VIDEO: Kumbaro tregon një tjetër kantier restaurimi: Kisha Hoshtevës në Zagori i shpëton rrënimit

6 Nëntor 2018, 20:19Kulturë TEMA
VIDEO: Kumbaro tregon një tjetër kantier restaurimi: Kisha

Pas Kishës së Shën Marisë në Labovë dhe Kishës së Peshkëpisë në Dropull, Ministria e Kulturës po restauron një tjetër objekt kulti në Gjirokastër.

Bëhet fjalë për Kishën e Hoshtevës në krahinën e Zagorisë.

“Po punojmë në një tjetër kantier restaurimi. Kisha e Shën Apostujve në Hoshtevë të Zagorisë do t’i shpëtojë rrënimit dhe shumë shpejt pritet të jetë gati për besimtarët dhe vizitorët.

Punimet që kryen IMK kanë hyrë në një fazë tjetër. Restaurimi nuk është veç për të mbrojtur trashëgiminë, por edhe për të zhvilluar turizmin në këtë zonë.

Zagoria i ka të gjitha potencialet; bukuri natyrore dhe monumente me vlera të rralla”, thotë ministrja e Kulturës dhe deputetja e qarkut, Mirela Kumbaro teksa publikon një video nga kantieri.

Aktualisht Instituti i Monumenteve të Kulturës ka 33 kantiere restaurimi në të gjithë vendin, kryesisht në kisha, xhami, ura dhe objekte të tjera monumentale.

5 komente në “VIDEO: Kumbaro tregon një tjetër kantier restaurimi: Kisha Hoshtevës në Zagori i shpëton rrënimit”

  1. Beni says:

    Shko bej shkolla ,se per ato kan nevoj femijet,dhe jo kishat se na i ben greku falas.Qeverri e mallkuar.

  2. O.Pamuk: muslimonet shqipfoles jane identiteti i Turqise ne Shqiperi , Evrope e me gjere..........'' says:

    mire se kishat e kristianeve por perse restaurohen xhamite e sumqireve turq……….!?

  3. Epiriiiii says:

    Shume Mir Kishèn e Restauruat, por po Komunitet a ka valle ajo kishe????? Mos u merni te Restauroni Kisha ne vende te humbura qe i ka Harruar edhe vet Zoti, meruni me Kishat Shkolla Spitale Banesa Sociale qe jan prane 1 komuniteti dhe pjes perberse e tij

  4. muhamet qeflliu says:

    Po kishen e shen merise se pazarit ja ktheve permetarve me mahmudje apo do e besh kazino

  5. T. Voda says:

    –I nderuar BEN,..!!
    — JU kini plotsisht te drejt.. .. Por… me keq-ardhje.. .. Ajo kohe po vdes… ne mos ka vdekur… ..!!!
    — Nuk jam .. e s’ kam qen asnjehere ne ate zon. …Por , kenget , vallet e njerzit e asaj zone …. i ruaj ne kujtes…
    — Objeki duke interesant, mbase ja vlen te riparohet ……POR , ai OBJEK or njeri, …. pregatitet per te tjeter …..njerez..
    — Duke pare ate objek me vine ne mendje Andon Zako Cajupi me vargjet romantike per vendlindjen ….. dhe dashurickat e tij …..
    — 1 ] — Arat me grure / -Fushat me bar shume /- Me tutje nje lume…..
    Fshatrat per karshi / Me kisha me varre / -Rrotul ca shtepi/ – Te vogela fare… zzzzzz
    — 2 ]– E MBAN MEND MOJ MARE… –DASHURIN E PARE.
    — Kur ishim te vegjli..– Njeri nuk na gjegji
    — UNE PA TY NUK RROJA…- VIJA E TE KERKOJA..
    ..Ti pa mua s’ rroje …. Vije me kerkoje.
    — NDEN LULET ME ERE — PUTHESHIM NGAHERE..
    —E si burre e grua … Loznim nene ftua.
    — NJE DITE TE DYZE .—- LOZEM MBYLLA SYZE.
    — U FSHEHEM PA DUKUR — NEN FERRA NEN GURE.
    — U FSHEHEM AQ BUKUR — SU GJENDEM DOT KURRE..
    zzzzzzzzzzzzz
    — Persa i perket investimeve [shpenzimeve] , i di me mire z. MERO. .. Jo vetem Ministrja …
    NGA , dhe si vine …. Perse, dhe ku shkojne …. Mbase na lexon dhe e sqaron me tej komentusja …”Flutura ”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje