Kuvendi i Shqipërisë duhet të ushtrojë detyrën e tij Kushtetuese!

6 Nëntor 2018, 20:46Blog TEMA
Kuvendi i Shqipërisë duhet të ushtrojë detyrën e tij

Nga Plarent Ndreca

Sot nga kryeministri i Shqipërisë Ju bë e ditur zyrtarisht Kuvendit të Shqipërisë se presidenti i Republikës ka ushtruar kompetencën e tij Kushtetuese. Ai nuk ka miratuar propozimin e kryeministrit për emërimin e Sandër Lleshit, në detyrën e ministrit të Brendshëm.

Që nga ky moment, Kuvendi i Shqipërisë është vënë në vonesë nga Kryeministri i Shqipërisë, për të respektuar detyrimet e tij Kushtetuese.

Neni 98/2 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë parashikon se: “Dekreti (i presidentit) shqyrtohet brenda 10 ditëve nga Kuvendi”.

Po a mundet që kjo shkresë që njoftoi kryeministri të konsiderohet dekret presidencial?

Une them po! Po, sepse nëpërmjet asaj shkrese presidenti i Republikës ka zbatuar drejtpërdrejt një prej kompetencave të tij kushtetuese, duke mos emëruar ministrin e Brendshëm. E ushtrimin e kompetencave të tij Presidenti nuk mund ta bëjë veç se nëpërmjet dekretit presidencial.

Neni 93 i Kushtetutës parashikon: “Presidenti i Republikës, në zbatim të kompetencave të tij, nxjerr dekrete”.

A është dekreti presidencial çështje forme apo çështje përmbajtje?

Unë them në mënyrë të padyshimtë që është çështje përmbajtje. Pra nuk e bën “Dekret” aktin e Presidentit emri apo forma e tij, por përmbajtja e aktit.

Nëse akti i presidentit është në zbatim të një prej kompetencave që i janë njohur në Kushtetutën e RSH-s, ai, pavarësisht nga emri apo forma e përdorur, konsiderohet dekret presidencial.

Në kushtet kur Presidenti ka ushtruar kompetencën e tij, për mos dekretimin e Ministrit të Brendshëm, ky akt konsiderohet për shkak të parashikimit Kushtetues si dekret presidencial.

Kryeministri i Shqipërisë dekretin presidencial për mosemërimin e Ministrit të Brendshëm ja bëri të ditur zyrtarisht nga foltorja e tij Kuvendit të Shqipërisë.

Në këto kushte, nga sot, Kuvendit të Shqipërisë i ka filluar afati 10 ditor për të shqyrtuar vullnetin e shprehur të presidentit të Republikës.

Kuvendi ka detyrimin të vendos rrëzimin ose miratimin e këtij dekreti, për rrjedhojë rrëzimin apo miratimin e propozimit të kryeministrit.

Presidenti i Republikës është shprehur, e ka ushtruar kompetencën e tij, duke mos e miratuar propozimin e Kryeministrit.

Tani e ka radhën Kuvendi, është detyrim i tij madje, që siç e parashikon Kushtetuta, duhet të shprehet për aktin juridik të presidentit të Republikës dhe të mos ler vëndin pa ministër të Brendshëm.

9 komente në “Kuvendi i Shqipërisë duhet të ushtrojë detyrën e tij Kushtetuese!”

  1. Ermir says:

    Mos je me juridik te kristalit apo thjesht sahanlepires iIlir floririt mor trim sepse ne asnje vend te botes presidenti nuk mund te nxjerre dekret per emerimin è nje ministri te propozuar nga k/ministri i vendit..megjithate ne vendin e cudirave si Shqiperia cfare nuk ndodh, shpresoj qe populli ta kuptoje kush Jane plehrat qe po’ e pengojne zhvillimin e vendit..

  2. Jimi says:

    Argument profesional dhe bindes!

  3. Mirditori says:

    Aman kur flet dhe ky derdimeni qe beri kerdine tek Ministria e Arsimit.

  4. Shqiptari optimist says:

    Nje analize e drejte dhe sqaruese per hapat qe duhet te ndiqen pas nje dekreti presidencial, tash topi eshte ne fushen e Kuvendit

  5. te flasim si njerez says:

    Po ky qenka idiot. Po ku e kishte dekreti nr e ligjit ku bazohesh dhe aresyen e mosdekrteimit o teveqel. E zeza shqiperi me keta idiota kullaroxhij. Po ajo ishte leter bythe o derdem, pa lere tjetren; presidenti postonte ne aeroplan bashke me shokun e ngushte te Kastriot Miftaraj qe i merrte çani e tallte bythen, Ilir Kullen fotografi qe tregonte se po bente shurren ne ajer. Ai president dhe ju kulisha duheni varur per gjuhe.

  6. te flasim si njerez says:

    Nje injorante tamam ne interpretim, jo vetem i pakuptueshem, por dhe banal . A mund ti analizosh shprehjet e tij qe bien ne kundershtim me njera tjeteren?! Turp me keta njerez o Shqiperi ime!

  7. BLEDARI says:

    Ndreca eshte nje njeri pa personalitet,njeriu qe shkaterroi ministrine e arsimit deri sa e shkarkuan nga sekretar i pergjithshem dhe e cuan ne ministrine e turizmit , ku klosi e hodhi ne rruge.
    Si si vjen turp dhe shkraun ky njeri per keto gjera kapitale ……
    Bledari

  8. Juristi says:

    Pse po I biem verdalle ne kushtet kur propozohet per minister nje person qe nuk eshte deputet presidenti ka per detyrim te verifikoje kushtet ligjore te parashikuara me kushtetute dhe per kete kerkon informacion zyrtar nga agjensite ligjzbatuese. Ne rast te kundert presidenti ben dekretimin e ministrit. dekretimi nga presidenti per emerimin apo shkarkinin e nje ministri kerkohet me qellimin she ministri eshte institucion kushtetues dhe jo nje vartes I kryeministrit pra per tiu permbajtur ketij qellimi kushtetues eshte dhebveshja me formen e dekretit te presidentit.kuptohet qe me nje republike parlamentare eshte kuvendi ai qe I jep fuqine e plote juridike dhe kushtetuese nje institucioni kushtetues si ai I ministrit duke shqyrtuar dekretin presidencial.pra me mungese te nje Gjykata kushtetuese jemi ne qe japim mendime poshte e lart dhe ky eshte thelbi politik dhe jo juridik I ceshtjes.

  9. spartak says:

    Zotnija jote , e ke juridikun me shkollë note . E ty të lumtë .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje