Sandër Lleshi përvesh mëngët, ja vendimi i parë në krye të Ministrisë së Brendshme

7 Nëntor 2018, 15:38Politika TEMA

Gjeneral Sandër Lleshi ka zbuluar karakterin e tij prej ushtaraku vetëm një ditë pasi ka marrë detyrën e zëvendës ministrit të Brendshëm me kompetencat e titullarit.

Bëhet me dije se Lleshi ka nxjerre një urdhër të brendshëm që ndalon rreptësisht gjatë ditëve të punës frekuentimin e kafeneve, restoranteve, njësive tregtare e çfarëdo mjedisi publik jashtë vendndodhjes për arsye pune nga punonjësit e ministrisë së Brendshme (përveçse për raste festash apo fatkeqësisht familjare dhe vetëm me lejen e eprorit).

 Mësohet se të njëjtën gjë i ka kërkuar Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit për uniformat blu.

 

25 komente në “Sandër Lleshi përvesh mëngët, ja vendimi i parë në krye të Ministrisë së Brendshme”

  1. Kalec Dega says:

    Vendimet i merr Ministri apo zevendes ministri?! .. hajde albanistan hajde akoma si ne kohen e Dulles me komandim dhe urdher Partie…. pse ankoheni per Bashes qe eshte kukulla e Saliut?! …Po sanderi nuk eshte kukull leshi?


    delet e deshtakut dhe te ripjelljes

    1. Tironsi says:

      Cfare injorance po eshte gjjeje me normale qe nje minister te zbatoje urdhrat e kryeministrit,pasi aeveria eshte nje ekip i vetem.Vetem injoranca PD -iste mendon ndryshe.

    2. Mul Noka dhe Paloka says:

      O Kalec, e hengre pilafin per sot? Shko futi nje hashure tani.
      Na çate trapin me idiotesira partiakesh. Keq te mos punojne, keq te punojne njerezit. Per ju koqet që vini anes PD-se sepse keni inat PS-ne, kushdo are emerohet ne nje pune nga Rama eshte burrë i poshter. Po te jetë me PD eshte burrë i mire.
      Rri o njeri, dhe prit te beje nja nje muaj pune te pakten, se burri i botes sapo hyri ne zyre, ndersa ju si kurvat merreni me thashetheme.

    3. DDT says:

      Ti qe je rrote kari dukesh qe ne fjalen e pare, por duhet te kesh qene edhe spiun e kushedi sa vete ke marre ne qafe.

      1. Drenova says:

        Historia dikur ne ushtri:
        -Ne mbremje na njoftuan se do vije kontrolli nga lart!
        E dinim qe e para gje qe do kontrollonin ishte pastrimi i teritorit,i wc-ve,palosja e peceve te kembeve ne kapanone,menyra e paraqitjes se postes se fjetores tek shefi i kontrolloreve,stenda e materialeve te emulacionit,plan konspektet te ishin mbushur me sa me shume faqe,nderrimi i qaforeve,lustrimi i kepuceve etj,etj!
        Ne se te gjitha do vleresoheshin pozitivisht,ne se nuk do shtrohej dreke per eproret kryesore,notra e kontrollit do te permbysej vetem duke perdorur pastrimin e teritorit ku edhe sikur nje gjethe plepi te gjendej ne toke e merrte lumi punen disa mujore!
        U zgjuam me fat ne mengjes se naten kishte rene debore qe kishte mbuluar gjithcka!
        U gezuam se kishim hequr nga perdorimi bonusin kryesor te hakmarrjes se kontrolloreve dhe keshtu ndodhi vertet!
        Ne ishim repart artilerie dhe ata qe kontrollonin ishin kembesore qe vetem pastrimin e teritorit kishin aftesi te gjykonin tek ne!
        Kjo m’u kujtua sot kur lexoj se urdheri i pare i ministrit te ri ishte qe te mos frekuentoheshin kafenete gjate orarit zyrtar!
        E krahasova kete me institucionin ku punon sot djali im ne SHBA,qe brenda tij ka salla me vegla sportive,pishine,fusha basketbolli e volejbolli,futbolli,kafene etj dhe sigurisht qe puna e secilit matet elektronikisht nga eproret ne cdo sekonde te dites e jo kur vjen e iken nga puna!
        Atje matet puna,cilesia e saj,aftesia per permiresimin e treguesve etj!
        Rama ka gabuar qe ka caktuar Lleshin ne kete detyre!

    4. Feniks says:

      Ndryshe nga skandali kushtetues i presidentit te pa afte,qe nuk e bazoi mos dekretimin e tij si minister me arsyetimin e SHVEJKUT,qe “Nuk me duhet mua se cfare mendoj une”,per kandidaturen e Lleshit si minister i Brendshem kurre nuk kam qene dakort!
      Arsyet i kam dhene edhe me pare,por moderatori i TEMA-s e censuroi komentin tim,si ne kohen e pushtimit nazist!
      -Lleshi ka mbaruar shkollen e Bashkuar ne specialitetin radio lokacion!
      Nga natyra e punes se tij,qe ne vartesi ka patur 1-2 ushtare ose 1-2 kapterre,nje pune vetem brenda nje makine qe vrojtonte hapesiren ajrore,etj ky ushtarak kurre nuk ka njohur ushtrine e vertete te asaj kohe,kurre nuk ka komanduar asnje skuader ushtaresh,kurre nuk ka marre pjese ne stervitje me trupa vecse si vrojtues brenda kabines se makines ku nuk e ka rrahur as era,debora,shiu apo vapa!
      Sa i perket aftresise se tij per drejtimin e trupave ne luftim ne rang brigade,divizioni etj as qe behej fjale!
      Pas 90-tes klika e Berishes mbajti ne ushtri oficeret e zgjedhur prej tij,jo per forcimin e ushtrise,por per rrenimin e saj sic edhe rezultoi ne fakt!
      Lleshi eshte nje nga ata ushtarake qe heshten ose bashkepunuan me grabitesit e armatimit dhe municioneve,per shkaterrimin e reparteve ushtarake dhe si rrjedhoje te armatosjes se popullit me armatim gje qe solli edhe lindjen dhe lulezimin e krimit ne rruge dhe sot te krimit te organizuar!
      Pas 90-tes per te gjithe ushtaraket duhej te ishte bere nje hetim i hollesishem,te percaktoheshin pergjegjesite e secilit per grabitjen kriminale te ushtrise dhe sipas fajit te shporreshin nga ushtria dhe te jepeshin per ndjekje penale!
      Fakti qe sot ka krime ne mase faji bie mbi te gjithe ushtaraket qe ishin ne ushtri,por ata u mbajten , bile me fajtoret u graduan gjenerale!
      Lleshi eshte nje prej ketyre fajtoreve qe graden e gjeneralit nuk e ka nga kontributi i tij ne ushtri ,por nga besnikeria e tij ndaj regjimit berishian!
      Po te ishte per ideale ky Lleshi kete duhet ta kishte treguar para 97-tes ose te pakten edhe me pas duke denoncuar fajtiret e medhenj,por ju gezua gradave dhe privilegjeve qe i dhane!
      Edhe si keshilltar i kryeministrit nuk beri asgje per te shfuqizuar ligjet antikushtetuese te Berishes per sigurimin shoqeror te ushtarakeve!
      Dhe tani ky ushtarak qe heshti atehere kur vidheshin depot e ushtrise ,me armet e te cilave sot vriten shqiptaret si pula, pretendon te jete minister i Brendshem ,qe do luftoje krimin e organizuar!
      Ketu nuk ka llogjike fare vetem se interesa te ngushta politike e personale!
      Pervec sa thashe me lart Lleshi nuk ka asnje njohuri per te drejtuar nje dikaster te tille me rendesi jetike per sigurine kombetare qe nuk ka asnje lidhje me teorite qe ka mesuyar ky gjeneral neper seminare te ndryshme!
      Noti mesohet ne uje e jo ne toke!
      Edhe urdheri i pare qe leshoi ky zv.minister verteton mungese te theksuar te aftesive te tij organizuese e drejtuese!
      Kuadrot e ministrise apo policise nuk kane problemin kryesor frekuentimin e kafeneve,por kontrollin e kryerjes se detyrave te tyre ne praktike!
      Nje drejtues qe merret me vogelsiura te tilla si hyrje daljet e punonjesve ne zyra e jo me aftesine e tyre per kryerjen e detyrave,ai nuk ka aftesi te tjera vec ato siperfaqsore!
      Se fundi,caktimi i nje ushtaraku si Lleshi eshte edhe nje fyerje e mos besim tek mijra oficere drejtues te ministrise dhe policise,me pervoje te gjate ne ato detyra!
      Ne kushtet qe ndodhet sot krimi ne vend,minister duhej te caktohej nje “SKENDERBE” e jo nje “ushtar” sado besnik i qeverise!

    5. Sali Gerdeci says:

      O Kolec , o koqe ministrin e emeron kryeministri ndersa kryetarin e partise nuk e emeron Saliu.

  2. Illyria-Shqiperia says:

    Super! Se ngelen neper kafe, 5 here ne dite. Disiplina mbi te gjitha.

  3. Vizioner says:

    Forca Gjeneral!
    Mblidhja paraziteve shqiptare.

    Shqiperise i duhen Gjenerale ne cdo fushe- poste drejtimi.

  4. "BOHOTINA" says:

    Fjala epror vjen nga fjala epersi. PO CFARE EPERSI MUND TE KETE EPRORI KUR SHEH DUART E VARTESVE, NDONESE VARTESI PAGUHET ME PAK. te jesh epror do te thote qe te kesh epersi mbi vartesi. DO TE THOTE TE KESH EPERSI POLITIKE, IDEOLOGJIKE, MORALE, FIZIKE dhe ekonomike qe ne klub te paguaj eprori dhr jo vartesi.

  5. Maloku i pagdhendur says:

    A jeni normal apo jo o milet?
    Presidenti nuk e dekreton dhe kryeministri e cakton ne detyre me brinjet e thyera apo me hije. …….
    Pra me pak fjale fiton anormaliteti ne nje Shtet anormal.
    Rezultati eshte qe fiton e keqja pasi keta duken te gjithe aktore fitimtar ne kurriz te tashmes dhe te ardhmes se nje populli te kapur peng.

    1. Zigur Qarri says:

      Per sa koh qe gjykohet me militantizem,anormalja do jete normalitet.
      Partia mbi te gjitha.

  6. Ton says:

    Drejte…por me ato rroga qe kane te aftet do ikin…do ngelen te paaftet dhe te pamundurit. Restorant ka ministria brenda? Se njerez jane do hame. Ne Shqiperi ku rroga nuk del per asgje keto metoda nuk funksionon.

    1. Qelepir, Yxhym, Lezet says:

      O Ton
      Dukesh ti që voton per nje vend pune ne shtet. Kokerr dembeli. Po Jo vetëm ti. Mos u bej merak se te gjithe ne bashkë me ty e kemi ryshfetin ne gjak.
      Por deputetet ama? I duam te ndershëm. Sikur ata nuk Jane si ne. Sikur kane ardhur nga hena ata!
      Ja, nga ky popull ryshfetçi kane dale, që pret Europen dhe Ameriken te vije te rregulloje kete vend, se ju hap barku atyre per kete vend.

  7. roza says:

    Bravo kshu niset puna, sa vjen fillon ben terror mbi stafin, 3-4 here apel dhe prit diten e punes! A thua se me dhune dhe frike duhet te mbahet nenpunesi ne vendin e punes?? Cdo punonjesi vendosi afate dhe kritere per cilesine e punes qe duhet te bejne,, nese nuk I plotesojne largoji nga puna!dhe e shef sa shpesh do shkojne ne kafene! Po jo me budallalliqe te dhunes dhe presionit psikologjik ne vendin e punes! Gjithmone kshu ka qene ajo ministry ca rrine gjithe diten ne kafe dhe ca bejne punen sa per 5!! Ca jane militantet rrine ne kafe e as u rruhet fare per urdherat e ministrit, kshuqe keto urdhera sulmojne ata te shkrete qe punojne dhe zakonisht u pritet dita se vijne me vonese 5 min ne mengjes ose jane ne banje kur vjen apeli!

    1. mateo says:

      Po moj roza keshtu e fillon ministri punen!
      Ne mengjes behet shikim rreshtor,lustrimi i kepuceve,rruajtja e faqeve,qethja e kokes,hekurosja e pantallonave,pastrimi i zyrave dhe wc-ve,plani ditor dhe ndonje vizite neper zyra se ku jane me punet e dites!
      Meqenese ministri nuk e njeh punen e ministrise se Brendshme atehere ai vetem do degjoje,do tunde koken ,do pyese se ku jane me objektivat,sa vete kane nen survejim,sa kane arrestuar,sa kane cuar ne prokurori,sa….. por vetem mend nuk di t’u jape!
      Me nje epror te tille une bej qejf tere diten!

  8. Jimmy says:

    Hajde rozaaa hajdeeee hajd teblali.Ik mi buce boll lehe ,presion e quan ti kete

  9. Merati says:

    Bravo gjeneral mblidhjau hienave qe livadhisin neper ministri ,ne amerike po te pa bosi jashte kohes 15 minuta coffee time te nisen ne shtepi dhe po e perserite shkon pergjithmone ne shtepi dhe kur te gjesh punen tjeter duhet tu thuash arsyen pse je larguar dhe pale a te marin ne pune ,kjo mund te vazhdoje gjate dhe ka kosto ,prandaj puna respektohet por ne shqiperi duhet nje fillim ,me regulla ushtarake ne pune, deri sa te ndryshoje mentaliteti qe ne tete ore ke vetem 30 minuta pe te ngrene buke apo dhe dicka tjeter si jane vendosur regullat bravo bravo gjeneral

  10. Qelepir, Yxhym, Lezet says:

    “Ketij i them kale unë, Ibrahim Bej.” – tha ai tek filmi Pylli i Lirisë.
    Njerezit deri tani kane kerkuar pune ne shtet, per dy aresye:
    – Per te bere palle
    – Per te marre ryshfet, duke jua bere te veshtire njerezve zgjidhjen e halleve
    Nga kjo pikepamje, ne jemi te gjithë LSI-ste. Prandaj merr vota Ilir Muti dhe Lolo Basha, sepse ne shitemi tek bleresi me i pare.
    Ky gjenerali, po I ve ne rresht me duket.

  11. Polici says:

    Po pse mo deri tani ska egzituar shtet apo vetem keto di te beje, rreshtin dhe orarin.Mire eshte te vesh edhe kembanen e alarmit.

  12. yes says:

    Eshte gjeja me normale ne bote: ne orar te punes punohet!!!

  13. Fatos says:

    Vetem ata qe nuk e hane punen ankohen. Ku e keni pare ju more idiote qe policat e nje vendi demokratik dhe funksional te rrine neper kafene? Nese ka vullnet qeveria, asgje nuk eshte e pamundur, dhe keto jane gjerat me minimale qe policia duhet ti kete. Na cate trapin, se jeni mesuar duke bere llogje. Pa shkoni tek privati ta shikoni mire bythen, se na cate trapin.

  14. Xhipja says:

    Filloi me te kenduar ky gjeli.Leri mo keto se me dash.qe nga polici deri te drejtori nuk punojne dhe tallin b…e nuk i mer vesh.Po te duash.vetem nje pune ke
    ZHDUKI nga.radhet e.drejtuesve kryesor te policise pinjollet dhe dashnoret e Luli Mulit dhe Sajmirit.Ata ja.futen.Fatmirit.ai dhe
    Edi nuk kuptoi gje.Jane rrugace pa skrupuj.Gjynah polucet e thjesht dhe punetore.Pshp.sh. ke drejtues kryesor.ne.veri.te lidhur me krimi para 1998 e ne vazhdim.Po nuk.i hoqe kete kategori
    E ke kot me gjithe.Edin nuk do te katranosesa gjeMos.e fillo me budallaleqe beksi disipline uniforme.e.drejtqendrim

  15. Ton says:

    Qelepiri….une kam shpetuar. Mbas 20 vjetesh pune ne administrate tashme punoj jashte ne nje shoqeri private dhe ne profesionin tim. Por kete film e kam pare e sterpare ne 20and vjet..sidomos kto 3 vite.E hante i miri.Servili, partiaku, I paafti rron 1000 vjet. Kta jane te mire per 5 minutsha por ne profesion ngelin. Urime Ministrit dhe suksese….I sugjeroj te mbeshtetet ke kuadro qe kane bere shkolle kur behej shkolle e kane praktike te gjatepune.Sa me pak femra…she keshilltare nen30 vjec.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje