Shkencëtarët e Harvard: Ky objekt mund të jetë anije aliene për të vëzhguar tokën

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Astronomët e universitetit Harvard, në SHBA, thanë se objekti misterioz, me ngjyrë të kuqe të errët, i cily hyri vjet në sistemin tonë diellor, mund të ketë qenë anije kozmike jashtëtokësore, e dërguar për të hetuar tokën.

Objekti u vu re në tetor të vitit 2017 nga teleskopi Pan-Starrs 1 në Havaji. Për këtë arsye u quajt “Umuamua”, që në gjuhën Havajane do të thotë “lajmëtar i largët”.

Që prej zbulimit, shkencëtarët nuk kanë mundur ta emërtojnë me saktësi dhe as të thonë se nga e ka origjinën. Në fillim thanë se ishte kometë, pastaj asteroid, pastaj menduan se duhej të krijonin një kategori të re emërtimi, të quajtur “objekte ndëryjore”.

Raporti i fundit shkencor, nga qendra e astrofizikës në Harvard, tregon se objekti në formë puroje, me ngjyrë të kuqe të errët, që udhëtonte me 315.000 kilometra në orë, mund të ketë origjinë artificiale e të jetë dërguar nga një qytetërim jashtëtokësor për të studiuar tokën, raporton TCH.

Teoria bazohet te fakti që objekti ka shtuar shpejtësinë, nuk e ka pasur të qëndrueshme. Energjia që e vë në lëvizje ndoshta merret nga dielli. Objekte që shtojnë shpejtësinë janë edhe kometat, por Umuamua nuk kishte bisht si gjithë kometat e tjera.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
        
        Loading...
        

12 komente në “Shkencëtarët e Harvard: Ky objekt mund të jetë anije aliene për të vëzhguar tokën”

  1. lavazh truri says:

    Mos more !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
    Bravo shkenca e mashtrimeve !
    Edhe kete e pate dhe ja matet edhe shpejtesine pale, pale !!!!!!
    Tani ju ka mbetur vetem ta masni sa i gjate dhe sa i gjere eshte. Aman se mos harrojne edhe sa te gjata i ka leshte !

  2. mirel says:

    Jeni nje vit me vonese Tema, ose e keni te perseritur se shyqyr zotit nuk e ka mendjen njeri te Fondet sekrete greke.
    Per te habiturit: eshte hoax..dmth pamje e trilluar e montuar..
    Po qe i duhet Meros per lajme kot

    1. gjithashtu malok says:

      o miri, ky lajmi doli sot ne lajmet e MSN, 07.11.18 dmth tema ishte nje dit para gjigandit amerikan.

  3. Zeneli says:

    Jo moreeee!? Po qytetari digjital a di gjo per kte pune???

  4. salianji pederast says:

    Pa kuptlm,shkence shume e dobet,sepse asgje e saket nuk thuhet,nje here thuhet se ishte komete,nje here thuhet se ishte asteroid e tjera budalleqe.Keshtu qe shkenca ne kete hapsire e pa fund nuk eshte ne gjendje te jap te dhena te sakta.

  5. HQ-18 says:

    Vitin e kaluar kur u zbulua ky objekt qiellor me sipërfaqe sa 400 fusha futbolli NASA tha që ‘është kometë dhe pikë, mbylleni gojën e mos na çani shumë trapin’.
    Tani që ‘kometa’ ‘ndezi motorrat’ i futi të pestin nga vendi dhe na la shëndenë ,thonë .. ‘pa prit pak🤔🤔’
    që nuk ishte në zonën e kometave ose asteroideve kjo nuk ishte!!!..
    Po edhe që nuk kishte bisht si kometat…..kjo nuk kishte!!!!
    Fuck….do jetë patjetër sondë kërkimore alienësh. 👽…Eureka…
    Tani këta alienët që ndejtën kaq shumë… do na kenë transmetuar për një vit ‘big brother transmetim live ‘ në planetin e tyre e do jenë dhjerë së qeshuri e u është zgjatur jeta..
    Sidomos sidomos,, kur kanë mar vesh që Meta është president, Rama kryeministër dhe Merua pronar gazetar 😂😂😂) .
    Do kenë ikur se u mbaroi shërbimi ushtarak ,ose kanë filluar zgjedhjet🕵️.

    1. Kapedani says:

      O çkam qesh me lot HQ-18 😂😂😂

  6. ABC says:

    Nuk ju besojme….Berisha nuk ka raportuar dicka rreth ngjarjes keshtu qe nuk ju besojme fare.

  7. sarandezi says:

    Të gjitha komentet janë prej injorantësh të cilët mendojnë se janë të zgjuar.
    U bëmë dhe ne shqiptarët të gjykojmë shkencën dhe shkencëtarët.
    Yyyyyyyyyyyyy kripa e idiotizmit dhe injorancës.

    1. lavazh truri says:

      Po ta dinin idiotet dhe injorantet se sa idiote dhe injorante jane, do vrisnin veten.

  8. Ufo says:

    Kazanistet e temës jetojnë nën gurë dhe nuk e dinë se c:ndodh në botë. Ky lajm do bëj vitin për pak kohë….

  9. Arjan says:

    Lajmi nuk eshte objekti , o trapa qe beni si te ditur dhe thoni qe ka nje vit , lajmi eshte qe mund te jete nje objekt nga jashtetokesoret . Dhe keto dite edhe ne tv kryesore itliane ka qene lajm .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *