Mbipesha ose nënpesha shkurtojnë jetën me 4 vjet

2 Nëntor 2018, 09:53Sociale TEMA

Të qenit mbipeshë ose obezë, ose edhe e kundërta, nën peshë, shton rrezikun e sëmundjeve vdekjeprurëse, duke shkurtuar jetëgjatësinë me 4 vjet.

Studiuesit e London School of Hygiene kanë publikuar në revistën “Lancet”, një studim që analizon ndikimin në jetëgjatësi të indeksit të masës trupore (BMI), nëse është më i vogël ose më i madh se 21-25.

Në studim janë përfshirë 3.6 milionë njerëz në Britaninë e Madhe.

Kartelat e tyre klinike janë studiuar nga mjekët, të cilët kanë marrë në konsideratë edhe faktorë të tjerë potencialisht të rrezikshëm, si duhani apo patologji të tjera të mëparshme.

Për obezët, ndryshe ata që e kanë BMI-në mbi 30, jetëgjatësia shkurtohet me 4.2 vjet për meshkujt dhe 3.5 për femrat.

Ndërsa për ata që janë nën peshën normale, jetëgjatësia shkurtohet me 4.3 vjet për meshkujt dhe 4.5 për femrat.

Indeksi i masës trupore është një nga treguesit kryesorë të shëndetit, thonë autorët e studimit.

Lidhja e tij me rrezikun e vdekjes është parë gjithnjë nga studiuesit, por kjo është hera e parë që një studim analizon aspektet specifike të kësaj lidhjeje. (TemA TV)

1 komente në “Mbipesha ose nënpesha shkurtojnë jetën me 4 vjet”

  1. Iliria e bashkuar says:

    Duhet shume vullnet dhe rezistence nga “deshirat” ne ushqim. Duhet ngrene sa me pak dhe duhen zvogeluar pjatat.
    Sa me pak buke, gjalp, disa lloje djathi, sheqer aspak dhe te zevendesohet me mjalt te mire, sa me pak oriz, makarona …
    Frutat dhe zarzvatet te mbajne ne forme dhe te shendetshem. Keto lehtesojne trupin.
    Per te qetesuar trupin duhet perdorur te pakten 1 here ne dite lengje frutash dhe zarzavatesh te fresketa dhe te çastit.
    Beni kujdes me reklamat per te pire shume uje. Kjo te fryne trupin dhe te dobeson stomakun, vine problemet me ngjitjen e acideve.
    Duhet shume kujdes edhe me çajin … Darka duhet ngrene shpejte, dhe sallatat jane me te mira se supa.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje