Aktori i madh shkodran pëson infarkt, ndodhet në gjendje të rëndë në QSUT

6 Nëntor 2018, 10:33Sociale TEMA

Besnik Çinari, aktori shkodran i humorit ka pësuar mbrëmjen e kaluar një infarkt. Gjendja e tij shëndetësore nuk është aspak e mirë ndërsa mësohet se është dërguar me urgjencë drejt spitalit “Nënë Tereza” në Tiranë.

Mjekët i kanë vendosur një unazë, duke bërë koronaren, ndërsa do të duhet që t’i vendosin edhe një unazë tjetër.

Panorama shkruan se ai ende ndodhet në zonë rreziku dhe gjendje e aktorit të madh të humorit nuk është stabilizuar.

Prej ditësh Besnik Çinari nuk ndodhej në gjendje të mirë shëndetësore dhe mbrëmë ka marrë një goditje në zemër, duke pësuar infarkt.

Kjo ngjarje vjen menjëherë pas premierës “Humor me Shkollë të Mesme” ku Besnik Çinari ishte regjisor dhe aktori kryesor i asaj shfaqjeje në teatrin ‘Migjeni’ për katër ditë me radhë.

4 komente në “Aktori i madh shkodran pëson infarkt, ndodhet në gjendje të rëndë në QSUT”

  1. prizem says:

    …i madh!!! Sa delirant jane shqipet.
    Nejse, te shkuara ti kete aktori i mire shkodran.

  2. vilson naci says:

    I uroj sherim te shpejte. Eshte nje nga perlat e humorit shqiptar.

  3. Arjan says:

    Ate mendova edhe une , PRIZEM. Por kur me erdhi ne mend fakti qe Julian Deda eshte” mjeshter i madh” , thashe me vete kane te drejte !!!

  4. Ali babushi says:

    Te shkuara I dashur besnik, ti na ke Bere te qeshim edhe ketu ne kete vend te zymte…………

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje