Rritja e paundit britanik, analiza e “Bloomberg”: Po injorohet një rrezik të madh!

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Paundi britanik ka nisur një marshim rritës, kjo edhe si rrjedhojë e një optimizmi në rritje për marrëveshjen për BREXIT. Por në këtë hov të ri, mund të jetë duke u injoruar një rrezik i madh, shkruan “Bloomberg”; roli i parlamentit.

Ndërsa analistët parashikojnë që monedha të vijojë rritjen dhe më tej nëse ligjvënësit britanikë nënshkruajnë marrëveshjen e divorcit, ata parashikojnë se skenari mund të shkojë keq nëse parlamenti nuk e miraton marrëveshjen, raporton SCAN.

Kryeministrja Theresa May mund të dërgohet sërish në tryezën e negociatave me Bashkimin Europian, dhe të detyrohet që të mbajë një referendum të dytë ose edhe të thërrasë zgjedhjet e përgjithshme.

Një shumicë prej 650 deputetësh duhet të votojnë në favor të një marrëveshje për daljen nga Bashkimi Europian në mënyrë që ajo të kalojë në Dhomën e përbashkët.

Kjo konsiderohet si një sfidë sepse kryeministrja May nuk ka shumicën dhe sepse mund të ketë edhe deputetë që mund të rebelohen duke mos votuar në unison.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *