NASA: Sonda “Parker Solar” thyen rekordin e afërsisë me Diellin

31 Tetor 2018, 11:37Hi-Tech TEMA

Një sondë diellore që u lëshua në gusht nga Agjencia Hapësinore Amerikane, NASA, theu rekordin për fluturimin më afër Diellit të një anije kozmike, njoftoi sot NASA.

“Sonda ‘Parker Solar Probe’ theu dje një rekord të vendosur në vitin 1976 nga sonda gjermano-amerikane ‘Helios 2’ kur iu afrua Diellit në distancën 42,73 milionë kilometra”, njoftoi agjencia.

“ ‘Parker Solar Probe’ pritet gjithashtu që të kalojë rekordin e shpejtësisë të vendosur nga ‘Helios 2’. ‘Helios 2’ udhëtoi me 246 960 kilometra në orë 40 vite më parë, ndërkohë që ‘Parker Solar Probe’ pritet që të arrijë një shpejtësi më të lartë sot në mbrëmje”, thekson NASA.

Agjencia hapësinore shtoi gjithashtu se “të dyja rekordet do të thyhen në vazhdimësi gjatë udhëtimit të ‘Parker Solar Probe’, pasi sonda do t’i afrohet Diellit gjithnjë e më shumë deri sa të arrijë në 6,16 milionë kilometra nga sipërfaqja e tij”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje