Kërcënimi i Artan Hoxhës nga ekstremistët grekë, heshtja e shoqatave të gazetarëve dhe... “borderoja” e Kotzias për mediat

31 Tetor 2018, 08:09Politika TEMA

Prej tre ditësh gazetari investigativ Artan Hoxha është kërcënuar me ekzekutim nga qarqet më ekstremiste, raciste dhe neonaziste greke.

Shkak për vënien e Hoxhës nën shënjestrën e këtyre qarqeve ekstremiste ka qënë komenti i tij për ngjarjen e Bularatit, ku RENEA ekzekutoi minoritarin grek Kostantinos Kacifas, i cili për orë të tëra terorrizoi tërë këtë zonë, atë ditë në festë, duke qëlluar drejt uniformave blu me një armë kallashnikov të modifikuar.

Madje Kacifas kërcënoi jo vetëm forcat e policisë shqiptare dhe forcat e ndërhyrjes së shpejtë por dhe vetë përfaqësuesit grekë dhe shqiptarë të niveleve të larta të mbledhur për të festuar 28 tetorin në Bularat, duke i cilësuar tradhëtarë. Mes të cilëve dhe ministren greke të Kulturës.

Ekstremisti i armatosur grek arriti deri aty se me armë në dorë i dërgoi një mesazh dhe kryeministrit grek Tsipras dhe homologut të tij shqiptar Rama, se do t’u vinte radha dhe atyre.

Gazetari Artan Hoxha bëri një koment të shkurtër në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ku përgëzonte policinë dhe RENEA-n për ndërhyrjen profesionale, e cila shmangu marrjen e jetëve njerëzore të pafajshme.

Ky postim i gazetarit arriti të bëhej lajm në dhjetra media greke, që në mënyrë aspak profesionale e kanë etiketuar Hoxhën me terma denigruese, duke nxitur drejt tij një lumë mesazhesh kërcënuese.

Dhe nuk bëhej fjalë vetëm për mesazhe urrejtjeje racore ndaj Hoxhës, por janë qindra mesazhe që e kërcënojnë me jetë duke i thënë se tashmë “e kanë identifikuar, kanë foto dhe video të tij, dhe e dinë kush është”.

Për më tepër Hoxhën po e kërcënojnë edhe ata që ai ka denoncuar pas ngjarjes së Bularatit, anëtarë nga organizata terroriste dhe ekstremiste si Agimi i Artë dhe MAVI.

Pikërisht këta të fundit solli në vëmendje Artan Hoxha, teksa kujtoi masakrën e Peshkëpisë në vitin ’94 kur paramilitarë të organizatës terroriste MAVI hynë të armatosur në territorin shqiptar sulmuan pikën kufitare dhe vranë oficerin Fatmir Shehu dhe ushtarin Arsen Gjini.

Dhe “vulën” gazetari Hoxha e vuri dy netë më parë teksa nxori me zë dhe figurë videon ku shihej ekstremisti grek Kostantinos Kacifas që po qëllonte me automatik kundër forcave të policisë dhe po kërcënonte banorët dhe gjithkënd me vrasje, duke i cilësuar tradhëtarë.

Publikimi i kësaj videoje solli dhe valën e dytë të kërcënimeve me jetë të Artan Hoxhës, ekspozimin e fotos së tij dhe të familjes në të gjitha portalet e mediat greke dhe vënien nën shënjestrën e ekstremistëve më të egër grekë, që tashmë kërkojnë t’i marrin jetën.

Dhe me gjithë këtë zhurmë të jashtëzakonshme të ekstremistëve dhe të mediave greke kundër gazetarit Artan Hoxha, të vetmit që kanë heshtur në mënyrë “heroike” ndaj këtij kërcënimi me jetë kanë qënë shoqatat e gazetarëve të Shqipërisë, janë shumë, dhe gazetarët shqiptarë.

Eshtë e habitshme një heshtje e tillë pasi ato janë parë të reagojnë dhe për ngjarje më të lehta në Shqipëri, në përpjekje të zgjidhjes së ndonjë halli të gazetarëve, ndërsa për kërcënimin me jetë të kolegut të tyre Hoxha nga ekstremistët grekë, ka tre ditë që heshtet.

Një heshtje që na kujton atë heshtjen e para shtatë viteve kur u plagos gazetari i një mediaje televizive, Fatos Mahmutaj, që sot është në azil. Madje iu kërkua që ta vetëcilësonte gërvishtje.

Ndërkohë që media orientohej drejt “thikave me helm” dhe “çadrave pistoletë” të opozitës, ishte pikërisht gazetari Artan Hoxha që bëri “gabimin” dhe detajoi një video ku shiheshin qartë forcat e Gardës së Republikës që po qëllonin në “mish” dhe jo lart, duke treguar qartë se ishin ata vrasësit e katër demonstruesve me duar në xhepa si dhe plagosjes së gazetarit Mahmutaj.

As atëherë nuk u prononcuan shoqatat e e gazetarëve të Shqipërisë, të cilat me sa duket i lëviz ose politika ose zgjidhja e halleve personale.

Në këto kushte, duke mos e besuar praninë e gazetarëve, analistëve dhe njerëzve të tjerë në “borderonë” e ministrit të Jashtëm grek Kotzias, si përfitues të fondeve sekrete për të qënë në anën e Greqisë në situata të vështira, e kemi të vështirë të shpjegojmë heshtjen e shoqatave të gazetarëve dhe të vetë komunitetit të gazetarëve ndaj kercenimit te gazetarit Artan Hoxha nga ekstremistet greke.(TemA)

27 komente në “Kërcënimi i Artan Hoxhës nga ekstremistët grekë, heshtja e shoqatave të gazetarëve dhe… “borderoja” e Kotzias për mediat”

  1. spartak says:

    Ç’të duhet që del si kërriç përpara gomerëve ? Apo me tregu se ke lidhje ,njoftje e mund të marrësh informacione të rezervuara , se vetëm ti je kokë e madhe dhe mund ti deklarosh e kërcënosh lirinë e kujtdo . Apo me tregu se din ? Me nder din një …
    Të kam thonë , lexo Dritëronë .

    Kalonin në një shteg të ngushtë mali,
    gomari para ,pas gomarit kali.
    Të dy ngarkuar me thasë mirë,
    nga vapa të munduar e djersirë.

    Fshatari donte shpejt në fshat të arrinte,
    ndaj kalit vitheve me shkop i binte.
    Por kali më në fund durimin humbi,
    e ngriti bishtin dhe samarin tundi.

    Hej mbaj dorën se pastaj ta hedh përdhe samarin,
    ti para meje pse ma nxjerr gomarin?
    E nga të vete s’di fare unë i ngrati,
    kur rrugën ma ka zënë veshgjati.

    Përpara nxirrmë mua të mos vuash,
    dhe rrih pastaj gomarin sa të duash
    Kështu e ka kjo botë e mjerë e marrë,
    Përpara nxjerrin veç gomarë.

    1. Tomi says:

      Shoqata e gazetareve me sa di une drejtohet nga nje gazetare nga jugu i Shqiperis.Me mbushni mendjen dhe mua se ky gazetare nuk eshte paguar nga min.e jashteme gje qe e ka pranuar edhe kryemin.Greke CipraPse nuk flete per kolegun e tyre

  2. ANTIKORUPSIONI says:

    Artan Hoxha eshte gazetar i permasave te pamatshme. “Koleget” e tij e kuptojne ndryshimin me te dhe ndien te vegjel. Ana tjeter e medaljes eshte qe urdhrat dhe pagesat i marrin nga Athina, prandaj jane te detyruar te heshtin. TURP!

  3. Mos u lodhni se keya gazetar servila akoma nuk kane mar urdher nga antishqiptaret e salehut.

  4. BARDHYLI.FR says:

    Greket dhe serbet e njohin vetem drejtesine e forces,e cila shqiptareve iu ka munguar andaj,vazhdimisht na shfaqen pretendimet e tyre per det dhe toke,te shoqeruara me incidente te ketilla siç eshte sjellja e ketij greku,i cili tentoi,t’a shkele Shqiperine dhe organet e saj legjitime shqiptare.Organet e shtetit te Shqiperise dhe vete shqiptaret,duhet ne çdo hap,te ketillet,t’i ndalojne,t’i neutralizojne,por edhe t’i vrasin ne rast kur rrezistojne me arme ne dore.Kjo sjellje e organeve shtetrore eshte e lejueshme ne tere boten e civilizuar.

    1. Genti says:

      Po te jete per force, Greket e Serbet te ngrene zgupthi ty me qen e mac e te nisin ne Turkie. Beheni si trima ju e pastaj filloni e qani si ato kurvat.

  5. tafa says:

    Eshte vertete per te ardhur keq nga ky qendrim.Konstatimi eshte alarmant,por dhe dyshimet per financim nga greqia qe keta te ashtuquajtur gazetare e analiste ,i hodhen poshte medemek te indinjuar forcohen akoma dhe me shume.Fatkeqesisht historikisht ne shqiptaret kemi qe mercenare ,rekrutohemi lehte dhe sherbejme me devotshmeri padroneve te rinj.

  6. Ergys says:

    E vertete ajo qe thuhet per mediat qe jane te paguara nga grek e serb dhe nga djalli me te birin.Po te ishte kercenuar nje gazetar grek,mediat atje do te kishin bere namin dhe do shtrengohej shteti shqiptar te bente arrestimet ketu per autoret.

  7. Neutrino says:

    Ende besoni ne perrallet me mbret per gazetarine dhe gazetaret ne Shqiperi. Kurvaret dhe prostitutat e pranojne profesionin e tyre dhe nuk kane problem me moralin. Politikanet, po dihen qe nuk kane moral. Mjeket per hir te humanizmit kane deri diku moral edhe kur jane te detyruar te shkelin shpesh betimin e Hipokratit. Aktoret jane aktore dhe jane te detyruar te luajne edhe role te “pamoralshme”. Por gazetaret qe shesin moral jane me te pabesueshmit. Sidomos ato shqiptare qe ushqehen nga fekalet e politikes

  8. Kollodoku says:

    E para Artan Hoxha ktu ka qen ,nuk ishte i fshehur. Pse thon kto qe tashi e dim kush je dhe ku jeton. Ai jeton ne SHQIPERI.
    E dyta s’ka lind ai bir kurve qe te ket buth me i bo gjo Tanit.
    Ti rrojn bokllen.

  9. Emigranti says:

    ARTAN HOXHA I MALESISE SE SKRAPARIT VUAN NGA MITOMANIA QE ESHTE SEMUNDJE PSIKIKE KU PACIENTI SAJON HISTORI DHE PASI IA KA REFYER TE TJEREVE I BESON EDHE VETE SI T VERTETA. UNE E NJOH NGA AFER KET TIP TE ÇUDITSHEM, KAM PUNU ME TE SHUME VITE PARA SE ME U LARGU NGA VENI. KAM ARDH PER TZGJIDH JI HALL NE SHQIPERI DHE DHOH QE KET MITOMANIN E VLERESOJNE SI NJE GAZETAR TMODH. SDI TA THEM KET SE ATJE KU JETOJ NUK I NDJEK LAJMET NGA SHQIPRIA. E NGJOVA DJE KUR THOSH SE E KAN KERCENU EKSTREMISTET GREK E TERCI E VERCI DHE MU KUJTU SE KSHTU BONTE DHE ATEHERE KUR ISHTE GAZETARUC.ME LODHTE VESHET ME SAJESA DUKE MTHONE SE E KISHIN KERCENU KRIMINELET PER CA PALO LAJME QE HERE JA BOTOJSHIN E ME TSHUMTEN NUK JA BOTONIN ATA TE KOHES SONE. E KA SEMUNDJE MITOMANINE KY TAN SKRAPARLLINI NDAJ MOS JA MERNI NJEQIND PERQIND PER TE VERTETA ATO Q THOTE. HABIA IME OSHT SESI NUK HOQI DORE KY NJERI NGA KY VES EDHE TASH KUR EMRIN E KA BO TMODH FALE KATRAHURES LIGJONE QE O KTU. SE ME QEN NPERENDIM KU UNE JETOJ PREJ VITESH GAZETARET SI KY PERFUNDOJNE KEQ. TMYTUN NE DENIME PER SHPIFJE E SAJIME.

    1. Alb says:

      As ti vet se beson qe je emigrant me keto qe ke shkruajtu lere me ne te besojm perendimin qe po na citon me kete gjuhe qe dreqi e merr vesh ca shkruan tani ti ke punuar me tanin pra ke qen nje lloj gazetari po qe nga te shruajturit as dy klas shkolle si ke bere ke lexuar ne wiki ceshte mitomania e po na hiqesh si bole filozof

    2. lelegu says:

      Ik o varikars mjaft shpife si qen rrugesh. Ti nuk di te shkruash dy fjale shqip lere pastaj na paske qene dhe gazetar. Meso te shkruash shqipen o analfabet

  10. Komentuesi says:

    Zoti Artan! Ruhi me shume nga ekstremisti Sali Berisha ps nga greku nuk te gjen gje.

  11. fabi says:

    Tan Hoxha, mos e rruj kapertonin prej debilave.

  12. Alban Hamzai says:

    Ne rradhe te pare ju lutemi juve te gazetes (dhe kujtdo tjeter) te botoni here pas here fjalor ku te spjegoni here pas here kuptimin e fjaleve te huaja qe perdoren gjithnje e me shume ne gjuhen shqipe si p.sh.ne rastin konkret “gazetar investigativ” . Nga ana tjeter z.Artan Hoxha me ato qe tha “…me mire te qajne nenat tuaja …) u fut ne vorbullen e ekstremisteve dhe pa dyshim do ti pergjigjeshin me po ate gjuhe. Per nje gazetar normal NUK DUHET TE QAJE ASNJE NENE DHE NUK DUHET TE VISHET ME TE ZEZA ASNJE NENE . Kjo eshte gjuha e gazetarit te Shqiperise ku shtetas shqiptare jane shqiptaret,greket,sllavet,vllehte ,bullgaret, romet . Prandaj z.gazetar investigativ cfare do te mbjellesh do te korresh . Ju lutem shume botoni komentin tim !

    1. tafa says:

      Alban Hamzai te takon plotesisht ai mbiemer Per mua je kollone e peste thjeshte per faktin qe po tenton te besh te njohur nje ide te mbrapsht te serbo grekeve qe shqiperia eshte nje shtet pa komb i perbere nga pakica kombetare.Pra je nje hamza kastriot i vertete.

  13. Genti says:

    Edhe ate pune te bejne terroristet greke, se 2 milione shqiptare ne Greqi e bejne pluhur gjithe Greqine jo me keto grupe te vogla terroriste.

  14. Deshmitar y says:

    U tremba shume. Kujtova see vrane tkfgos

  15. Violeta Xhuti says:

    Artan Hoxha faleminderit per ate qe ben per te miren e popullit tend. Lajmi yt eshte lajmi i te vertetes se arte, qe ne kemi shume nevoje te degjojme. Jemi me ty dhe te ndjekim me besim te madh. Eshte me te vertete e peshtire sjellja e shoqatave te gazetareve dhe gazetareve te tjere karshi kecenimeve qe i behen nje kolegu, megjithese c’mund te presim nga ata, qe e kane ngrene corben e prishur dhe tani do vjellin ate qe kane ngrene. Me vjen keq dhe per ne lexuesit qe jemi pro Tanit, perse te mos komentojme pa pseudonime dhe te dalim me emrin tone. Vetem keshtu mund ta mbeshtesim dhe te shpresojme, qe te ritet numri i gazetareve te rrinj qe ndjekin shembullin e tij dhe ai te mos jete i vetem ne detyren e veshtire te gazetarit investigativ.

  16. Genti says:

    Artan Hoxhallari ki kujdes se mos te merr flake bishti. Greket nuk jane paria e Tiranes.

    1. undefined says:

      “Greket “” jevgjite te rruajn kkkk po te jete per …pleq femije e gra te pambrojtur jane “trima” ndryshe te hane m…..

      1. Genti says:

        Ti ore Cam bythe. Komento opinionin tend, mos perkthe opinionet e te tjereve. Rrot kari!

  17. Asi11 says:

    Mire ma kujtoj ky artikulli opinionistin antishqiptar Bledi Fevziun ku ne ngjarjet e 21 Janarit mbulonte dhe donte te deformonte e te mjergullonte vrasjen e 4 qytetareve te pafajshem te paarmatosur pa i ra ne qafe e pa ngacmu asnje polic apo punonjes garde dhe mbasi mbaroj protesta apo edhe vrasjen e gazetareve kurse sot gjoja ngren xerin ne mbrojtje gjoja te gazetareve pra mos me i akuzu e atehere u vrane dhe nuk doli ne mbrojtje por ndihmoj . Ja pra keto njerez te felliqur dhe antikombetare i kemi ne medja dhe jo me ju thene medja kazanesh si thot kryeministri por medja kriminele qe duhen rras brenda me gjithe ata qe i financojne .

  18. Arben says:

    Gent trapi ti dhe greket ti rruani trapin Artan Hoxhes.Ju te vrisni naten ose kur jane te pa mbrojtur.RENEA e vrau ne mes te dites dhe me arme.Ky eshte ndryshimi.

    1. Genti says:

      Trima te medhenj keta te Reneas nuk ke cu thua. 30 veta per te vrare nje civil.

  19. Llafazani pa dogane says:

    Nuk ka shtet se po te kishte shtet do kishte shperthyer nje skandal i madh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje