Shqiptarët indiferentë ndaj rrezikut: Prona, sigurimet nga zjarri arrijnë 10 milionë euro

30 Tetor 2018, 10:23Ekonomia TEMA

Primet e shkruara Bruto për sigurimin e pronës nga zjarri apo forcat e natyrës kanë shënuar një rritje me 15 për qind në 9 mujorin e këtij viti duke regjistruar vlerën 1.24 miliardë lekë apo rreth 10 milionë euro. 

Një vit më parë për të njëjtën periudhë sigurimet në këtë segment ishin pak më shumë se 1 miliardë lekë.

Duke krahasuar 9 mujorin e këtij viti me atë të një viti më parë ka një rritje të peshës që primet e shkruara bruto të këtij segmenti kanë në totalin e primeve të shkruara bruto në tregun e sigurimeve.

Në fund të shtatorit sigurimi nga zjarri dhe forcat e natyrës zinin 10.74 për qind të totalit që ka tregu ndëkrohë një vit më parë kjo peshë ishte 9.65 për qind.

Por ndërsa ka pasur më shumë interes për sigurimin e pronës nga zjarri dhe forca e natyrës, shqiptarët kanë më pak frikë nga sigurimi për dëmtime të tjera në pronë.

Në këtë segment të tregut primet e shkruara bruto në fund të 9 mujorit të këtij viti regjistruan nivelin 339 milionë lekë me një rënie prej 26 për qind në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në raport me peshën në totalin e tregut primet e shkruara bruto të këtij grupi zënë 2,92 për qind ndëkrohë që një vit më parë zinin 4.12 për qind.

Pagesa e dëmeve

Kompanitë e sigurimit kanë dyfishuar pagesën e dëmeve lidhur me pretendimet që rrjdhin nga kontratat e sigurimit të pornës nga zjarri apo forcat e natyrës.

Të dhënat zyrtare të publikuara nga Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare tregojnë se pagesat në janar-shtator për këtë grup arritën 337 milionë lekë duke shënuar më shumë se dyfishim në raport me një vit më parë kur ishin 156 milionë lekë.

Në totalin e dëmeve të paguara ky segment mori 10.51 për qind të dëmeve të paguara ndërkohë që një vit më parë ishte vetëm 4.47 për qind e totalit.

Për dëmet e tjera të paguara tek jo-jeta e lidhur me sigurimin e pronës nga dëmtime të tjera dëmet e paguara ishin vetëm 60 milionë lekë me një rënie të theksuar prej 85 për qind në raport me janar-shtator 2017.

Në totalin e dëmeve të paguara nga kompanitë pretendimet e ngritura nga kontratat e këtij segmenti zunë vetëm 1.88 për qind të pagesave.(monitor)

1 komente në “Shqiptarët indiferentë ndaj rrezikut: Prona, sigurimet nga zjarri arrijnë 10 milionë euro”

  1. Vk says:

    Sjan indiferente jo, po, o do pagujn dritat, o do pagujn siguracionin. Edhe makinat po te mos e kishin te detyruar skishte pagu lek njeri, se ka vajt 2 mij lek litri. Boll me studime leshi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje