FOTOT/ Si u prodhua traktori i parë shqiptar: Rrëfehet kryeinxhinieri

7 Nëntor 2018, 09:21Politika TEMA
FOTOT/ Si u prodhua traktori i parë shqiptar: Rrëfehet kryeinxhinieri

Maqo Bleta ish-kryeinxhinieri i Kombinatit të Autotraktorëve: Prodhuam 100 traktorë për tre vjet, ndërsa në Kinë një i tillë montohej për një minutë. Pas suksesit kryeministri Mehmet Shehu na tha:“Keni kryer detyrën”

Nga Leonard Veizi 

Traktori duhej prodhuar, qoftë dhe për t’i treguar botës se Shqipëria e vogël mund të bënte gjëra të mëdha. Në vitet kur nuk kishim më miq që të na ndihmonin, gjithçka duhej bërë “me forcat tona”…

Data e prodhimit

Traktori i parë shqiptar, i njohur si produkt “Made in Albania” e ka fillimin e tij në vitin 1978, kur pas ngritjes së Kombinatit mekanik të Auto-traktorëve, nisi me prodhimin e pjesëve të para të këmbimit për motorët e automobilave dhe të traktorëve.

Traktori i parë shqiptar, tip DT-54, sipas modelit kinez të traktorëve me zinxhirë të asaj kohe zyrtarisht, është përuruar më 16 tetor 1978. Daton në 16 tetor, pikërisht në ditën e 70 vjetorit të lindjes së Enver Hoxhës, dhe kjo është sanksionuar edhe në një pllakat të vendosur në ballinën e traktorit.

Kryeinxhinieri

Për të paktën 10 vjet rresht ai ka qenë njeriu i dytë i një prej uzinave më të rëndësishme të industrisë mekanike shqiptare, siç ishte “Uzina e Traktorëve”. Ndërsa i pari i kësaj uzine ishte Pilo Peristeri, ish-anëtar i Byrosë Politike të cilit Enver Hoxha i pat besuar drejtimin e këtij segmenti të industrisë së rëndë. Maqo Bleta, ish- kryeinxhinieri i Kombinatit të Autotraktorëve, e më pas ish-zv/ministër i Industrisë, rrëfen se si u realizua projekti për prodhimin e traktorit të parë shqiptar, në përurimin e të cilit shkoi vetë kryeministri Mehmet Shehu i cili për punonjësit e Kombinatit bëri dhe një shoë duke manovruar me traktorin e prodhuar prej tyre..

Specializimi në Kinë

Maqo Bleta thotë se vajtja në Kinë qe një shkollë e dytë për të. “Në atë kohë tek ne ekzistonte një uzinë mekanike shumë pak e zhvilluar. Praktikën në Kinë, e bëra tek Uzina e Parë e Traktorëve, me rreth 250 mijë punëtorë, ku në çdo 50-60 sekonda prodhohej një traktor. Vetëm një repart instrumental kishte 35 mijë punëtorë. Atje u njoha me shumë gjëra: organizimin e projektimit të dokumentacionit teknologjik e arkivimin e tij, që tani quhet gjë e thjeshtë. Imagjino që një traktor kishte rreth 2500 detale dhe për t’i prodhuar ato nevojiteshin rreth 30 mijë lloje atrecatura teknologjike si instrumente prerës, ndihmës, matës, forma, konkilje, pajisje teknologjike, stampa të ftohta e të nxehta. Të gjitha këto duhet t’i gjeje në një arkiv teknik për disa sekonda. Atëherë duhej një sistem i tillë organizimi që të gjeje sa më shpejt dokumentacionin”.

Sistemimi i dokumentacionit

“Në Kinë pashë sistemin decimal të arkivimit dhe sistemimit të dokumentacionit teknik që ishte një sistem i panjohur për mua, por shumë praktik. Me atë sistem mund të gjeje një dokument për 5-6 sekonda. Dhe kjo qe një arritje për prodhim traktorit të parë shqiptar, përndryshe krijohej një konfuzion i madh në dokumentacionin. Një traktor që peshon rreth 5 ton, mbështetet vetëm në informacion. Sot me kompjuter deshifrohen menjëherë, por 40 vjet më parë ishte e vështirë. Atje mësova se si prodhohen çiftet e precesionit. Për këtë punë kur u ktheva shkrova një libër “Teknologjia e Prodhimit dhe e Riparimit”. Po kështu mësova prodhimin e ingranazheve konike, më dhëmbë helikoidalë me kënde nga 0-12 gradë që janë karakteristike në gjithë traktorët, veturat, makinat, nga ato të rënda deri të lehtat”, rrëfen Maqo Bleta.

Prodhimi i traktorit

Në vitin 1978 u arrit prodhimi i traktorit të parë shqiptar. Në Kombinat erdhën dy nga drejtuesit më të rëndësishëm të vendit, Hysni Kapo në linjën e partisë dhe Mehmet Shehu nga ekzekutivi. Maqo Bleta kujton. “Kryeministri hipi në traktor dhe në vend që t’i fuste marshin e dytë, i futi atë indietro. Mirëpo prapa ishin punëtorët që e kishin rrethuar nga entuziazmi. Fati që nuk u shtyp ndonjë. Pas kësaj kryeministri bëri ca prova. Traktori ka dy freksione. Një majtas e një djathtas. Mehmeti e shtynte freksionin për djathtas edhe traktori rrotullohej nga e majta dhe e kundërta. I bënte këto me qëllim që të shikonte reflekset dhe ngarkesën e traktorit. Kjo provë doli me sukses, nuk pati ndonjë problem. Megjithatë nuk na u dha ndonjë lavdërim. “Keni kryer detyrën”, na tha Mehmet Shehu”.

100 traktorët e prodhimit shqiptar

Kombinati i autotraktorëve prodhoi traktorin e parë dhe fill pas tij arriti të montonte dhe 99 copë të tjerë… Dhe kaq. “Prodhimi i traktorit, më tepër qe një simbol për t’i treguar botës se ç’ishte në gjendje të bënte Partia e Punës. Që ne çdo gjë e bëjmë me forcat tona. Ai traktor u prodhua ekzakt siç prodhohej në Kinë. Tek ne u bë në rrugë teknologjike, industriale kurse montimi i tij u bë në rrugë artizanale. Kjo kërkonte shumë kohë. Në Kinë bëhej në një minutë tek ne zgjaste mbi 10 ditë. Mirëpo, kur prodhonim traktorë, për shkak të kapacitetit të vogël, mbeteshin pa prodhuar pjesët e këmbimit. Se ne mund të prodhonim 30 copë traktorë në vit. Ndërsa pjesët e këmbimit prodhoheshin për 10-15 mijë traktorë. Prodhimi i traktorit “me forcat tona” vazhdoi për nja 3 vjet e pastaj u la sepse nuk kishte kapacitet uzina. Por prodhoheshin në sasi të vogla”, rrëfen Maqo Bleta, ish kryeinxhinieri i Kombinatit të Autotraktorëve.

22 komente në “FOTOT/ Si u prodhua traktori i parë shqiptar: Rrëfehet kryeinxhinieri”

  1. saliu says:

    ZOTI MAQO ; RRESPEKTE PER PUNEN tende , per ate pun je shperblyer me poste pune me shum se te tjeret ne at koh , se tek e fundit e meritoje te shperbleheshe , per kte te heq kapelen , ai sistem i vlersonte njerzit mbas merites , njerez si ju sot nuk i gjen me ne kte vend , por me punen e MEHMETIT qe zdinte ti jepte traktorit ,nuk na the gje , se dhe nje veture kur i hip per her te par do nja 2 or te ambjentohesh , jo traktorit qe sistemin e drejtimit e ka ndryshe nga mjetet e tjera levizese , pra nese nuk e drejtoi mir traktorin per nje moment , Memeti nuk kish as gje te keqe dhe mendoj se nuk ja vlen ta permendesh ne shkrimin tend , rrespekte per punen tende heroike dhe te shokeve te tu , kemi qen brez i shkelqyer . ,

    1. ben says:

      Saliu-Maqo vetem kopjoi nje traktor kinez.

  2. Bogonica says:

    Nje ngjarje si kjo behet nje here ne 500 vjet,dhe asnje koment?Jam pa fjale!

  3. Klaec Dega says:

    Duke u mbeshtetur ne mesimet e Partise brymosur me ideologjine Marksiste -Leniniste u be e mundur dhe pordhimi i traktorit te pare shqiptar , besoj me pjese dhe gjithshka te blere e dhuruar nga vendet me tradita te njejta komuniste.

    1. Roberto says:

      O Kaleco te pakten mos fol kot. Aq ishte mundesia jone dhe sa per dijeni aty kane punuar me mijra punetore qe mbanin familjet dhe kur erdhi Saliu ne pushtet i shakterroi te gjitha uzinat dhe fabrikat,kombinatet dhe ndermarrjet ku i nxori ne asistence te gjithe familjaret e tu dhe familjaret e mij bashke.Prodhonim shume gjera qe plotesonin nevojat e vendit.Normal qe Traktori nuk ishte asgje sepse harxhonte nje fuci me nafte por te paktn u be nje tentative dhe mekaniket,tornitoret,axhustatoret tone ishin nga specialistet me te mire qe sot nuk i gjen dot me. Flisni pa pergjegjesi vetem qe te shfryni sa me shume.Te gjitha ato Uzina,Fabrika,Kombinate etj etj u shiten per skrap nga pushteti i Saliut tend.

  4. Genti S says:

    po bravo trraktori i pare shqiptar tani me thuaj pak sa pjese te tij prodhoheshin 100% ne shqiperi dhs sa pjese te tij importoheshin nga jasht ???!!!

    po ca trraktori thu ti mo shoku po komunistat e e falimentuan kete vend!

    kur u larguan komunistet ne 90 fatos nano gjeti vetem 6 milion dollar ne buxhet te shtetit a e kuptoni ca niveli paaftesie kan pasur kta mo!

    si arriten ta falimentonin shtetin dhe ekonomine shqiptare po ja duke prodhuar trraktora e uzina pa rendiment kur produktet te tilla mund te importoheshin shume here me costo te ulet nga jasht shtetit!

    komunistet e lane vete pushtetin sepse e falimentun ate ne te gjithe aspektet dhe i bene shiptaret te skalavaren neper anaije duke emigruar si varfanjak neper bote!

    1. mafjosi says:

      Ju duhen thurrur lavde se nuk mjaftuan 40 vjet. Traktori i pare u prodhua ne Europe ne 1812. Keta i rane nga Kina dhe e shiten mediokritetin dhe deshtimin per arritje te mrekullushme. Ne Shqiperi traktori montohej ne menyre artizanale, si Harley Davidson. E njejta gje. Cfare kane me shume Harley-t?

  5. Lead says:

    Zoti Kalec apo Karkalec ajo qe u arrit u be brenda vendit pa asnje pjese nga jashte. Nje i aferm i familjes ka qene kryeinxhinier ne ate uzine dhe e di shume mire. Per te tjerat nuk kam cfare te them se ne ate periudhe gjithshka behej ne emrin e udheheqjes por behej ama.

  6. sokoli says:

    ishte injoranca e atij sistemi qe energjine e popullit shqiptar e coi per lesh..gjithe keto energji enver pordha i harxhoi duke konkuruar gjermanine perendimore . cdo vend ashtu sic do njeri, duhet te beje ate qe di te beje me mire. po idioti donte ti bente te gjitha ne vend dhe e coi vendin ne humnere. Kostoja e prodhimit te traktoreve ne raport me humbjet nga moszhvillimi i turizmit, i energjise se lehte, ushqimore ishin katastrofe.

  7. Beni says:

    E vertet qe u prodhua traktori me forcat e veta,por punoi 15 dite dhe u prish,dhe gjithe mundi dhe djersa i ken si gjithmon per partin,rrofte diktatura e ploretariatit,rrofte byroja politike me shokun Enver,rrofte syri vigjilent i atdheut,rrofshin vullnetaret,rrofte klasa puntore,rrofshin dhe politikanet e soteshem.

  8. Klea says:

    Heee moret zemer o rilindo-komunista??? Jeni nostalgjike dhe jubpelqen enver qeni. Shkerdhata ordinera. Ju marrte enveri me vete o zot.

  9. Ben says:

    Si ore u prodhonte per nje minute traktori ne Kine ne ate kohe? As tani nuk mund te prodhosh nje traktori ne nje minute! Pse ore aeroplan letre eshte traktori! Ose ke rrjedhur ti ose ia fur pordhes gazetari.

    1. Arber says:

      Eshte menyra statistikore e te shprehurit.. aq shum prodhoheshin ne dite sa po ta besh llogari… prodhohej nje traktor ne minute.. kur shprehemi ne statistike.. ata traktore prodhoheshin disa ne tnjejten koh.. po ta besh llogarin ne dite.. merret sikur behet secili vec e vec

  10. beni says:

    Një investim kur nuk gjen treg atëherë kostot jan te medha ne kurriz te popullit?
    Atë ditë kam qen edhe une në të njëjtin inagurimi disa metra larg ish kryeministrit!

  11. roza says:

    Ku eshte kombinati gjigand qe prodhoi traktorin…..
    A e dini qe kish makina metalprerse te shkelqyera….
    A mund te ruej dhe tani te prodhonte makina……
    Kush e shkateroi dhe e vodhi……
    Kush e shiti per hekur…….
    Ceku i bardhe i Sales….
    Dhe i prof. Pashkos….
    Qe Zoti e mori…..
    Por hario Saliun…
    Komunistin legjendar….
    Kjo eshte Shqiperia…
    Unikale…

  12. Kanceri says:

    Po normal qe nuk dinte mehmeti ti jepte. Traktor pa timon hidraulik, pa sinjale parkime dhe pa sinjale ke pasqyrat. Ku shkoni kshu!!!

  13. saliu ju vje hakut says:

    O zhulca komentus , te ter ju qe komentoni ju jeni ca muter qe , qe kur keni lindur nuk ju ka then njeri puna mbar ne kte vend , se keni 30 vjet qe rrini pa pun ne klub me iks dysh , jepni ju mend qe mendjen tuaj se ha as qeni , bejeni pra ju po patet byth nje traktor sot , çar traktori , beni nje karroc me guzhunjeta , me pjes kembimi te prodhuara nga industria vendase pse nuk e beni , po jepni men ju koqet e kandarit erdhet me teorin tok e xanun ne tiran 20 vjet perpara tani beni komente dhe korigjoni ate brez qe nuk fshinte bythen me ju , me ate brez te lavdishem qe beri epok ne kte vend , se prodhohej nga gjilpera dhe deri tek traktori ne kte vend , industria e rend dhe e teksilit ishin nga me te fuqishmet , mos llogarit uzinat e fabrikat elit te industris rend dhe te leht , industri minera kishte uzinen e telave te bakrit ne shkoder qe prodhonte per eksport , u ngrit industria nga zero deri aty ku ju brezi bythes nuk e ngrini edhe per 100 vjet dot , mos shani punen e baballarve tuaj se po mos ishin ata do ishit me pish si mesjetar sot , se ato vepra energjitike gjigande ne kohen e PPSHs u ben , ishin heronj njerzit ne at koh , sakrifikonin per kombin , nuk rrinin si ju duke pi bar dhe duke pa borbardhen me shtat xhuxhat duke fluturu dhe i fusni nji koment gjoja talleni ju kokrrat e gomerve , qe nuk njifni as nji zanot perveç kamarjerit , menjen tuj ka dhe gjiknuri ai rrota k,,,,t , qe ne avullin e alkolit dhe barit therret se eksporton krom me shum se ne kohen e ENVERIT , kromin qe mbledhin ata kalamojt me legena , njerez te mor fund mburreni duke shar te shkuaren tuaj , kur jeni per turp dhe nuk i afroheni asaj as per200 vjet , po merni rruget e meigracionit per te ngren nje cop buk , therrisni se nuk ka pun dhe vijn turqit 2 mij saldator punojn tek tapi se ju nuk dini nga lidhet gomari , zdini me bo as gjo , vetem luni iks dysh dhe boni si gore neper komente , vetem te pini bar e kokain dini , doni te shani dhe ju qe me te shar se ju nuk ka , boni qef boni po mos merni valixhet per copen e bukes si zhulca kur jeni tu shiju ket parajs muti po ju shofim perdit . ne punum ne at koh , vertet na u qi nona neper vepra , por jetum me djersen e ballit me dinjitet jo me pencionin e plakut , si puna juj.

    1. Enver says:

      Rrofte Gjergj Kastrioti, rrofte Enver Hoxha, ndersa te gjithe shqiptaret e tjere bashke me traktorin e leshit shkofshin ne djall. Rrace turke mallkuar qofshi si nuk u kthyet shqiptare edhe pasi ju leshuan anadollasit e leshit.

  14. saliu ju vje hakut says:

    O zhulca komentus , te ter ju qe komentoni ju jeni ca legena qe , qe kur keni lindur nuk ju ka then njeri puna mbar ne kte vend , se keni 30 vjet qe rrini pa pun, ne klub me iks dysh , jepni ju mend qe mendjen tuaj se ha as qeni , bejeni pra ju po patet byth nje traktor sot , çar traktori , beni nje karroc me guzhunjeta , me pjes kembimi te prodhuara nga industria vendase e leshit qe keni sot , se ajo e jona sju pelqeu dhe i vut kazmen , pse nuk e beni , po jepni men ju koqet e kandarit erdhet me teorin tok e xanun ne tiran 20 vjet perpara tani beni komente dhe korigjoni ate brez qe nuk fshinte bythen me ju , me ate brez te lavdishem qe beri epok ne kte vend , se prodhohej nga gjilpera dhe deri tek traktori ne kte vend , industria e rend dhe e teksilit ishin nga me te fuqishmet , mos llogarit uzinat e fabrikat elit te industris rend dhe te leht , industri minera kishte uzinen e telave te bakrit ne shkoder qe prodhonte per eksport , u ngrit industria nga zero deri aty ku ju brezi bythes nuk e ngrini edhe per 100 vjet dot , mos shani punen e baballarve tuaj se po mos ishin ata do ishit me pish si mesjetar sot , se ato vepra energjitike gjigande ne kohen e PPSHs u ben , ishin heronj njerzit ne at koh , sakrifikonin per kombin , nuk rrinin si ju duke pi bar dhe duke pa borbardhen me shtat xhuxhat duke fluturu dhe i fusni nji koment gjoja talleni ju kokrrat e gomerve , qe nuk njifni as nji zanot perveç kamarjerit , menjen tuj ka dhe gjiknuri ai rrota k,,,,t , qe ne avullin e alkolit dhe barit therret se eksporton krom me shum se ne kohen e ENVERIT , kromin qe mbledhin ata kalamojt me legena , njerez te mor fund mburreni duke shar te shkuaren tuaj , kur jeni per turp dhe nuk i afroheni asaj as per200 vjet , po merni rruget e meigracionit per te ngren nje cop buk , therrisni se nuk ka pun dhe vijn turqit 2 mij saldator punojn tek tapi se ju nuk dini nga lidhet gomari , zdini me bo as gjo , vetem luni iks dysh dhe boni si gore neper komente , vetem te pini bar e kokain dini , doni te shani dhe ju qe me te shar se ju nuk ka , boni qef boni po mos merni valixhet per copen e bukes si zhulca kur jeni tu shiju ket parajs muti po ju shofim perdit . ne punum ne at koh , vertet na u qi nona neper vepra , por jetum me djersen e ballit me dinjitet jo me pencionin e plakut , si puna juj.

  15. Zeneli says:

    Ore cesht kjo per 1 minut montohet traktori!?

  16. Traktoristja says:

    Shoku MAQO nuk ka qene, ne ate kohe Jo e jo, as dhe nje here te vetme Kryeinxhinjer I Kombinatit te Autotraktoreve.
    Te shkruhet e verteta o zoti Maqo se sikur s’ ka lezet dhe komunist dhe genjeshtar se servile e dine te gjithe qe ishe.

  17. Vladimir says:

    Montohen ne seri.Nuk prodhohet traktori per nje minute,por del cdo minute nje traktor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje