Studimi zbulon pasojat e rënda të vetmisë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Vetmia na bën më të predispozuar ndaj sëmundjeve dhe kjo sidomos në moshë të avancuar. Një studim i ri, i paprecedent në aspektin e kohëzgjatjes dhe përmasave, ka arritur në përfundimin se vetmia e shton me 40% rrezikun e shfaqjes së demencës.

Studimi është kryer nga ekspertët e Florida State University dhe ka përfshirë 12 030  individë, të gjithë të moshës mbi 50 vjeç. Rezultatet janë publikuar në “The Journals of Gerontology”.

Studiuesit kanë “matur” vetminë dhe izolimin social të secilit pjesëmarrës në studim dhe më pas për dhjetë vjet me radhë ata u janë nënshtruar testeve që matin aftësitë njohëse. Gjatë kësaj periudhe 1104 individë u diagnostikuan me demencë.

Në përfundim doli se vetmia lidhet me një rrezik të shtuar për demencë në masën 40%.

Demenca ka të bëjë me rënien e kujtesës dhe aftësive që kanë të bëjnë me të menduarin, në një masë të tillë që pengohen edhe aktivitetet më elementare të përditshme.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

1 komente në “Studimi zbulon pasojat e rënda të vetmisë”

  1. asd says:

    Ne kohen e sotme vetmia nuk eksiston. Tv, radio, libra, cellphone, gazeta, revista, facebook, instagram, Breaking News, Google, Youtube… nuk ke kohe te qepesh nje sumbull. Duhet te vdesesh qe te jesh vetem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *