Meta ka vetëm një “fakt” kundër Lleshit…e propozoi Edi Rama!

7 Nëntor 2018, 16:36Politika TEMA

Nga Skënder Minxhozi

Dikur thuhej jo pa qesëndi se presidenti Bamir Topi “flet me heshtje”. Merrej për bazë fakti që kreu i shtetit asokohe e përmendte shpesh këtë frazë për veten e tij, në mesin e sherreve të pafundme me kryeministrin Berisha, kur nuk donte të prononcohej për çeshtje të nxehta të momentit.

Të njëjtën gjë, në kushte të tjera, po bën sot edhe presidenti Ilir Meta me rastin Lleshi.

Pasi e la të konsumohej afati kushtetues i reflektimit rreth hedhjes së firmës në dekretin e aprovimit të tij si ministër i brendshëm, Meta ka bërë diçka për të cilën aktualisht i vjen zor edhe të lerë gjurmë.

Siç është thënë shumë herë me të drejtë në ditët e fundit, mjafton të dëgjosh tekstin që presidenti i ka drejtuar kryeministrit, apo të shohësh faqen online të Presidencës, për të kuptuar se heshtja dhe përvjedhja e kreut të shtetit për rastin në fjalë, zbulon de facto shkeljen e Kushtetutës nga ana e tij. Meta nuk flet sepse e di që nuk ka asnjë hapësirë për të justifikuar mosdekretimin e ministrit të brendshëm.

Presidenti Meta mund të ketë dëgjuar ose analizuar shumë aspekte të karrierës e personalitetit të Sandër Lleshit, mund të ketë dëgjuar shumë fjalë të mira ose të këqia për të.

Madje edhe nga ato teoritë e komplotit me “shërbime sekrete armike”, paçka certifikatës së sigurisë ekzemplare që Lleshi ka nga NATO! Mund të ketë përtypur në mendje më shumë se një skemë për t’i dhënë drejtim këtij lëmshi ku e ka parë veten të përfshirë në ditët e fundit. Por sot është e logjikshme të thuhet se Sandër Lleshi është shumë më pak “misterioz” dhe “interesant” se shumë emra të tjerë në meidanin e politikës shqiptare.

Është një person për të cilin, dhjetë ditë pas propozimit të Ramës si ministër të brendshëm, opozita s’ka mundur të artikulojë as edhe një akuzë të vetme publike. Dhe e dimë mirë sesa “pjellore” janë në epitete dhe sulme folklorike, në raste të tilla, opozitat shqiptare!

Shikoni çfarë ndodhi në orët që pasuan mosdekretimin e Sandër Lleshit! U propozua Vitore Tusha për kryetare të KLSH, u dekretua data e zgjedhjeve lokale dhe u dekretua pas një viti kreu i SHISH Helidon Bendo. U hodh gjithë ai mish në skarë, vetëm për të kompensuar sadopak refuzimin antikushtetues të Sandër Lleshit për ministër të brendshëm.

Ilir Meta s’ka asnjë fakt për Sandër Lleshin, përpos faktit që ai është gjeneral brigade dhe si i tillë s’mund të jetë edhe ministër. Kjo rrethanë burokratike krejt banale dhe jointeresante për gjahtarët e teorive të komplotit në rrugët e Tiranës, e cila fare mirë mund të ishte bërë temë e një diskutimi të hapur e korrekt mes presidentit dhe qeverisë, është fshehur në fund të dheut, për t’i hapur udhë supozimeve me spiunë, komplote dhe “fakte të ububushme”. Është ndërtuar artificialisht rreth emrit të Sandër Lleshit një teori komploti me shumë të panjohura për të fryrë motivin e mos hedhjes së firmës. E presidenti Meta ka monopolin e këtij procesi përgojimi publik të një personi, për të cilin askush s’ka thënë asnjëherë asgjë.

Ah po, se gati harruam! Ka dhe një shkak tjetër, që në fakt është më reali, më i besueshmi dhe më i logjikshmi i shkaqeve, për rrëzimin e Sandër Lleshit: e ka propozuar Edi Rama! Ky është kryefakti që sot mbahet fshehur, duke u paketuar me letrat shumëngjyrëshe të teorive të komplotit. Zv.ministri i brendshëm është penguar të bëhet ministër sepse mesa duket presidentit i duhet një konflikt politik publik me kryeministrin, një gjest force me “sekretarin e parë” Edi Rama. Është epiteti i fundit, ai që zbulon më së miri indirekt, se përse Sandër Lleshi është sot zv.ministër dhe jo ministër!(javanews)

17 komente në “Meta ka vetëm një “fakt” kundër Lleshit…e propozoi Edi Rama!”

  1. Një shkrim model për nje analist shumë te saltë so Skender Minxhozi.Por problemi ashre se ai kokë tuli apo kokë lopa apo Like floriri nuk ka mend për kuptuar ose nuk i intereson.Si Sander Lleshin do ti duheshin Shqipërise shumë e shumë kuadro te përgaditur po ku me i marre? Edhe ata qe ishin i drgtisi Sali Berisha në emigracion nga viti 1991.I shalla vjen ajo ditë qe si Like flori edhe i ati i tij shpirteror Sali krimineli do te japin llogari para drejtesise shqiptare për krimet qe kanë kryer këto 28 vjet.

  2. Iliri says:

    Naivitet Z. Minxhozi!
    Meta shikon 24 ore/24 veten prapa hekurave dhe shikon si te vetmen rrugedalje shkaterimin e shtetit

  3. Lennard says:

    Nuk eshte kryesore kjo qe thoni Z.Minxhozi.Ky akt i Like Floririt deshmon qe Like Floriri eshte rastesisht i ulur ne kolltukun Presidencial .Endra e Tij eshte te jete faktor kryesor ne qeverisjen e vendit ,qe te vazhdoje te vjedhe ,te grabise dhe te “Cudise ” Pafundesisht,Kjo deshmon se Ai nuk eshte shkeputur asnjehere nga Lidhja me Sali Mortjen ,Kete Pizeveng te Politikes shqiptare(Lexo Antishqiptare).Pra si perfundim Like Bajga kerkon shkak per destabilizim te situates ,kerkon sajesa per renimin e Reformes ne DREJTESI sepse e ndjen se po i vjen FUNDI bashke me Stanin e Tij.

  4. Meço says:

    Edhe kur mundë të mos jemë dakord me z.Minxhozi,shkrimet e tija i çmoj.Ato janë prej një analisti me kembë në tokë.Por kanë një “TË MEtË”.Janë të “Varfra” me fyerj,apo epitete denigruese,që janë “KAQ NË MODË”.PRANDAJ EDHE MUND TË MOS PELQEHEN NGA ATA QË I PËRDORIN.GJERGJ FISHTA THOSHTE:”MA PARË BAHEN BASHKË NJI THES ME PLESHTA,SE SÁ DY
    SHQIPTARË ,NË NJI MENDJE”.

  5. Isuf says:

    Drejt. Ne SH.B.A. shumica e udheheqeqesave kane qene ushtarake. Shume prej tyre kane marre pjese ne misione luftsrake.

  6. Dritani says:

    Si gjithnje i sakte, Skender Minxhozi,

  7. Luli says:

    Skenderi si perhere serioz. Ilir Meta nuk e ben dot presidentin. Eshte I vogel, inatci dhe interesaxhi, s’kemi pare nje fjalim analitik apo nje veprim fisnik, ngeli te raportet provinciale dhe qokat partiake.

    1. Bureto says:

      Kjo është gjithçka që mund të thuhet për këtë provincial, burrec shteti për të cilin ndjen neveri kur para emrit i vihet dhe Shkëlqesia e Tij! A është aksident historik fakti se ku ka degraduar klasa politike shqiptare, prej së cilës në dy presidencat e fundit kemi patur fatin e keq të përfaqësohemi nga të tillë ‘kryetarë shteti”? Kjo kërkon analizë nga ekspertë të doktrinave politike shoqërore të një vendi, por hëpërhë, për bëmat e tyre në kryerje të detyrës, pa folur për karakterin, Nishani i ‘vogël’, ndërsa pasardhësi Meta kapobandë dhe që për këtë, besoj se do të flasë shpejt drejtësia, perceptimi popullor është se këta mund të ishin çdo gjë, por kursesi ata që duhej të ishin në krye të shtetit. Duke ndjekur veprimtaritë e tyre në vite, jo vetëm si presidentë, minimalisht ajo që ndjej për ta, është neveria.

  8. Matia says:

    Né,edhe pse,me kushtetutë,Predidenti,konsid”.kryetar shteti.,,
    në fakti,duke qenë se jemi Rep.Parl,NJISHI.SI NË KOHEN E BERISHES ASHTU EDHE SOT,KA QENË DHE MBETET KRYEMINISRI (NA PELQEN OSE JO).SE POPULLI KUR VOTON,VENDOSË SE KUSH DO UDHËHEQ
    QEVERINË.KRYEMINISRI ESHTË ZGJEDH ME TË PAKTEN 850 MIJË VOTA, NDERSA PRESIDENTI,
    ME 84 VOTA APO DIĆKA MË SHUMË.Presid.smund tja zgjedh K/m-it ,antarët e kabinetit të tij.Eshtë e drejtë eskluzive e këtij të fundit.Në kushtetutë thuhet.Presid. brenda 7 ditësh DEKRETON emrin eministrit,të paraq.nga k/m.dhe nuk thot:DEKRETON OSE JO.ESHTË DETYRIM TAKSATIV I TIJ,ASHTU SIC PAT VEPRUAR DHE U PAT SHPREH Z.Nishani per z.XHAFA,EDHE PSE NUK ISHTE DAKORD.

    1. joel shkodra says:

      Po pse i lihen 7 dite?

  9. xhemal says:

    ilirit i beni kot elozhe e i ngrini me zor shume aftesi qe nuk i ka .jo per kryetar shteti po as per nje pastrues te cilit ti marre te keqen se è fiton lekun me djerse iliri e konsideron postin prone dhe e perdor per fitime nje president pronar i nje parti e eshte ne konflikt interessi me d etyren qe kryen

  10. Parid says:

    Ilir Meta dhe Sali Berisha sapo i kanë thënë shqiptarëve që në politikë nuk ka vend për personalitete, për njerëz super të kualifikuar, për profesionistë elitare, për shërbëtorë shteti të super vlerësuar.
    Per ta politika është vetëm tok e xanun e tyre dhe hajvaneve, injorantëve, teveqelve që sajojne për lidera dhe figura shteti.
    Këtu problemin nuk e kanë me Ramen, por me atë cka ata përfaqsojnë. Ketu nuk janë perballe një vegle rilindase të Ramës,, por përballë një gjenerali të kualifikuar në Perëndim, përballë një figure me çertifikatën e sigurise me të larte të NATOs, përballë një njeriu që ka përfaqësuar vendin në detyrat shtetërore ime të larta dhe të respektueshme. Llumi anti perendimor destabilizues, fshatarak, tribal, ne luftë gjithë histeri përballë shërbëtorëve të pakorruptueshem të shtetit.
    Kur ke parasysh se kush është Ilir Meta dhe gruan e tij ordinere ne krye te partisë së tyre familjare, padyshim nuk çuditesh që kanë alergji nga njerëzit e ndritur dhe te lexuar.

  11. Goni says:

    Nje BRAVO te Madhe, Skender!

  12. Gjykata Kushtetuese says:

    Te lumte zoti Minxhozi. Artikull I sakte dhe I mencur, analize e plote.

  13. Lili says:

    Z.Minxhozi, nje gazetar qe ben diferencen me kazani n, nje gazetar qe duhet marre shembull per shkrime qe reflektojne qytetari! Falemnderit!

  14. Elba says:

    Analize prefekte! Une do te shtoja.E tha I pari.Perse duhet ta thote tjetri?Po une,C’jam gure shahu?Shqiptaret kanemanine e kundershtimit per cdo gje.Nese thua 2 dhe 2bejne 4.Pergjigja 3………99.Ilir Meta,dallkauku,shembulli me I keq.Turp.Doti thosha ktheje koken mbrapa.Kush ishe dhe nga vjen.A ste beri Nano K.Minister? A nuk ke marre shume me teper,se c’i ke dhene Shqiperise? Per Sander Lleshin,ske cflet kakariere te shkelqyshme.Shqiperise ibejne ndere.Nuk e di,Zef Brozi,a do te kthehet?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje