Juristët: Ilir Meta shkeli hapur Kushtetutën, qytetarët kanë votuar Edi Ramën për krijimin e qeverisë, jo presidentin

6 Nëntor 2018, 09:23Politika TEMA

Juristët kanë hedhur dje poshtë pretendimet e Presidentit Ilir Meta sa i takon dekretit për Sandër Lleshin. Gjatë një prononcimi për gazetën “SOT”, Idajet Beqiri theksoi se duke qenë se qeveria me në krye kryeministrin ka dalë nga populli, atëherë e di vetë kryeministri se kë vendos në krye të Ministrisë së Brendshme.

“Emërimi dhe shkarkimi i ministrave bëhet nga Presidenti i Republikës mbi bazën e propozimit të kryeministrit. Qeveria dhe qeverisja është e atyre që populli në votim u jep shumicën.

Qeveria krijohet nga kryeministri. E di ai me kë ministër do të punoj për ta patur në kabinetin qeveritar”, tha avokati.

Ai shtoi se vendimi i Metës për të mos dekretuar Lleshin është në shkelje të Kushtetutës. Sipas tij, kreu i shtetit po tenton të pengojë punën e qeverisë.

“ Mosdekretimi nga Presidenti i Republikës i ministrit që propozon kryeministri, kjo është shkelja më e rëndë që i bëhet Kushtetutës së Republikës, parimeve të shtetit të së drejtës, demokracisë dhe lirisë.

Kjo do të thotë që ti, fituesi i zgjedhjeve, ti që populli të ka mandatuar me votën e lirë, të qeverisësh sipas mendjes “surrugato” të një presidenti, i cili meqenëse ishte i partisë humbëse në zgjedhje, kërkon të sabotojë qeverisjen që do populli, duke i bërë pengesa artificiale kryeministrit që populli i ka dhënë votat për qeverisjen e vendit”, u shpreh Idajet Beqiri.

Ai shtoi se në këtë rast Kuvendi i Shqipërisë mund të vendosë se çfarë do të bëjë me dekretin e Metës.

“Sipas ligjit nëse Presidenti i Republikës nuk e dekreton ministrin e propozuar nga kryeministri brenda 7 ditëve, ose e refuzon emërimin, brenda 10 ditëve këtë dekret e miraton ose e hedh poshtë Kuvendi i Shqipërisë.

Dhe kështu mbyllet cikli, duke i hapur udhën vizitës mjekësore të Presidentit, pasi për asnjë arsye tjetër, veç arsyeve të shëndetit mendor, nuk mund të nëpërkëmbet neni 98 i Kushtetutës së Republikës”, tha Idajet Beqiri.

2 komente në “Juristët: Ilir Meta shkeli hapur Kushtetutën, qytetarët kanë votuar Edi Ramën për krijimin e qeverisë, jo presidentin”

  1. mark says:

    ne kete foto koka e madhe e skraparit duket si ……………………..gjynahqar.

  2. syri says:

    Por jo te nderuar juriste! Pyesni Clirim Gjaten antar i PD-LSI.jurist politik dhe limon i shtrydhur!Pyesni edhe avokat Altin Goxhaj,pyesin dhe Avukatin Spartak Ngjela apo Tosin me Andin pa folur per Zhejin dhe Andi me Lelen! Cfare lloj lloj plehrash nuk mban ajo Shqiperi e shkrete! jane dy njerez qe duhen te largohenLikja dhe Saliu! Rama te largohet kur te mos votohet nga populli! Jane mbledhur nje grup politikanesh hajdute dhe po mundohen te trazojne Shqiperine! Kane mbledhur nje dore analistesh servile dhe te poshter deri ne kocke qe i paguajne me parate e vjedhura! Kane vrare njerez te pafajshem dhe vazhdojne te trazojne!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje