A është edhe heshtja e presidentit Ilir Meta, flori?

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Alfred Peza

Prej 10 ditësh, pyetja që po bëhet gjithnjë e më shpesh nga shqiptarët, është: Përse hesht Presidenti i Republikës Ilir Meta, në lidhje me arësyet e mosdekretimit të Sandër Lleshit si ministër i Brendshëm?

 Përse nuk ka asnjë gjurmë të qëndimit të kreut të shtetit në lidhje me këtë çështje, në website-n zyrtar të institucionit? 

Përse hesht opozita jonë në lidhje me aktin e mosdekretimit të z. Meta? 

Pse hesht Partia Demokratike? Pse hesht Lulzim Basha? Pse hesht Sali Berisha?

 Pse hesht Lëvizja Socialiste për Integrim? Pse hesht Monika Kryemadhi? Pse? Pse? 

Pse… Heshtje. Heshtje. Heshtje…

Duke dashur që të kuptoja e të gjeja më shumë shembuj heshtjesh të tilla shurdhuese, në raste analoge me këtë rast politik shqiptar, por edhe me këshillat e njerëzve të mençur, rreth heshtjes, hasa në këtë shkrim të postuar në rrjet mbi një vit më parë. 

Eshtë si të ishte shkruar me porosi enkas për këtë rast. 

Ndaj, spo zgjatem dhe po jua propozoj që ta lexoni vetë. Kujdes.

 Për ta kuptuar që të mos heshtni edhe ju pas kësaj, do të duhet ta lexoni deri në fund. Lexim të këndshëm!

a.p

KESHILLA/ Ja 10 arsyet pse heshtja është vërtet flori

Ne jetojmë në një botë, ku përmbytemi me tinguj gjatë gjithë ditës- disa të këndshëm, ca të tjerë jo dhe aq- por shumë rrallë përjetojmë heshtjen. A ka kjo shumë rëndësi? Në fakt, po.

Forumi Ekonomik Botëror, ka publikuar pak javë më parë një listë me qytetet më të këqija sa i përket ndotjes akustike, bazuar në mbi 200.000 teste mbi dëgjimin.

1.- Është zbuluar se heshtja stimulon rritjen e trurit: Në një studim të vitit 2013 mbi strukturën dhe funksionet e trurit, konstatoi se një minimum prej 2 orë heshtje, mund të rezultojë në krijimin e qelizave të reja në zonat të trurit tonë, të lidhura me të mësuarit dhe kujtesën.

2.- Zhurma ndikon në nivelin tonë të stresit- duke rritur kortizolin dhe adrenalinën. Një studim i publikuar në revistën “Heart” në vitin 2006, arriti në përfundimin se heshtja mund të lehtësojë tensionin brenda 2 minutash.

3.- Heshtja është më tepër “relaksuese” për trupin dhe trurin tuaj se sa të dëgjuarit muzikë-duke u matur me uljen e presionit të gjakut në tërësi, dhe një rritje të fluksit të gjakut në tru.

4.- Periudhat e heshtjes gjatë ditës, përmirësojnë gjumin dhe zvogëlojnë pagjumësinë. Ne të gjithë dëgjojmë këshilla në lidhje me shkëputjen e vëmendjes nga gjithçka para se të flemë, por pak prej nesh e zbatojmë realisht këtë.

5.- Studime të shumta gjatë shekullit të shkuar, e kanë lidhur ndotjen akustike me rritjen e sëmundjeve të zemrës dhe të veshëve. OBSH e krahasoi atë me një “plagë moderne”.

6.- Një studim tjetër përfshiu 100 persona, që u tërhoqën për njëfarë kohe në vetmi. Ata raportuan një rritje të ndërgjegjësimit, dhe pasjen e më shumë kohe për reflektim personal. Prandaj lërini vend dëgjimit të zërit tuaj të brendshëm, dhe merrni vendime të matura.

7.- Ju do të zbuloni se jeni në gjendje të përqëndroheni më mirë. Kjo duket shumë e qartë, por sa prej nesh përpiqen të përfundojnë një punë të rrethuar nga zhurma apo kolegët aty pranë, dhe sa të rinj këmbëngulin të dëgjojnë muzikë, ndërsa janë duke studiuar? Studime të shumta, dëshmojnë se kjo është e padobishme.

8.- Ulja e vëmendjes shqisore, na ndihmon të ripërtërijmë burimet tona njohëse. Ne ndalojmë së qeni të tej ngarkuar. Pastaj kyçemi në botën tonë kreative, dhe mund të ëndërrojmë, fantazojmë dhe meditojmë. Kur i lejojmë vetes këtë kohë të qetë reflektuese, zbulojmë se siç shkroi Herman Melville “Të gjitha gjërat dhe emocionet e thella, përpunohen dhe pasohen nga heshtja”.

9.- “Shpirti e di gjithmonë se çfarë duhet të bëjë për të shëruar veten. Sfida është të heshtësh mendjen”. Caroline Myss. Se si arrihet kjo është në dorën tuaj. Studiuesit thonë se një meditim 10-minutësh, në një heshtje totale dhe me frymëmarrje të thellë, ul stresin dhe tensionin dhe i mundëson njerëzve të përqëndrohen më mirë tek detyra që kanë nëpër duar.

10.- Dikur PRESIDENTI legjendar amerikan Abraham Linkoln është shprehur: “Më mirë të heshtësh, ndonëse të tjerët mund të supozojnë se jeni budalla, se sa të flasësh dhe të heqësh çdo dyshim”. Pra ne kemi nevojë të mësojmë, se heshtja është shpesh strategjia më e mirë, jo vetëm për veten tonë, por gjithashtu edhe për të tjerët. Jo të gjithë duan të dëgjojnë mendimin tuaj, ndaj para se të flisni duhet të pyesni veten: “Kush përfiton nga kjo? A është e sjellshme? A kam nevojë ta them këtë?”

“Flisni vetëm kur mendoni që fjalët janë më të mira se sa heshtja juaj”- Anonim. Pra, heshtja është padyshim flori, dhe e mirë për shëndetin tonë, prandaj ju duhet të përpiqeni dhe krijoni një praktikë në këtë drejtim, për të korrur përfitimet e saj të shumta.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

11 komente në “A është edhe heshtja e presidentit Ilir Meta, flori?”

  1. Floriri says:

    Do ti ta them une pse hesht floriri?! Si shok besnik I Berishes per te cilin ka shume debolese, por dhe bashkopozitar ka ndonje kasete filmi ose ndonje te dhene nga qytetari dixhital per te permbysur qeverine e te beje Monen K minisre e Lulin k kuvendi se ky lloj presidenti per keto pune eshte e di mire ti beje

    1. Kalec Dega says:

      Une mendoj se jo….pyesni edhe Majkon ne krah te Floririt…. jo, pasi ja la dobicin ne dere
      Rames..

  2. Askushi says:

    Flori Krrabe dhe kaluar floririt o tunxh Peze;- 10 million poundi britanik tè Kembrixhit (njè gjysèm cope )= 1 million € tè Pe…risit tè Francès sè Europès tonè (një copè ), ha ha ha ha ha

  3. Askushi says:

    Flori dhe kaluar floririt o tunxh Peze; -10 milion pound britanik tè Kembrixhit (gjysem cope )= 1 million € pe…riziene tè Evropès tonè (njè copè ), ha ha ha ha ha

  4. Dardan says:

    Heshtja kerkon heshtje: Ilir Floriri e kundershtoi kandidaturen duke heshtur; “shahisti” Edi Rama e emeroi Sander Leshin zv/minister te Pare! Pra vajti haka tek i zoti: Likja nuk ia prishi perbindeshit te Vicidolit; Rama ia beri qejfin burrit trim dhe te mencur te Mirdites!

  5. K. M. Tusi says:

    Ilir Persidenti shton florinjte duke dale nga Krraba, me bllok ne dore dhe me heshtje!
    S’i thone kot Like Floriri ketij!

  6. sorge says:

    pinci hajdut i cmendur hesht se nuk ka argument per te mos e dekretuar Lleshin.

  7. G.Karagjozi says:

    Populli Shqiptar nuk ka nevoje per shume filozofi. Ai do te degjoje sakte e me llogjike nga Ju e kushdo qe jep nje mendim per heshtjen e I.Metes shkaqet me analize te HESHTJES te te urtit e te mencurit Ilir Meta. Ilir META dhe banda e tij jane fajtore kundrejt POPULLIT e ATDHEUT dhe kjo eshte arsyja qe mer Vendim te kundert me interesin e Atdheut. Popullit i duhet Shtet; Ligj; Ekonomi; Pune; Qetesi; etj. Per Meten, Berishen e KO.pak rendesi kane Shteti,Ligji,etj. Ata Duan eresire,kaos,mjergull,mos zbatim Ligji ,qe te shmangin dhenien llogari, pislleqet e krimet qe kane bere. Popullit shqiptar i duhet kohe te ritet e te mesoje te kundershtoje vendimet ePolitikaneve te koruptuar. Fatkeqesi eshte se ne mase te madhe Populli Shqipetar mendon per buken e gojes dhe e fundit eshte Politika dhe pasojat e saj.. Ai( pra Populli) nuk kupton se pa POLITIKANE TE NDERSHEM,PATRIOTE,NUK KA ZHVILLIM,NUK KA MIRQENIE E PERPARIM….Popujt e tjere e kane aritur pjekjen ne shekuj e Popullit tone i duhen dhjetra Vite te Edukohet, te kritikoje e te mesoje qe te luftoje per pjesen qe i takon….

  8. Boku says:

    Po pra alfred peza, kishe dhe ti nje rast te arte per te heshtur,po nuk u frenove dot. Dhe na solle nje liste theniesh te te tjereve, citate qe duke I perseritur, te mbushet mendja se I ke thene vete. Katund mbete o I shkrete.

  9. Semanjaku says:

    Ke dashur te tregosh qe di shume mbi heshtjen,,por ke treguar qe je nje trap i shitur lire o kone bythelepires,,,,.Heshtin se shkeli kushtetuten like floriri,,,,te tjeret heshtin se nuk kane asnje te drejt te mbrojne nje president inatcor, qe shfrytezon postin duke bere politik,,,heshtin se nuk kane cfare te thone,,,sa per shpellarin qe ti kerkon te flase, i duhet mbyllur goja nje here e mire,,,nje kriminel qe vret popullin e tij nuk duhet te flas, po te jete prapa hekurave,,,,karagjoz.

  10. Jimi says:

    Cfare te bej i ngrati!? C’faj ka ai? Per dreq, sa here qe ai shikon floririn me sy, se si i hyjne ca si morrnica ne trup! Edhe ai nuk do, po ja qe edhe ai dreq floriri, sepse vete e i ngjitet per trupi!? Ke pare ti?, Si nuk na ngjitet neve “varfanjekeve” sikur nje therrime ? Le qe edhe une kot them. e ku na bie rradha ne “varfanjakeve” te shikojme flori me sy ? Ne ate vetem ne enderr ne e pafshim! Duket qe edhe perendia punon me hile!? Disave ajo te keqiat ua jep me pash, ndersa disa te tjereve u jep te mirat (floririn) pa hesap!? O po nuk hahesh dot me rreskun!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *