Policia ne minoritet eshte konform ligjeve sa kalon uren e Dragotit te forteve u thote…Me fal se te parakalova.

  18. Arti says:

    Fatëkeqësisht kështu ka qenë gjithëmonë në Shqipëri.
    Kushdo që ka qenë në opozitë ka mbajtur anën e grekut kjo ka ndodhur si me socialistët ashtu edhe me demokratët sepse shqiptarët nuk zgjedhin mjet për të ardhur në pushtet.

  19. Mero te lumte mendja dhe pena ,por mos haro se nje dite kjo kufome e felliqur me pa tjeter jashte do te hidhet .,,se e ka hak per ci ka bere popullit Shqiptar,,qe ti pritet mishi me gershere dhe ti mbushet me kripe,dhe te lihet ne djelle qe te kujtoje gjithe masakrat e tija ,,,Sa per jevgun Dule i shkon per shtat thenia qe; Qeni leh atje ku i hedhin ndonje kocke,,,,

  20. marko pollo says:

    SALIU TE MARRI NJE BRISK E TJA RRUAJE EDIT,,,,SE NE POPULLI E DIME DHUME MIRE TANI SE CFARE PALACOJE ESHTE SALI PALIKARI…//////

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje